Nga fillimi i krizës shëndetësore e nxitur nga Kovid 19, Cementarnica USJE në vazhdimësi i ka dhënë përkrahje shëndetit publik ku deri më tani janë realizuar donacione nga vlera e përgjithshme prej rreth 100.000 eurove. Në korniza të këtyre donacioneve, USJE ka donuar aparat për analizën e kapilarëve të gjakut për foshnje në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, me cka u përmirësua trajtimi i foshnjave që lindin në këtë klinikë. Përskaj kësaj, është donuar edhe mjet mjekësor që po i jep përkrahje konkrete personelit mjekësor i cili është duke punuar me përkushtim edhe në kushtet e pandemisë.
Kompania në tërësi e ka rinovuar edhe hapësirën e përbashkët zyrtare të Klinikës Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohri në Shkup.
Në mënyrë plotësuese, USJE ka donuar edhe aparate mjekësore për Ministrinë e shëndetësisë, Spitalin 8 shtatori, Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup, Klinikën Universitare për Dermatoneurologji në Shkup, Klinikën Universitare për Toksikologji në Shkup dhe Spitalit Special për Geriatri dhe Mjekësi Palijante.
Me këto donacione kompania po i jep përkrahje direkte personaleve mjekësore të sistemit publik shëndetësor për punën e pandërprerë dhe të sigurt në kushtet e pandemisë, ndërsa përmes një pjese të donacioneve po mundësohet edhe përmirësimi i kushteve për shërimin e pacientëve.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, USJE nga fillimi i krizës shëndetësore në vazhdimësi po e ndjek situatën dhe po ofron përkrahjen e saj ndaj institucioneve më relevante. Në kushtet e pandemisë është me rëndësi jetike që bashkërisht t`i jepet përkrahje shëndetit publik dhe tërë personelit mjekësor.
Në korniza të kompanisë, USJE është duke i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje nga shpërndarja e mëtutjeshme e Kovid 19, ndërsa në tërësi po i implementon edhe të gjitha masat e deri tanishme. Edhe në periudhën në vijim, kompania ngel një partner konstruktiv i shoqërisë në tentimet e saj për kufizimin e pandemisë dhe uljen e pasojave të padëshirueshme në shëndetin e njerëzve.




