4 vite vjedhje të jetës së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, është arsyeja se pse kjo qeveri duhet të rrëzohet, ka deklaruar lideri i opozitës Hristijan Mickoski duke theksuar se VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit opozitar kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që sipas tij kjo qeveri ka manipuluar 4 vite me qytetarët e vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Qëllimi kryesor i funksionimit të opozitës është që të kërkoj zgjedhje të parakohshme, në rast se beson, ne fortë besojmë bashkë me popullin se kjo qeveri keq po i menaxhon punët në Maqedoni dhe keq po e udhëheq Maqedoninë, kështu që pyetja se vallë do të kërkoni duhet të jetë se kur do të kërkoni zgjedhje. Ne kërkojmë çdo ditë dorëheqje të kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, duke mos zbuluar detaje të reja për sa i përket shumicës së re parlamentare të paralajmëruar nga ai disa herë, sqaroi se në këto bisedime janë të përfshirë edhe përfaqësues të grupit parlamentar të LSDM-së.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Po në këtë moment nuk do të kisha dashur të shpalos detaje, sepse po punohet në atë shumicë të re parlamentare. Në momentin kur do t’i kemi 61 deputetë do ta njoftojmë opinionin, por se a është përfshirë një pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së në ato bisedime, po është e përfshirë”
Mickoski deklaroi se Qeveria në programet politike ka Shkelur shumë premtime të shkruara sepse edhe pas këtyre viteve që janë në udhëheqje, populli akoma vazhdon të ballafaqohet me probleme në kushtet themelore të jetesës.




