Author: Hamdi Kumanova

Më 04.04.2021 në 02.20 me një urdhër të siguruar më parë nga Gjykata Themelore e Kavadarit, oficerët e policisë hynë në një shtëpizë të vendosur në vendin e quajtur vendbanimi Brushanska në Liqenin e Tikveshit, në pronësi të A.V. (23) nga Kavadari. Brenda janë kapur katër persona. Pranë shtëpisë verore u gjetën dhe 14 persona të tjerë u identifikuan, përfshirë pronarin. Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kallëzimet penale do të pasojnë sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së.

Lexo më Shumë

Me 03.04.2021 në ora 21.00 është lajmëruar në polici se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë te fshati Fshati i Ri, vetura e tipit “Pezho” me targa nga Ohri e drejtuar nga N.S.(70) nga Ohri ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë bashkudhëtarja A.T.(58) nga Ohri, ndërsa shoferi dhe një bashkudhëtare tjetër L.S.(62) nga Ohri janë lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Ohër./Almakos/

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, uron të gjithë besimtarët e Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarët e konfesioneve Protestante në vendin tonë që e festojnë sot, festën e madhe të krishterë – Pashkët. “Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një gjendje të rëndë, dhe këtë vit ne festojmë një nga festat më të ndritshme me kufizimet e sjella nga pandemia COVID-19. Në festën e shpëtimit dhe jetës së re, le të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm…

Lexo më Shumë

Vaksinimi masiv i popullatës kundër Kovid-19 në vend do të fillojë zyrtarisht nesër, e hënë, me “Sputnik V”. Vaksinimi do të bëhet në pikat në A1 Arena (salla “Boris Trajkovski”) ndërsa janë caktuar 3000 termine për qytetarët. Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga infrastruktura kritike – njerëzit që punojnë, MPB-ja, ARM-ja, gazetarë, shërbimet nga Qyteti i Shkupit dhe të gjithë që kanë kontakte – shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore … Sipas planit, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 pika.…

Lexo më Shumë

Omer Ajdini në facebook shkruan: Çfarë tmerri! Nuk mund ta paramendoj që një tekst shkollor fëmijët maqedon mësojnë që rritja e natalitetit tek shqiptarët shkakton disproporcion në planin ekonomik, politik dhe social, andaj, duhet që të MERREN MASA KONKRETE, me të cilat lindja tek këto grupe do të KUFIZOHET, ose futet në suaza normale, kurse tek grupi etnik maqedonas lindja e fëmijëve të STIMULOHET! Kjo pra shkruhet në librin e Sociologjisë për vitet e dyta, libër i cili tek fëmijët mbjell bindjen që shqiptarët duhet ose të sterelizohen si në të 70-tat në indi ose t’u ndalohet me ligj të…

Lexo më Shumë

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që sot të zgjidhet presidente, Vjosa Osmani. Pas këtij hapi thotë se bashkë me opozitën do punojnë për reformë zgjedhore. Ai në Facebook ka shkruar se iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje sot nuk është aktuale. “Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne…

Lexo më Shumë

Zv/ drejtori I DAP-it Abdulselam Selami , përmes postimit në fejsbuk njofton se të ardhurat tatimore të realizuara në muajin mars kanë shënuar rritje, krahasuar me planifikimet, respektivisht 18,62 përqind në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e marsit të vitit të kaluar, shkruan Akutuale.mk Selami thotë se pagesa e tatimit të fitimit është më e ulët për 4,38 përqind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa te tatimi i të ardhurave personale është më i lartë për 4,34 përqind, ndërsa tek tatimi i vlerës së shtuar për 10,75 përqind.Gjithashtu, në periudhën janar-mars është realizuar gjithsej shumë e të…

Lexo më Shumë

Fajin për mosarritjen e një marrëveshje për kalimin e dallimeve me Bullgarinë, Ministri i jashtëm Bujar Osmani, e sheh tek qasja e cila thotë se mund të mos ketë qenë e përshtatshme. Ai pret që pas zgjedhjeve në Bullgari debati të kthehet në nivel racional, ndërsa të ndryshojë edhe qasja e dy vendeve. Osmani vlerëson se së pari duhet të diskutohen çështjet që na afrojnë dhe për të cilat kemi më pak dallime në mënyrë që të krijojmë një mjedis të mjaftueshëm të besimit për të përballuar më pas ndryshimet që kemi. Bujar Osmani “Kjo më jep optimizëm se këta…

Lexo më Shumë

Dje (02.04.2021) rreth orës 16:45 në rrugë. “Jane Sandanski” në Manastir, oficerët e policisë kanë arrestuar tre persona, M.S (39), A.S (37) dhe E.R (36), nga Manastiri, pasi që kanë sulmuar fizikisht një polic i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare. Të tre persona po ashtu kanë treguar sjellje agresive edhe ndaj një oficeri tjetër të policisë. Ata u mbajtën në një stacion policor dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tyre do të ngritet akuzë adekuate, njoftojnë nga MPB, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me propozimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Në një replikë mes Elmi Azirit nga Koalicioni ASH-AAA dhe Arbër Ademit të BDI-së, pati një moment interesnat. Ademi akuzonte Azirin se nuk i paskan respektuar këshillat e ndërkombëtarëve, të cilët ua kishin bërë me dije që të jenë opozitë kontruktive. Ndërsa Elmi Aziri, pretendimet e Arbër Ademit i quajti si të pavërteta dhe shpifje. Megjithatë sipas Azirit, më mirë do të ishte që kritikat apo “tërheqja veshit” të vijë nga miqtë…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGPM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, javën e kaluar zhvilluan një aksion për të regjistruar gazetarët dhe punonjësit mediatik për vaksinimin kundër Kovid-19. Gjithsej 758 persona aplikuan në thirrjen e SPGPM dhe SHGM, nga të cilët 631 i plotësojnë kushtet për fazën e parë për sa i përket kufirit të moshës, sëmundjes kronike, gjegjësisht gazetarë aktivë dhe punonjësve të medias. Këta njerëz do të kontaktohen sa më shpejt të jetë e mundur nga përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe do të informohen për datën…

Lexo më Shumë

Lëvizja kundër lojërave të fatit në Tetovë nuk është e kënaqur me propozim -ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit. Megjithëse ndryshimet parashikojnë, që bastoret të hapen gjysmë kilometri nga shkollat fillore dhe të mesme, lëvizja beson se objektet e basteve dhe lojërave të fatit nuk duhet të jenë në qendër të qytetit, ose afër objekteve fetare. Projekt-ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit u bënë publike në 30 mars. Përveç që parashikon bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg shkollave, ata duhet ta dëshmojnë distancën e tyre. Licencat për këtë veprimtari shtrenjtohen për 20 mijë euro, ose nga…

Lexo më Shumë