Author: Hamdi Kumanova

Nesër skadon afati prej tetë ditësh që komuna e Ohrit u dha ish-koncesionarëve të plazheve në zonën e qytetit dhe në pjesën e lagjes Kaneo, që vetë t’i heqin platformat dhe objektet. Në ndërkohë, ata duhet të ndalojnë me punë dhe të fitojnë para në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për të ardhura që shkojnë në disa miliona euro. Për shembull, një kompani-koncesionar plazhi për një periudhë prej katër vjetësh kur nuk ka pasur kontratë aktive koncesioni arriti të ardhura prej 190 milion denarë. Një kompani tjetër që ka menaxhuar me plazhin gjithashtu pa marrëveshje koncesioni, për të njëjtën periudhë…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja paralajmëroi amendamente shtesë për Ligjin për shtetësi. Kreu i partisë, Hristijan Mickovski tha se për momentin deputetët po i shqyrtojnë amendamentet e pushtetit dhe opozitës shqiptare, të cilat siç tha ishin dorëzuar pa e konsultuar fare VMRO-në. Deputetët i pranuan amendamentet në mënyrë zyrtare në suaza të procedurës parlamentare. I shqyrtuam, në bazë të atij propozim Ligji që është arritur si marrëveshje mes LSDM-së dhe Koalicionit ASH-AAA. Ne do të propozojmë amendamente tona të cilat vlerësojmë se duhet t’i përfshijë ky ligj, e në këtë mënyrë do të presim që kjo procedurë parlamentare të përfundojë dhe do e…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoni, numri i martesave në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është ulur për 25.6%. Në vitin 2020 janë bërë 10.278 kurorëzime. Sipas ESHS-së, më shumë martesa (1.423) janë bërë në muajin gusht, ndërsa më pak (162) në muajin prill. Nga kurorëzimet e bëra në vitin 2020, për herë të parë janë martuar 94.1% e grave, ndërsa 92.8% e burrave. Në vitin 2020, numri më i lartë i martesave, 3.380 ose 32.9 përqind, tek gratë ndodhi në grupmoshën 20 deri 24 vjeç, ndërsa tek burrat kishte 3.780 martesa ose 36.8…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian paralajmëroi sot se një pjesë e shumave të premtuara të ndihmës makroekonomike do të dërgohen sot në Maqedoninë e Veriut, si dhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Tunizi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Nga tre miliardë eurot e ndihmës makroekonomike të parashikuar për vendet e fqinjësisë së BE-së, Komisioni Evropian dërgon sot 80 milionë në Maqedoninë e Veriut, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 300 milionë për Tunizinë. Eurokomisari për Ekonomi, Paolo Xhentiloni e përshëndeti lajmin si një “hap konkret përpara” në luftën kundër Kovid-19 dhe pasojat e tij dhe u…

Lexo më Shumë

Zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Azim Nuredin sot në poligonin Krivollak tha se Qeveria pas vitit 2024 nga SHBA do të blejë 98 automjete të tjera të blinduara luftarake për Ushtrinë. Nuredin pret 33 automjetet e para të blinduara të lehta taktike JLTV të prodhuesit “Oshkosh Defense” në gjysmën e parë të vitit 2022 për të cilat Qeveria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje, dhe ato u prezantuan dje në poligonin e ushtrisë “Krivollak”. Gjithsej 150 automjete të tilla do të prokurohen deri në vitin 2024, ndërsa gjeneralmajori njofton se procesi i modernizimit do të vazhdojë pas kësaj periudhe…

Lexo më Shumë

Duke qenë në Ditën Ndërkombëtare të Prindërve, që përkon edhe me kohën kur në procedurë kuvendore te ne është futur propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, AlternAtivA, si parti parlamentare konservatore, është këtu që ta shprehë qëndrimin e saj përkitazi me këtë propozim-ndryshim dhe të deklarohemi për mbrojtjen e prindërve dhe të prindërisë. Sipas nesh, mbrojtja e familjes tradicionale dhe e prindërve duhet të jetë një detyrë dhe përkushtim i gjithë shoqërisë, siç është përshkruar edhe në shumë konventa ndërkombëtare dhe akte të tjera të Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, sa i takon çështjes së dytë, pra…

Lexo më Shumë

Në stinën e dimrit, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – Shkupi, është ndër qytetet më të ndotura në Evropë. Euronews shkruan se sipas matjeve të Bankës Botërore, mbi një mijë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut, e cila ka popullsi prej rreth 2 milionë banorë. Drejtoresha e Rrjetit Sëndetësor të Evropës Juglindore Mira Jovanovski Dashic, thotë se sipas një raporti të përpiluar nga ekspertë tregon se është i qartë dëmi që shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e popullatës, ndërsa pasojat janë me sëmundje të zemrës, alergji të ndryshme dhe kancer. Disa…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ka deklaruar se BDI është si pandemia, se do të largohet, ndërsa për këtë gjë edhe ata janë të vetëdijshëm. “Pas 20 vitesh në pushtet edhe ata e dinë që janë në perëndimin e tyre. Është çështje kohë kur do të ndodhë kjo. Kur nuk do të jenë në qeveri nuk do të ekzistojnë. Këtë e them me keqardhje, sepse nuk është mirë as për partinë, as për shtetin, e as për shqiptarët, sepse çdo 10 vite krijojmë parti të reja”, ka thënë Gashi. Në lidhje me zgjedhjet lokale,…

Lexo më Shumë

Abdul-Selam Selami, zëvendës drejtori në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka informuar se prej sot në DAP fillojnë me punë 101 administratorë të cilët janë të pranuar nga Marrëveshja Kornizë, sipas Programit K-5 nga Ministria për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. “Si zv/drejtor i Drejtorisë për të Ardhurat Publike, dua të shfrytëzoj rastin që të gjithë të punësuarve t’u uroj shëndet të plotë, fillim dhe punë të mbarë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara në vendin e punës. Nga sot, për të gjithë këta 101 të punësuar hapet një mundësi e re për sfida të reja për…

Lexo më Shumë

Mbrëmë 01.06.2021 në 02.40, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar, e kanë arrestuar personin B.N. (27) nga Kalishti i Gostivarit, për arsye se më herët kishte kërcënuar stafin dhe sigurimin e Repartit të Emergjencave në Qendrën Mjekësore Gostivar. I njëjti ishte ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të dokumentohet, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Ramadani- Halimi nëpërmjet Facebook-ut ka reaguar ashpër për siç thotë ajo, vjedhjen e pompës së ujit në fshatin Mojancë. Halimi thotë se është shkaktuar dëm i madh, ndërsa kërkon nga policia që të gjej autorët e veprës. “Së fundmi disa persona kanë bërë dëm të pa imagjinueshëm dhe shumë pa paramenduar të cilët në fshatin Mojancë në vendin ku është realizuar projekti për furnizim me ujë është vjedhur edhe pompa e vetme e ujit nga pusi numër 2, pas vjedhjes se parë një muaji ku te grabitura mbetën 2 pompa të ujit. Autorët e…

Lexo më Shumë