Porshe, Mercedes e BMW, janë vetëm disa veturat që janë konfiskuar nga policia brenda 3 muajve në Tetovë dhe Gostivar. Me ndryshimet e ligjit në komunikacionin rrugor, veturat që nuk janë regjistruar mbi 6 muaj konfiskohen për 90 ditë. Për tre muaj në këtë rajon janë konfiskuar 50 vetura. Të njëjtat do tu kthen pronarëve, por me kusht që ata të regjistrohen fillimisht. Zëdhënësi si sektorit për punë të brendshme Fatmir Rexhepi thotë se këta ndryshime ligjore kontribuojnë që të kemi më pak vetura të paregjistruara në trafikun rrugor. “Që nga fillimi i këtij viti kur edhe hyrën në fuqi…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një postim në Facebook, ka kujtuar numrin e parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”. Ai thekson se gazeta “Flaka e Vëllazërimit” ka lënë një pasuri të madhe kulturore, duke shtuar se gjatë gjithë kohës ka pasqyruar unitetin e qytetarëve në luftën për barazi dhe liri. Mes tjerash kryeminsitri Zaev shkruan: “Flaka e Vëllazërimit” dhe kjo trashëgimi e pasur janë pjesë e pandashme e të kaluarës tonë të përbashkët dhe lu*ftës për liri, barazi, zhvillim dhe përparim, por edhe një udhërrëfyes se si të ndërtojmë një shoqëri të mirë të barabartë dhe një të…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në intervistën javore për “Radion Evropa e Lirë” theksoi se mbikëqyrja mbi punën e mësuesve nuk duhet të kuptohet si ndëshkim por si mbështetje për punë më cilësore. “Të gjitha mbikëqyrjet synojnë të jenë këshilluese dhe arsimore. Është shumë interesante që prej vitesh Ministria e Arsimit dhe institucionet nën të kanë trajtuar mësuesit në një mënyrë komanduese, duke dashur të arrijnë cilësinë përmes presionit. Kjo nuk është arritur dhe kjo është arsyeja pse ne, ideja jonë, dhe si funksionon kjo Ministri ndërsa unë jam ministre, fjala kryesore është mbështetja, e cila tregon që…
Nga vaksinat që kemi, më së shumti të dhëna të sigurta kemi për AstraZeneka dhe për mendimin tim është më e sigurta, sepse ne dimë më shumë për të, thotë për “Sitel” mikrobiologu Nikolla Panovski. “Fatkeqësisht, opinioni më së shumti i beson vaksinës kineze për të cilën nuk dimë asgjë, pastaj vjen Sputnik për të cilin dimë diçka, dhe pastaj vjen AstraZeneka. Është e palogjikshme për mua që nuk flasim për vaksinat e tjera. Nëse vaksinoni 3 milion persona sot, njëri nga ata 3 milion ndoshta do të kishte pasur ditën e tij të caktuar të ketë trombozë ose të…
Nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 4300 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Fluksi më i madh gjatë orëve të fundit ka qenë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, ku u regjistruan 2331 shtetas. Të njëjtat burime thanë se nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë, kanë dalë 2068 persona. Ky është fluksi më i madh i kohëve të fundit që është regjistruar në Qafë-Thanë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk mendon për mbyllje të shkollave për shkak të pandemisë së Kovid-19, deklaroi ministrja resore Milla Carovska. Pohon se gjendja në arsim është stabile dhe nuk ka nevojë për masa të reja, njofton Portalb. “Gjendja në arsim me virusin korona është absolutisht stabile dhe me përgjegjësi qëndron pas kësaj, për shkak se më 3 dhjetor ishte piku më i madh në gjysmëvjetorin e parë dhe atëherë kishim 168 mësimdhënës dhe 88 nxënës. Tani kemi vetëm 62 nxënës në gjithë territorin e shtetit dhe 98 mësimdhënës, që do të thotë se ende jemi shumë më ulët…
Shkupi është optimist se me epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, do të ketë përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, të cilët u prishën gjatë fushatës parazgjedhore. Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë, Vllado Buçkovski për Alsat tha se pret që pas zgjedhjeve racionaliteti të jetë më i fuqishëm. Shpresoj se pas zgjedhjeve racionaliteti do të jetë më i fuqishëm sesa emocionet. Strategjia jonë për të mos filluar negociata intensive gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në Bullgari, ka qenë vendim i mençur – deklaroi Vllado Buçkovski, Përfaqësues Special i Qeverisë për Bullgarinë. Njohësit e çështjes, Mersel Bilalli dhe Muhamed Halili shpresojnë se deri…
Nuk ka ndryshime për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR. PCR test negativ për hyrjen në Serbi nuk nevojiten për qytetarët e mini shengenit – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, plus Hungaria dhe Bullgaria. “Kjo sepse ka një numër të madh të qytetarëve që qarkullojnë përtej kufirit në mënyrë që të bëjnë më të lehtë biznesin dhe jetën e tyre”, tha Kryeministrja Ana Brnabiq. Ajo theksoi se qytetarët e këtyre vendeve nuk i nënshtrohen masës së izolimit. Sot Kryeministrja Brnabiq ka demantuar raportet e mediave se qytetarët serbë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë sqarime për disa dilema në lidhje me përdorimin e kriptovalutave në vend, por duke theksuara se sqarimet bazohen në bazë të situatës aktuale dhe zhvillimeve globale. “Në vendin tonë, ashtu si në vendet tjera, çështja e emetimit, investimit dhe tregtimit me kriptomonedha nuk është e rregulluar, duke përfshirë edhe në Ligjin për Punë me Deviza (dhe aktet e tij nënligjore) i cili i rregullon edhe operacionet në vendet e huaja. Sidoqoftë, kjo nuk e bën punën e kriptomonedhave të paligjshme, por për momentin është e parregulluar”, deklarojnë nga Banka Popullore. Banka vlerësoi…
Vendimet për kufizimin e përkohshëm të kufijve tokësorë dhe ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, Qeveria greke i ka vazhduar edhe për edhe dy javë të tjera, respektivisht deri më 19 prill 2021, ndërsa për transportuesit është vazhduar koha e punës në vendkalimin kufitar Evzoni -Bogorodicë drejt Maqedonisë së Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Me 03.04.2021 në ora 11.05 është lajmëruar në polici se në Shkup në bulevardin “Boris Trajkovski” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “suzuki kitara” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.K.(75) nga Shkupi dhe veturës së tipit “bmv” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga E.K.(21) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident bashkëudhëtarja e veturës “bmv” M.B.(20) nga Shkupi është lënduar rëndë, ndërsa E.K. është lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup./Almakos/
Me 03.04.2021 në ora 14.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës të D.P.A.(34) nga Republika e Francës është konstatuar se letërnjoftimi nuk ka qenë i tij, transmeton Almakos. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për B.N.E.(48) nga Kameruni. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/

