Prej datës 8 qershor Kuvendi do t’i kthehet punës normale. Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit në një komunikatë dërguar mediave, kanë njoftuar se institucioni lëgjvënës, do filloj me mbajtjen e seancave plenare në Sallën “Maqedonia” në pajtim me Protokollin e aprovuar për mbajtjen e seancave plenare. Ky vendim siç bëjnë me dije ka ardhur pas inspektimit nga ana e kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Zharko Karaxhovski dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit
“Përfaqësuesve të akredituar të mediumeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do u lejohet hyrje në galerinë e Sallës “Maqedonia” në numër të kufizuar, respektivisht gjithsej 17 përfaqësues të mediumeve. Hyrja në sallën plenare do të lejohet për përfaqësuesit e mediumeve që do të japin provë për kryerjen e imunizimit të plotë, respektivisht vaksinimin kundër KOVID – 19. Legjitimimi i gazetarëve do të bëhet në mënyrë përkatëse si edhe për deputetët dhe mysafirët VIP”.
Në lidhje me konferencat për shtyp dhe deklaratat për mediume, ata sqarojnë se, të njëjtat do të mbahen në “Sallën e Kristaltë” e cila është e pajisur me 50 ulëse për gazetarët në distancë përkatëse dhe me mikrofon portativ, ndërsa për kameramanët do të ketë vende të shënuara për vendosjen e kamerave dhe ndërmjet të gjitha grupeve do të ketë ndarje të shënuar në mënyrë përkatëse.
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit
“Gjatë mbajtjes se seancave të trupave punues në Kuvend, incizuesve do u lejohet qasje për incizimin e inserteve në fillim të seancës të trupit punues, ndërsa seancat e trupave punues që zhvillohen në sallën “Boris Trajkoski”, përfaqësuesit do të mund të përcjellin punën e përgjithshme të trupit punues nga galeria, respektivisht kameramanët do të mund të incizojnë nga vendi i shënuar për incizuesit”.
Gjatë qëndrimit të përgjithshëm dhe lëvizjes në Kuvend, është e obligueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, në hyrjet e Kuvendit mbetet obligimi për aplikimin e mjetit dezinfektues, dhe matja e temperaturës.
Bufeja ndërmjet Sallave 3 dhe 4 do të jetë në dispozicion për gazetarët sipas parimit “për të marrë me vete”. Restoranti i Kuvendit, i pozicionuar në bodrum, do të jetë i hapur vetëm për deputetë në pajtim me Protokollin, ndërsa Klubi i Deputetëve mbetet i mbyllur.




