Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë, në ora 21:30 në fshatin Opae të Kumanovës, janë aksidentuar dy vetura. Si pasojë, janë lënduar 7 persona, ku një 43-vjeçare me lëndime të rënda trupore. “Më 04.04:2021, në ora 21:30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, te fshati Opae, ka ndodhur aksident ndërmjet dy veturave “Seat ibica”, me targa të Kumanovës, me shofer M.M.(51) nga fshati Likovë dhe vetura “BMW 730” me targa të Zvicrës, me shofer A.S.(26) nga fshati Opae. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Seat ibica”, R.M.(43) nga fshati Likovë, kurse lëndime të lehta…

Lexo më Shumë

Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) informojnë Komunitetin e Energjisë se do të fillojë me llogaritjen e brendshme të “çmimit të karbonit” si përgatitje e kompanisë deri në futjen e detyrueshme të legjislacionit. Kjo, në përputhje me energjinë dhe tendencat klimatike evropiane dhe botërore, do të imponojë çmime më të larta për energjinë elektrike të prodhuar nga qymyri, njoftuan nga EMV, transmeton Portalb.mk. “Për nevojat e brendshme të ndërmarrjes, çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet do të merret parasysh me çmimin e llogaritur shtesë të karbonit. Ajo do të tregojë se si do të duket çmimi real…

Lexo më Shumë

Pas një infarkti sot ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur nga Dibra Dali Lala. Dr. Dali Lala së fundmi ka punuar si mjek specialist pediatër në spitalin One Hospital në Tetovë, pas shumë viteve përvojë si mjek në poliklinikën “Florens” në Zhelinë më pas tek MEDIKA Istanbul në Tetovë! Portali “tetova1” shpreh ngushëllime familjes për humbjen e një njeriu dhe pediatri të mrekullueshëm.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se është dekonstruktive gjatë gjendjes së rënduar me pandeminë. Nga LSDM thonë se në vend të ndihmës në luftën me coronavirusin, OBRM-PDUKM e rëndon sistemin shëndetësor. “Nga fillimi i pandemisë deri më sot, qytetarët dëshmojnë për qëndrimin shkatërrues dhe të papërgjegjshëm të OBRM-PDUKM-së. Në vend që të ofronte ndihmë dhe mbështetje simbolike për punëtorët shëndetësorë, OBRM-PDUKM ka minuar luftën kundër pandemisë gjatë gjithë vitit, duke punuar kështu në dëm të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se qytetarët e kanë të qartë kët sjellje të opozitës dhe…

Lexo më Shumë

Nxënësit tëcilët do të fillojnë në vjeshtë të mësojnë sipas Konceptine ri për arsimin fillor, kur do të përfundojnë klasën e nëntë, në vitin e parë të testeve PISA do të tregojnë se çfarë rezultatesh jep Koncepti i ri. “Nëse më pyetni se çfarë kam bërë si ministër, sjellja e Konceptit është hapi i parë për përmirësimin e rezultateve të testeve ndërkombëtare, të cilat nuk përmirësohen brenda një viti. “Shtetet të cilat duan të ndryshojnë diçka dhe të kenë rezultate më të mira, kurse rezultatet nuk janë vetëm numër por janë kapital njerëzor më i mirë në vend, atëherë ata…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka akuzuar sërish Qeverinë, në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë. Nga kjo parti thonë se numrat janë katërfish më të lartë, nga ajo që ka parashikuar ministri Venko Filipçe. “300 të vdekur për një javë, 60 shtretër të lirë në spitale, ndërsa Filipçe thotë se gjithçka është nën kontroll. Për një javë kemi pasur gati 9 mijë të infektuar. Çdo ditë është kulm i ri, edhe për të vdekurit edhe për të infektuarit me coronavirus. Situata ka dalë që moti nga kontrolli”. “Filipçe është i paaftë të blejë vaksina. Jemi në muajin e katërt…

Lexo më Shumë

Drejtori i përgjithshëm i “ELEM Turs” Adem Avziu njoftoi se për shkak të reshjeve të reja të borës vazhdon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit deri më 11 prill të vitit 2021. “Gjatë ditëve të punës do të vihen në përdorim ski-ashensorët ‘Potok’, ‘Aerodrom’ dhe ‘G’ ndërsa gjatë fundjavës (e premte, e shtunë dhe e diell) do të operohet me kapacitet të plotë”, njoftoi Avziu në profilin e tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Derisa vala e tretë ka arritur kulmin e saj, si për nga numri i të infektuarëve, si për nga numri i vdekjeve dhe i personave që shtrohen në spitale, nga Covid-19, partitë më të mëdha maqedonase, merren me njëra tjetrrën me akuza të ndërsjellta. Nga partia në pushtet LSDM-ja akuzuan opozitën maqedonase se që nga fillimi i pandemisë VRMO-DPMNE ka qëndruar mënjanë, nuk ka ndihmuar, e ka minuar luftën kundër pandemisë me çka ka punuar drejtëpërdrejtë në dëm të shëndetit të qytetarëve. Sipas tyre, nëse VMRO mendon se me qëndrimin menjëanë, me minimin e sistemit shëndetësor do të përfitoj në…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 65 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 703 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje informojnë se numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur…

Lexo më Shumë

Në një anketë të realizuar nga instituti Societas Civilis, sipas një vlerësimi nga 1 deri më 10, qytetarët Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e kanë vlerësuar me 4,2. Sipas kësaj ankete më së shumti besueshmëri gëzon Presidenti i Shtetit. Mbi 76 përqind e qytetarëve vlerësojnë se deputetët në Kuvend i përfaqësojnë intëresat e partive politike, dhe jo të qytetarave të cilët I kanë votuar. Pak më pak se gjysma e qytetarëve theksojnë se aspak nuk janë të njoftuar me performancën e deputetëve në Kuvend, ndërsa një e treta e qytetarëve as nuk I dijnë emrat e deputetëve të njësisë së…

Lexo më Shumë

“Dje dhe sot, vërehet reagim i organizuar partiak nga partitë opozitare shqiptare në apelet dhe çdo postim që bëj lidhur me regjistrimin e Diasporës. Merrni dhe analizoni, shihni kush janë personat që reagojnë dhe shpejtë do të vini në përfundim për këtë. Andaj lutem shumë, leni këto praktika të panevojshme, shmanguni nga to sepse po bëni hutim shtesë dhe po futni krimbin e përçarjes. KEMI NEVOJË TË VAZHDOJMË TË BASHKUAR QË T’A REGJISTROJMË DIASPORËN!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendësdrejtoi i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami, i cili njëherit shpreson që ky apel i tij të…

Lexo më Shumë

Një tren që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli – Shkup, rreth orës 11:40 në Veles, para urës”Gemizhii” përplasi për vdekje një djalë 21 vjeçar, transmeton Lobi 21 vjeçari u dërguar në Spital, por mjeku Vasilka Panovska Pop Stefanova vetëm se konstatoi vdekjen e tij. Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët okularë, 21 vjeçari ishte hedhur para trenidt duke i marrë jetën vetes. Për shkak të aksidentit, trafiku në qytet ishte i bllokur për shkak se treni kishte bllokuar kalimin te ura e re, njoftuan nga Policia e Velesit. Ekipet nga Polocia e Velesit dhe Prokurori Publike dolën në terren dhe punojnë në…

Lexo më Shumë