Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se në mbledhjen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se nuk ka nevojë shtesë për masat kufizuese. Arsyetimi është se këto masa nuk do të jepnin efekte pozitive për shkak Maqedonia ndodhet në javën e gjashtë nga tetë javët e parapara të valës së tretë. Ndryshe, takimi i sotëm ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së djeshme, mirëpo u shty.

Lexo më Shumë

Pulmologu nga Maqedonia e Veriut, i moshës 73-vjeçare, i cili pasi u vaksinua me AstraZeneca ra në komë, ende është në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjendja është e pandryshueshme, kanë njoftuar nga Qendra Klinike Universitare. Bëhet fjalë për babain e deputetit Vllatko Gjorçev, i cili ishte në Serbi që të pranojë vaksinën dhe përnjëherë i është përkeqësuar gjendja, pas çfarë menjëherë u reanimua dhe është dërguar në spitalin e Nishit. Drejtori i Spitalit, Zoran Peshiq, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar, se përkeqësimi i gjendjes nuk është si rezultat i vaksinës.

Lexo më Shumë

Sot, policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Tetova, i cili ishte kërkuar me fletëarrest. 36-vjeçari është kërkuar për mbajtjen e dënimit me burg. “Sot, 31.03.2021 në ora 14:00 në Tetovë, nëpunësit policor të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, në bazë të urdhërit gjyqësor, e kanë arrestuar A.B.(36) nga fshati Përshevcë, komuna e Tearcës për mbajtjen e dënimit me burg”, njoftuan nga SPB Tetovë. Në njoftim thuhet, se i arrestuari është dërguar në Burgun e Tetovë për të vuajtur dënimin me burg.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti thotë se nuk e din se kurë do të mbahet mledhja e këshillit të përgjithshëm të BDI-së për zgjedhjen e kryesisë së re dhe trupave tjera drejtuese të partisë. Mexhiti për “Slloboden Peëat” tha se mos zgjedhja e organeve drejtuese e bën që funskionerët partiak të jenë jolegjitim, përcjellë TOP24. ” Pas kongresit, këshilli i përgjithshëm nuk është mbledhur pët të zgjedhur udhëheqësinë e re të partisë sidhe organet partiake edhe pse ne mbledhjen që u mbajtë muajn e kaluar në të cilin u diskutua puna e funksionerëve partiak në qeveri. Sipas kësaj, të gjithë…

Lexo më Shumë

Disa qytetarë mbi 77 vjeç, nga grupi i parë që janë vaksinuar me AstraZeneca, deklaruan se nuk kanë qenë në dyshime para se të vijnë në pikën e vaksinimit, përkundër shumë informacioneve për efektet anësore të saj. Qytetarët e moshuar për “A1on”, thanë se shpëtimi i vetëm është që sa më shumë njerëz të imunizohen dhe t’i vijë fundi pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në kushtet kur nuk kemi vaksina, më mirë është ta marrim AstraZeneca, se sa asnjë. Në media ka informacione të ndryshme në lidhje me atë se ekzistojnë rreziqe për shëndetin e njeriut dhe pasoja të dëmshme, por…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe kompania amerikane Bechtel Enka kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D në vendin tonë. Me këtë memorandum, kompania Bechtel Enka do të marrë përsipër të gjithë procedurat për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10, nga projektimi dhe deri në realizimin e plotë të ndërtimeve. “Ky është model i ri, për herë të parë shfrytëzohet tek ne, dhe besojmë se do ti japë rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor. Në vend që të presim projektime me vite, e më pas të presim realizim, siç kemi shembuj tani,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut, do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm nga Aleksandropoli. Zyrtarisht, ne jemi duke forcuar bashkëpunimin në fushën e energjisë me kompani nga Greqia fqinje theksuan nga qeveria duke e cilësuar këtë ditë si historike. “Përfshirja jonë në ndërtimin e terminalit Alexandroupoli në Greqi do të krijojë një mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit natyror në vend, nga ku do të shpërndahet në rajonin më të gjerë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër. “Ky bashkëpunim do të përcaktojë kushtet në të cilat NER dhe ESM do të marrin…

Lexo më Shumë

Në kohën kur Sofja e akuzon Shkupin se ua shkel të drejtat bullgarëve që jetojnë në vend, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) konstaton se në fakt është Bullgaria ajo që edhe më tej ua shkel të drejtat maqedonasve. Sipas DASH përpjekjet e autoriteteve bullgare për dënimin e zyrtarëve që i shkelin të drejtat e njeriu janë të pamjaftueshme dhe pandëshkueshmëria mbetet problem. Autoritetet në Bullgari edhe më tej nuk lejojnë regjistrimin e aktiviteteve grupore të maqedonasve, siç është Organizata Ilinden, Shoqata e maqedonasve të shtypur, Viktimat e terrorit komunist dhe Klubi maqedonas për tolerancë në Bullgari edhe përskaj vendimit gjyqësor…

Lexo më Shumë

I akuzuari Betim Kasami është dënuar me burg prej të muajve për protestat për rastin “Monstra” që ndodhi në Shkup, ndërsa gjatë caktimit të dënimit, gjykata tha se ka pasur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të të akuzuarit. I akuzuarit Betim Kasami para gjykatës e pranoi fajin për veprën që e akuzon Prokuroria. “Po isha në protesta, e pranoj fajin. E pranoj veprën. Lus gjykatën që të më dënojë më pak”, tha Kasami. Përfaqësuesja e Prokurorisë, Marija Demirova Panajotova tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe kërkoi që të shpallet fajtor, ndërsa avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se i akuzuari…

Lexo më Shumë

“Ditëve në vazhdim do të punojmë intensivisht që të arrihet deri tek një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket çështjes së shtetësisë. Në këtë mënyrë do të konfirmojmë të gjithë se jemi për zgjidhje të përhershme, dhe kjo të jetë në pajtim me rregullativat evropianë për shtetësinë”, tha Zaev, ndërkohë që i pyetur nëse gjatë takimit është biseduar edhe për çështjen e regjistrimit, ai u shpreh optimist se edhe Aleanca për Shqiptarët do të mbështes shtyrjen e regjistrimit, ndërkohë që nënvizoi se shtyrjen e regjistrimit e mbështesin më shumë se 2/3 e deputetëve dhe se ka edhe numrat për votimin…

Lexo më Shumë

“Vaksina AstraZeneca është e sigurt për personat e moshuar me të cilët sot e nisëm vaksinimin, në pjesën më të madhe të qyteteve, ndërsa të premten do të fillojë edhe në qytetet më të vogla, përkatësisht në gjithë territorin e vendit”. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se sipas të dhënave që arritën dje nga Gjermania dhe Kanadaja, rekomandimet janë se kjo vaksinë duhet të përdoret te popullata më e vjetër.

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë publikoi sot 4 thirrjet publike për rimbursimin e një pjese të kostove për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC, subvencione për soba me peleta, mbështetje për sistemet me panele diellore, si dhe për blerjen dhe instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kilovat. Përfituesit do të jenë qytetarët me të ardhura më të ulta se 30,000 denarë, pensionistë me të ardhura mujore deri në 20,000 denarë, si dhe kategoritë e cenueshme, përfitues të ndihmës sociale. Edhe me këto fonde, do të kihen parasysh të ndihmohen qytetarët nga rajonet më pak të zhvilluara.…

Lexo më Shumë