Aksion i madh policor është duke u realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup Deri më tani, siç mëson TV21, janë arrestuar dhjetëra persona nën dyshimin se kanë kryer falsifikim të dokumenteve personale dhe të udhëtimit. Të përfshirë janë edhe nëpunës policor, ndërkaq aksioni do të vazhdojë.
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare në konferencën e sotme për shtyp ka përsëritur edhe një herë se sipas tij diaspora vetëm do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet në procesin e regjistrimit që pritet të zhvillohet gjatë shtatorit në vendin tonë. Mickoski u arsyetua tha se qëndrimet e tij janë të bazuara në me nenin 8, paragrafi 2 dhe 3 nga Ligji për Regjistrimin e Popullsisë. “Diaspora evidentohet, dhe nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Të gjithë personat që kanë më shumë se 12 vjet që nuk jetojnë në vend, nuk mund së bashku me mua të futen në…
Për 12.5 përqind është rritur konsumi i përgjithshëm i gazit natyror vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2019. Gjithsej 471 konsumatorë, nga të cilët 340 janë amvisëri që kanë konsumuar mbi 338 milion metra kub gaz normal. Në vitin 2020, ka pasur 53 lidhje të reja në kategorinë e amvisërive, krahasuar me vitin 2019, kur u regjistruan vetëm 14 lidhje të reja të ngrohjes, tregojnë analizat e Komisionit Rregullator të Energjikës (KRRE), transmeton Portalb.mk. Siç theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski në një konferencë për media, termocentrali i gazit Te-To Sh.A. Shkup mbetet konsumatori dominues i gazit natyror me rreth…
“Nuk ka raste me efekte anësore pas vaksinimit që bëhet në sallën ‘A1 Arena Boris Trajkovski’”. Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se rasti i vetëm me efekte të padëshiruara nga vaksinimi kundër COVID-19, është tek një 28-vjeçare, e cila është vaksinuar në Serbi dhe e njëjta sot do të lëshohet për kurim shtëpiak. “Përveç dy rasteve të humbjes së vetëdijes, që nuk kanë të bëjnë me vaksinimin, por për shkak të frikës dhe sulmeve të panikut, raste tjera nuk ka. Vajza tek e cila kishte efekte anësore, sot është lëshuar për kurim në shtëpi”,…
Ish deputetja e BDI-së, Mirsada Emini Asani është sqaruar për komentin që e ka shkruar në një video të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari kur fliste në ClickPlus për stadiumin në Çegran. Ajo thotë se komentin e ka bërë me vetëdije, dhe se ka kërkuar që të mbetet anonime në pjesën emisionit, ndërkaq siç thotë, ajo ka qenë e vetëdijshme se në rrjete sociale figuron emri i saj. “Unë kam komentuar në atë që thotë Taravari, se ka bërë stadium në Çegran. Që nuk është e vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe unë si…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar, se masat anti-Covid, të cilat u miratuan dje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk janë vendim politik. Sipas tij, masat u vendosën një javë para agjërimit, pasi siç tha, nuk mund të përballohej një situatë e njëjtë që ndodhi vitin e kaluar, kur kishim mos respektim të masave e cila rezultoi me rritjen e rasteve të reja nga Covid-19. “Kurba epidemiologjike tashmë barazohet dhe presioni ndaj spitaleve, konkretisht, këto dy-tre ditë sa i takon asaj që ishte para dy javësh, edhe në Shkup edhe në disa qytete, jo gjithkund, tashmë ulet. Që…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente e Kosovës. Në urimin e tij, Pendarovski ka shprehur besimin, se me zgjedhjen e Osmanit, bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm. “Urime për @VjosaOsmaniMP, Presidentja e re e Republikës së Kosovës. Besoj se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm, në shpirtin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore”, shkroi në urimin e tij në “Twitter”.
Zgjedhjet parlamentare në Bullgari sollën pak shpresa për formim të shpejtë të qeverisë, të cilat ulën mundësinë e zhbllokimi të shpejtë të procesit eurointegrues të Maqedonisë. Struktura politike tradicionale humbi, ndërsa fituan të ashtuquajturat “parti protestuese” që qëndronin pas demonstratave kundër sundimit të gjatë të Bojko Borisovit. Partia e tij GERB është fitues zyrtar, por me kapacitet të dobët për të arritur shumicën në parlament, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. Edhe mesazhet e para nga befasia e zgjedhjeve – showmani Sllavi Trifonov dhe partia “Ekziston një popull i tillë” janë se nuk do të nxitojnë për në qeveri. “Skena politike…
Reagime të shumta ka ngjallur vendimi i Qeverisë, që bastoret të mund të punojnë në sportele, kurse kafenetë aspak. Në pyetjen, “se puna me sportele a nuk paraqet rrezik për qytetarët që vënë bast?”, Filipçe u përgjigj: “Ata mbyllen për prani fizike në bastore, do të thotë punojnë vetëm me sportele. Kështu ka ndodhur edhe vjet… Do të thotë ato objekte punojnë vetëm me sportel”, transmeton TV21.
Kryeministri Zoran Zaev disa ditë më parë paralajmëroi se Qeveria do të propozojë heqjen e taksës rrugore për turistët serb, ndërsa si duket kjo do të zgjerohet edhe me propozime tjera. Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Lupço Jovanovski ka propozuar që turistët serb në vendin tonë të kenë parking pa pagesë, bileta për muze, si dhe lirime në kafene dhe hotele. “Dora e zgjatur asnjëherë nuk duhet harruar! Propozoj: bileta pa pagesë në të gjitha muzetë, parking pa pagesë në të gjitha qytetet, lirime në objektet hotelerike, lirime në kapacitetet strehuese, transfert i shpejtë në pikat…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për sot ka paralajmëruar takim me përfaqësues të spitaleve private në vend. Qëllimi i takimit, siç njoftoi ai para mediave, është që të gjenden mënyra se si këto spitale do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë në institucione shtetërore. Ka bërë të ditur, se disa spitale private tashmë kanë pranuar që të japin person mjekësor për spitalet shtetërore. Këto specialistë do të angazhohen në Kozle. “Qytetarët në spitale private mjekohen me dëshirën e tyre dhe nuk ka ndodhur që të mos ketë vende të lira në spitalet shtetërore. Me spitalet private do të takim sot,…
I pyetur se Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ditëve në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksina Sputnik V, si pjesë e donacionit të gjithsej 40 mijë dozave nga Serbia. Filipçe tha se brenda prillit pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze dhe Pfizer, pas çka do të rritet edhe numri i të vaksinuarve në bazë ditore. “Në periudhën në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksinat tjera. Që do të thothë se të gjithë qytetarët që tani po vaksinohen, do të rivaksionohen. Kemi disa paralajmërime se mes 15-20 prillit…

