Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se spitalet janë të stërngarkuara si asnjëherë më parë, janë angazhuar reparte që deri tani nuk kanë pranuar pacient me kovid. Megjithatë, ai thotë se ka mjaftueshëm shtretër për të mjekuar pacientët. “Mjekët po bëjnë gjithçka për pacientët, por një pjesë e tyre nuk po arrijnë të mbijetojnë. Ka pacientë që edhe sot janë në shumë gjendje të rëndë. Tek disa nga pacientët praktikisht nuk ka efekt. Edhe tek të rinjtë për disa orë avancon sëmundja. Edhe përkundër tërë terapisë të ndalohet sëmundja, ndonjëherë nuk ka sukses. Kur do të arrijnë vaksinat do…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (02.04.2021) rreth orës 21:35 inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Poroj të Tetovës në pronëse të SH.K nga fshati Poroj. Inspektorët kanë konstatuar se objekti ka punuar jashtë orarit të lejuar për objektet hotelierike si dhe janë gjetur mbi 20 persona brenda. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarit do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal, informojnë nga MPB, transmeton TV21. Sipas raportit, gjatë kontrollit, inspektorët janë penguar nga M.B nga fshati Poroj, i cili është përpjekur t’i sulmojë edhe fizikisht, por është ndaluar nga të pranishmit.…

Lexo më Shumë

Për një ditë, 103 pacientë të rinj janë shtruar në qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga coronavirusi. Gjithsej 685 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Në 24 orët e fundit, ka pasur 41 pranime në Klinikat Interne dhe Kirurgjike. Janë pranuar 18 pacientë në Qendrën Kovide në spitalin “8 Shtatori” dhe 20 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Asnjë pacient i ri nuk u pranua në Kozle, ndërsa 9 pacientë u pranuan në Klinikën e Pediatrisë. 15 pacientë u…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.04.2021) në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje në trafik, prej të cilave 9 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 21 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 35 për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Jo më kot shkencëtari dhe gjeniu i famshëm Albert Ajnshtajn ka thënë: “Marrëzi është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Nisur nga kjo, do të ishte për t’u habitur sikur procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili nuk ka ndodhur tash e 19 vite, i paraparë të realizohet në prill të këtij viti, të kishte sukses dhe kështu të plotësohej edhe një detyrim ndaj Komisionit Evropian, i cili na e kishte bërë të qartë në raportin e fundit se regjistrimi i popullsisë duhet të kryhet gjatë vitit 2021. S’do shumë mend për ta kuptuar se…

Lexo më Shumë

Shkrimtari, poeti dhe tekstshkruesi, Abaz Selmani ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në dy parlamentet, ato në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku mërgimtarët po trajtohen si “mollë” sherri, transmeton Almakos. Ky është reagimi i plotë i Abaz Selmanit: Brenda disa ditëve në Republikën e Maqedonisë së veriut dhe në Republikën e Kosovës në parlamentet përkatëse “mollë” sherri janë bërë mërgimtarët. Në RMV nuk i duan që ti regjistrojnë ndërsa në RKS nuk i duan të votojnë. Çuditërisht athua pse? Mërgimtarët na duan, na mbajnë gjallë ,na ndihmojnë por prap as Maqedonia e veriut e as Kosova nuk i…

Lexo më Shumë

Është e mundur të arrihet zgjidhje me Bullgarinë deri në qershor dhe të kemi konferencën e parë ndërqeveritare këtë vit, tha Kryeministri Zoran Zaev, për “Kanal5”. Kryeministri theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk mund të jenë në tryezë. Kjo, siç tha ai, nuk negociohet askund në botë. Historia, thotë ai, nuk mund dhe nuk duhet të jetë pengesë. Gjëja më e rëndësishme është se çfarë historie do të shkruajmë tani për brezat e ardhshëm. Ai shtoi se pjesa e historisë mund të shtjellohet në një mënyrë elegante, duke treguar se në një kohë patëm një histori të përbashkët mes…

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare, Aleksandara Gorzdanova e cila është edhe kryetare e Komitetit për Imunizim pranë MSH-së tha se “AstraZeneca” është ndër vaksinat më të sigurta dhe më cilësore. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik për shkak se vetëm “Britanika e Madhe” ka mbi 17 milionë vaksina të dhëna nga kjo kompani. Ajo sqaron se në fillim ishte rekomandimi ‘AstraZeneca’ të mos jepet te popullata më e moshuar se 65 vjet por nuk kanë qenë të dhënat e plota. “Vaksina më pas filloi të jepet dhe u pa se është e sigurt”, tha Grozdanovska.

Lexo më Shumë

Vaksina AstraZeneca do të dedikohet edhe për kategorinë më të re të qytetarëve, por fillimisht pritet qëndrimi zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA. Derisa nuk arrin qëndrimi nga EMA, me AstraZeneca do të vazhdojnë të vaksinohen vetëm të moshuarit, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Presim qëndrim zyrtar nga Agjencia Evropiane e Barërave – EMA i cili javën e ardhshme duhet të ketë mbledhje zyrtare. Do ta presim këtë qëndrim, sepse siguria e qytetarëve është më e rëndësishme. Çrregullimet që shkaktohen nga ky variant i virusit, janë shumë herë më të mëdha se komplikimet që…

Lexo më Shumë

Nga grupi i masave ekonomike të miratuara nga Qeveria vitin e kaluar, për të kapërcyer pasojat e krizës, kompanitë dhe personat e vetëpunësuar (PVP), të cilët morën subvencione për paga dhe kontribute shoqërore për muajt prill, maj, qershori, dhe për tetor, nëntor e dhjetor, e kanë për obligim të kthejnë fondet e marra në buxhetin e shtetit, në shumën deri në 50 për qind të rezultatit financiar të arritur, para taksimit në bilancin e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2020. Për atë Qëllimi, ata duhet që Drejtoria për të ardhura publike të paraqesin kërkesë për përllogaritje të shumës. Kthimi…

Lexo më Shumë

Bullgaria t’i zbatojë ligjet e saj njëjtë për të gjitha grupet etnike në vend, mes të cilave edhe atë maqedonase dhe të gjejë zgjidhje në çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut, sepse bllokada e inkuadrimit të fqiut në BE “rrezikon destabilizimin e rajonit”, deklaruan për MIA-n nga Departamenti i shtetit amerikan, lidhur me raportin më të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në vendin fqinj. Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në Departamentin e shtetit, i publikuar pardje, është dikument i thellë për gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë. Në raport për…

Lexo më Shumë

Realizimi i mirë i Buxhetit, përfshirë investimet kapitale, si dhe zhvillimet pozitive makroekonomike, janë dëshmi të politikave të mira ekonomike të ndjekura nga kjo Qeveri, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me ish-ministrat e realizuar me rastin e shënimit 29 vjet nga Buxheti i parë. Ish-Ministri Taki Fiti, Xhevdet Hajredini, Boris Stojmenov, Nikola Popovski, Kiril Minoski dhe Nina Angelovska morën pjesë në takimin me Ministrin Fatmir Besimi dhe Zëvendës Ministrin Dimitar Kovaçevski. Në takim u prezantuan reformat e ndërmarra nga ministria në më shumë fusha – reforma e sistemit tatimor 2021-2025, strategjia për zvogëlimin e ekonomisë gri, procesi…

Lexo më Shumë