Autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë marrë ende konfirmim zyrtar për hapjen e kufirit grek dhe po presin konfirmimin nga fqinji i tyre jugor. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani presin që kufiri me Greqinë të hapet në 14 maj. Zaev tha se Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mori një konfirmim nga autoritetet greke se kufiri është planifikuar të hapet nga 14 maj, me një konfirmim për marrjen e një vaksine ose një testi PCR negativ. Ai tha se Greqia, si një anëtare e Bashkimit Evropian, ende lë disa rezerva. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar…
Author: Hamdi Kumanova
Pas shtyrjes së Regjistrimit për në Shtator, do të duhet të bëhen ndryshime edhe në Metodologjinë për regjistrim. Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se në takim me kreun e VMRO-DPMNE-së kanë biseduar edhe për këtë çështje. Zaev thotë se në Metodologji do të bëhen vetëm ndryshime teknike, më konkretisht në pjesën e regjistruesve të cilëve deri në shtator mund tu ndryshojë edhe statusi i punës ose mund ta lëshojnë vendin. Por sipas kryeministrit, aspak nuk mund të bëhen ndryshime esenciale të metodologjisë. “Biseduam me z. Mickovski për metodologjinë, por për pjesën teknike, gjë që është shumë e logjikshme për shkak se…
Ekonomisë i mungojnë para në dorë si kurrë më parë. Biznesmenët shqetësohen se mungesa e ndihmës shtetërore dhe mungesa e vaksinave në vend, do të rezultojë në rritje të numrit të kompanive, që do të deklarojnë falimentim në periudhën e ardhshme. Situata në ekonomi është jashtëzakonisht alarmante dhe dëshpëruese. Shumë kompani mezi mbijetojnë, vetëm në vitin 2020 ka rreth 3,000 kompani të likuiduara, dhe në shkurt shifrat zyrtare tregojnë se ka 18,000 persona të rinj të papunë që janë nën Agjencinë e Punësimit – deklaroi Aleksandra Andreeva, Lidhja e Odave Ekonomike. Që nga fillimi i pandemisë, kompanitë kanë marrë pak…
Në vendin e ish fushës publike sportive afër qendrës së Strugës, do të ndërtohet sallë- balon. Vendasit të cilët kanë dalë në protestë thonë se kjo po uzurpon një nga zonat e fundit të lira qytet për sport dhe rekreacion. Ne nuk kemi asnjë problem me personin privat. Ai fitoi tenderin e punës, ai do të ndërtojë. Ne jemi kundër vendimit të kishës dhe komunës – tha Angjellko Joseski, banor. Fusha e vjetër është ndërtuar 20 vjet më parë me donacion të huaj, përkatësisht me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Këtu, pas konfliktit të vitit 2001,…
Ministria e Brendshme për “TV21” njofton se është caktuar masa e paraburgimit për Afrim Ismailovqin dhe se personi pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. “Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme ka marrë një njoftim nga kolegët kosovarë se Afrim Ismailoviq është arrestuar në territorin e Kosovës, për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe se ai ishte ndaluar për 48 orë. Ne presim që Kosova të marrë një vendim mbi ekstradimin e personit”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/
Driton Sulejmani Takimi Zaev dhe Mickovski prodhoi një veprim puro nacionalist maqedonas dhe antishqiptarë. Numri i madh i të regjistruarve shqiptar është realitet i ri i cili në të ardhmën do të ndryshonte dhe do të rrënonte pretendimet e politikanëve maqedonas në lidhje me pronësinë e shtetit. Tentativa e tyre dhe veprimi konkret janë mesazh i qartë për shqiptarët: Ne jemi pronarët e shtetit kurse shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë të përkthyer në përqindje. Anulimi i regjistrimit nuk ka të bëjë aspak me pandeminë por është thjesht blerje kohe për ta skenuar manipulimin e rradhës për ti mbajtur…
Një libër shkollor i sociologjis për vitet e dyta të arsimit të reformuar në shkollën e mesme ka përmbajtje lidhur me normën e lindjeve në vend dhe i njëjti shpjegohet me pretendimin se “shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit” dhe se “në lidhje me këtë duhet të merren masa dhe të gjendet një mënyrë për ta kthyer normën e lindjeve në normalitet”. “Një përqindje e madhe e kësaj popullate, veçanërisht ata që nuk janë të arsimuar sa duhet, riprodhohen në mënyrën e vjetër, tradicionale, pa kontroll të ndërgjegjshëm të lindjes. Duhet të merren masa në…
Dafina Stojanovska, deputete nga OBRM-PDUKM në protestën para Ministrisë së Shëndetësisë tha se ministri Venko Filipçe nuk ka turp që të jep dorëheqje. Me një minutë heshtje, të pranishmit i dhanë nderimet e tyre viktimave nga coronavirusi. “Dje, dyshja Zaev – Filipçe e tejkaluan veten në papërvojën e tyre, kështu që ata u ulën në Prilep me helikopter. Kjo aventurë e tyre kushton rreth 4.000 euro”, tha Stojanovska. “Populli i Maqedonisë është në telashe dhe ata kanë një emër, Filipçe dhe Zaev”, akuzon deputetja.Deputetja dhe protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Venko Filipçe.
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe ish shef i grupit parlamentar të BDI-së, gjatë seancës së djeshme parlamentare në lidhje me votimin e ligjit për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë ka votuar kundër, transmeton Almakos. Në fjalimin e tij të cilin po e transmetojmë në tërësi, ai tregon arsyet e një vendimi të këtillë: Të nderuar kolegë, Sot ne po debatojmë për Ligjin me të cilin do të shtyhet (prolongohet) procesi i regjistrimit të popullsisë për disa muaj, që sipas sqarimit zyrtar nga propozim ligji , bëhet për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga reziku i përhapjes së virusit…
Pasi që shumica parlamentare, së bashku me opozitën maqedonase, dje u bashkuan për ta bërë veprën antiligjore të shtyrjes së regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive, dëshirojmë sot të sqarojmë për opinionin se çfarë në të vërtetë ndodhi dje. Gjëja e parë që duhet shpjeguar është se përkundër rekomandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se nuk organizohen këso procese kaq të ndërlikuara në kohë pandemie, shumica parlamentare vendosi ta fillojë këtë proces. Por, kur ne e pamë se kjo shumicë nuk dëgjonte për argumente shëndetësore, ndërsa votat tona nuk mund ta ndryshonin atë vendim, ne iu qasëm çështjes se çfarë…
Regjistrimi anulohet për në shtator, zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit, do të votojmë me shenja të gishtërinjve Me votimin e mbrëmshëm, Parlamenti zyrtarisht shtyu regjistrimin në vend, i cili në vend që në prill do të zhvillohet nga 5 deri më 30 shtator, dhe në përputhje me këtë zgjedhjet lokale që me siguri do të mbahen më 24 ose 31 tetor, të parashikuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe votimi me gjurmët e gishtërinjve. Shtyrja e regjistrimit, vendosja e gjurmëve të gishtërinjve dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale ishin pjesë e marrëveshjes për takimin midis liderëve të…
Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Dude Balje, sot ka realizuar vizitë në Shkup, ku është takuar me deputetin Zeqir Ramçiloviq. Duke pasur parasysh se të dy përfaqësojnë pakicat boshnjake, ata kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Siç raporton gazeta Lajm, Balje dhe Ramçiloviq kanë biseduar edhe për regjistrimin në Maqedoni. Deputetja Balje e ka prezantuar në takim Ligjin zgjedhor të Kosovës që siguron vende të garantuara deputetësh për pakicat, duke vlerësuar se do të ishte mirë që ky model të aplikohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

