Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi sot ka falur namazin e xhumasë në xhaminë “Haxhi Shefketi” në Kumanovë. Me këtë rast ai është pritur nga qytetar dhe xhematlinjë të xhamisë “Haxhi Shefketi” në Kumanovë.
Pas namazit të xhumasë, ka pasur një bisedë konstruktive midis kryetarit Gashi si dhe qytetarëve ku janë dëgjuar hallet dhe brengat e tyre.
Me këtë rast, kryetari Gashi ka nënvizuar problemet dhe hallet e tyre si dhe ka premtuar se do të mundohet që përmes mekanizmave institucional t`i gjeje zgjidhje atyre.




