Author: Hamdi Kumanova

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte i pranishëm në “Ditën e mysafirëve të lartë” në poligonin ushtarak Krivollak ku zhvillohet stërvitja ushtarake “Goditja vendimtare 21”, në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të Armatës sonë dhe të Armatave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Greqisë dhe Bullgarisë. “Goditja vendimtare 21” filloi më 17 maj dhe do të zgjasë deri më 2 qershor të vitit 2021 dhe është aktivitet stërvitës me përmasa më të mëdha dhe është në suazat e “Defender Europe 21” në të cilën marrin pjesë 27 shtete me 28. 000 ushtarë,…

Lexo më Shumë

Dokumentet e letrës, vërtetimi për vaksinim dhe PCR testet janë plotësisht të mjaftueshme për hyrje në Greqi. Njerëz nga sistemi “Termini Im” punojnë në një variantë, modul, që ai të përmirësohet dhe ato të dhëna të mund të vendosen në aplikacion, megjithatë qytetarët duhet ta dinë se kjo nuk është kurrfarë faktori kufizues, se edhe dokumentet e tanishme që potencialisht do të skenohen në vetë aplikacionin ploësisht janë të mjaftueshme për hyrje. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo është vetëm nga mjetet plotësuese që vendet evropiane e përhapin rrjetin e institucioneve të…

Lexo më Shumë

Kuvendi filloi shqyrtimin në lexim të dytë të propozim Ligjit për Shtetësinë, pas marrëveshjes përfundimtare mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, që me 10 amendamente të përbashkëta të korrigjohet teksti fillestar i Propozim Ligjit. Megjithatë, VMRO-DPMNE, vazhdoi tentimet e saj për zvarritjen e miratimit të propozim ligjit. Në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, deputetët e opozitës maqedonase fillimisht zhvilluan spektakël me fjalime procedurale. Ndërsa deputeti Antonio Milloshovski kërkoi që për këtë propozim ligj të ketë debat publik ku do të përfshihen më shumë institucione dhe ekspertë. Nga opozita shqiptare, deputeti Skënder Rexhepi, deklaroi se ky propozim ligji ka për qëllim zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Ushtarët e ShBA-ve, të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë, përfunduan me sukses stërvitjen ushtarake “Goditje vendimtare 21” në Krivollak. Në këtë stërvitje u prezantuan operacione të ndryshme ushtarake të këmbësorisë dhe aviacionit, që kanë të bëjnë me gatishmërinë e vendit tonë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s për t’u përgjigjur me sukses në rast krize. “Kjo stërvitje ushtarake është esenciale për përgatitjen e gatishmërisë sonë ushtarake me qëllim që të gjithë bashkërisht të jemi të gatshëm për të dhënë përgjigje për krizën eventuale. Ky ushtrim është ushtrim i parë më i madh ushtarak ku…

Lexo më Shumë

Numri i punëtorëve në industri në prill të këtij viti është ulur për 1.7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe në katër muajt e parë të këtij viti u ul me 3.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit shtattëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e Minierave dhe guroreve në prill të vitit 2021, krahasuar me prillin e vitit 2020, u ul me 6.9 përqind, në sektorin Industria e Prodhimit u ul me 1.2, dhe në Energjinë Elektrike, Gaz, sektori…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës sot njoftoi opinionin se premtimi për rrugët regjionale po realizohet në rrjetin social në Facebook Duka shënoi kështu. “Sot dita me shi vere na solli edhe begati ( bereqet). Premtimi që u dha para disa kohësh nga drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi për rikonstruimin e rrugëve regjionale në komunën e Dibrës, sot po bëhet realitet. Sëshpejti do të fillojë edhe realizimi i projekteve të tjera nga kjo drejtori të rëndësishme për komunën e Dibrës. #UthaUBë“

Lexo më Shumë

Dy pacientët, tek të cilët dje u transplantuan veshkat nga donatori i vdekur, janë mirë me shëndet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Transplantimi është kryer të një mashkull, 44-vjeçar i cili ka qenë në hemodializë dhe te një grua, 30-vjeçare e cila ka qenë në dializë”, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21. Nga MSH-ja kanë falenderuar ekipin e mjekëve që e kanë kryer transplantimin. Donatori i vdekur, veshkat e të cilit janë transplantuar te këta dy pacientë, ka donuar edhe zemrën. Me këtë, bëhet rasti i tretë në Maqedoninë e Veriut që transplantohet zemra nga donatorë të vdekur./TV21

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i të denoncuarve të personave të rritur – autorë të njohur të veprave penale në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, është rritur për 11.8 përqind. Në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, numri i të rriturve të dënuar është rritur për 34.8 përqind dhe numri i të pandehurve është rritur për 29.7 përqind. Rritje të numrit të autorëve të veprave penale të dënuar ka edhe tek të miturit. Kështu, numri i fëmijëve të raportuar në konflikt me ligjin – autorët e krimeve, në vitin 2020, krahasuar me vitin…

Lexo më Shumë

Kompanitë e hotelierisë dhe turizmit kanë mungesë të 50 për qind të stafit të kërkuar, kryesisht kamerierë, recepsionistë, kuzhinierë dhe ndihmës kuzhinierë, tregojnë rezultatet e një sondazhi të brendshëm të kryer nga Oda Ekonomike në restorante dhe hotele të mëdha të cilat janë anëtarë të saj, shumë prej të cilave nuk ishin dhe ende nuk janë në veprim. Statistikat zyrtare tregojnë se numri i punëtorëve në industrinë e hotelierisë është zvogëluar minimalisht, gjegjësisht rreth 400 persona, por sondazhi tregon se rënia e numrit të të punësuarve është nga 50 në 80 për qind në varësi nga objekti në objekt. Në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se edhe përkundër lehtësimit të masave, rekomandohet që të respektojnë masat gjatë grupimeve, sidomos mbajtjen e maskave, transmeton Alsat. Filipçe tha se gjendja aktuale me pandeminë po përmirësohet, por që sipas tij duhet të kemi kujdes pasi askush nuk mund të parashikojë periudhën e ardhshme. “Maska është mekanizëm i mirë për mbrojtje, po largohet edhe ndalesa për grupim, por është mirë të kemi parasysh nëse ka grupime qoftë edhe jashtë edhe pse është nxehtë duhet ta përdorim. Kjo vlen edhe për mbledhjet në shtëpi”, pohoi Filipçe. “Lejohen ahengje, dasma, dhe gjithçka e ngjashme…

Lexo më Shumë

Nga sonte në mesnatë, derivatet do të shtrenjtohen për gjysmë denari. Për gjysmë denari do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli, ndërsa vaji ekstra i lehtë nuk ndryshon. Nga sonte në mesnatë, çmimet e reja të derivateve do të jenë: Benzina EUROSUPER BS-95 – 67,5 denarë për litër. Benzina EUROSUPER BS-98 – 69,5 denarë për litër. Dizeli EURODIZEL 60 denarë për litër Vaji ekstra i lehtë 59 denarë për litër. Mazuti gjithashtu është shtrenjtuar për 0,262 denarë do dhe çmimi i ri do të jetë 33,881 denarë.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se këtë javë përveç vaksinave javore që vijnë nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 70 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit, që janë donacion nga Bullgaria dhe Greqia, transmeton Alsat. “Këtë javë pritet të vijnë 70 mijë vaksina. 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia, me siguri vaksina nga AstraZeneca, por ende nuk kemi konfirmim për llojin e vaksinës, si dhe ato që vijnë rregullisht çdo të hënë nga vaksinat e Pfizer. Presim edhe sasinë e madhe të vaksinave kineze, për të cilat nuk kemi datë…

Lexo më Shumë