Sot, nëpërmjet platformës virtuale, kryetari Afrim Gashi, në Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedoi me Ambasadorin Italian në Shkup, Shkëlqesia e tij, z. Andrea Silvestri.
Duke uruar 2 Qershorin – Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedimi mes Gashi-Silvestri, u zhvillua në atmosferë miqësore, ku mes tjerash u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe u fol mbi diskutimin e kodit zgjedhor, propozim ligjin për shtetësi dhe zgjedhjet lokale të tetorit.
Amabasadori Italian në vend, z. Andrea Silvestri, falënderoi kryetarin Gashi, mbi rolin konstruktiv dhe qasjen bashkëpunuese që po e zhvillon Alternativa në Kuvend.
Dyja palët u dakorduan, që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Mickoski: U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji
- 16 të vdekur, vendimi shfuqizohet – VMRO-DPMNE: “Turp për drejtësinë, askush nuk mban përgjegjësi!”
- LSDM: Mickoski gënjen sapo hap gojën, ku përfunduan 5 milionë euro
- Zgjerimi i BRICS: Nga një “rreth miqsh” në një “familje të madhe”
- FMN lavdëron transparencën e Bankës Popullore
- VMRO-DPMNE sulmon Gjykatën Supreme: “Vendimet për Laskarcin dhe Jakimovskin tregojnë se ndikimi i LSDM-së dhe BDI-së ende vazhdon”
- Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
- Sulme me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë natës, 8 të plagosur në Kiev



