Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën e sotme dhënë për AIM, foli për gjendjen e ekonomisë së Maqedonisë, në lidhje me pandeminë e coronavirusit dhe nëse ajo mund t’i rezistojë ndikimit të madh të krizës. “Që nga fillimi i vitit, ka pasur rezultate pozitive ekonomike, si në nivel global, ashtu edhe në vendin tonë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përmirësuar parashikimin e saj të rritjes globale me 0.5 përqind nga janari dhe pret që ai të arrijë 6 përqind në 2021. Edhe ministrat e financave dhe ekonomisë dhe guvernatorët e bankave qendrore në vendet e G20 kanë arritur në përfundimin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar shkeljet për masën e kufizimit të lëvizjes – orës policore së fundit. Nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të ditës së sotme, 36 persona janë kapur duke mos e respektuar orën policore, transmeton TV21. Në krahasim me ditët paraprake, kjo paraqet një rritje e lehtë e shkeljeve të orës policore. Ora policore hyri në fuqi më 10 mars, dhe ajo deri më 5 prill ka filluar prej orës 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Por, prej 6 prillit, ora policore u zgjat edhe për dy orë. Fillon në ora 20:00…

Lexo më Shumë

Mbajtja e maskës, vazhdon të jetë detyrim ligjor për qytetarët e Maqedonisë së Veriut si masë mbrojtëse nga Covid-19. Për këtë, vazhdojnë edhe sanksionet nga Ministria e Punëve të Brendshme prë të gjithë ata të cilët shkelin këtë masë. Gjatë ditës që lëmë pas, për mosprespektim të kësaj mase, janë sanksionuar 434 persona, njoftoi MPB. Nga atje apelojnë, të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për luftim të epidemisë së Covid-19.

Lexo më Shumë

Shërbimi për Informim i PDSH-së, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka njoftuar se të Shtunën më 10 Prill, kjo parti do të promovojë kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës. Nuk jepen detaje tjera për emrin e kandidatit, vetëm se njoftohet se promovimi do të mbahet me fillim në ora 11:00 në Sheshin Iliria në Tetovë.

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar me iniciale B.D. nga Prilepi, është paditur nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”. I denoncuari, me qëllim që të arrijë pasuri, gjatë periudhës 2015-2020, duke u paraqitur në mënyrë të rrejshme si përfaqësues i autorizuar i shoqatës nga Prilepi, në mënyrë personale ka parashtruar “kërkesa për donacion” te disa kompani dhe ndërmarrje publike. “Si person i autorizuar i llogarisë së shoqatës, gjatë kësaj periudhe i ka tërhequr mjetet e donuara dhe i ka shfrytëzuar për qëllime personale. Përveç kësaj, në disa kërkesa për donacion, në vend…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit rekomandon Qeveria të bëjë ndryshim të Planit kombëtar ekzistues për vaksinim kundër Kovid-19 dhe në grupet prioritare të përfshihen personat me aftësi të kufizuara, ofruesit e shërbimeve për mbështetjen e këtyre personave, pa dallim nëse ata janë anëtarë të familjes së tyre ose janë persona të angazhuar të obliguar për ofrimin e kujdesit, trajtimit, rehabilitimit, arsimit si dhe persona të cilët u ofrojnë shërbime me asistencë personale. Njëherësh kërkojnë vaksinat të shpërndahen drejtë dhe shtojnë rekomandime si të lehtësohet procesi i vaksinimit për këta persona. Duke e shqyrtuar Planin kombëtar nga Zyra e Avokatit të Popullit kanë…

Lexo më Shumë

Kryetari i FFM-së Muamed Sejdini,ka raeguar lidhur me me rastin e shkrimeve në disa portale që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tij dhe me seleksionuesin.Sejdini në fejsbuk shkruan se asesi nuk mund ta kuptoj nevojën për sensacione gazetareske dhe tituj të cilat askuj nuk i bëjnë favor, dhe që janë plotësisht të pasakta e të pavërteta dhe të cilat me vendosmëri i mohon, përcjell Aktuale.mk Sejdini shprehet plotësisht i bindur se në këtë moment vendi ka gjeneratën më të mirë të futbollistëve , gjeneratë që solli rezultatin më të mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe më besoni,…

Lexo më Shumë

Si pasojë e koronavirusit (COVID-19) ka ndërruar jetë Toni Nikollovski, ish-kameraman në Anadolu Agency (AA) në Zyrën në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA). Nikollovski ka punuar si kameraman në AA, në servisin e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në Shkup, nga viti 2015 deri në vitin 2020. Të punësuarit e AA-së do ta kujtojnë Nikollovskin si një person kolegjial dhe profesionist, i cili me angazhimin e tij dha kontribut për AA-në. Toni Nikollovski ka lindur më 24.08.1964 në Manastir. Anadolu Agency (AA) i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe të gjithë kolegëve.

Lexo më Shumë

Numri i të hospitalizuarve është ulur, por duhet të mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar. Kështu porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit dhe koordinimit të rregullt me ​​drejtorët e klinikave, qendrave kovid në Shkup. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë të mbetet i tillë. Mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar. Ballafaqimi me këtë valë të tretë, e cila është shumë e fortë, është jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë”. Nga Ministria e Shëndetësië kanë njoftuar se…

Lexo më Shumë

“Financial Times“ ka publikuar se Maqedonia ndodhet në vendin e tretë në listën botërore për nga numri vd ekjeve nga COVID-19 me dy të vd ekur në 100 mijë banorë. Në vendin e dytë ndodhet Bosnja dhe Hercegovina me 2.31 në 100 mijë banorë, ndërsa Hungaria është e para me 2.44 të vd ekur në 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të të infektuarve, Maqedonia e Veriut në këtë listë është në vendin e 11-të në botë me 52.8 persona në 100 mijë banorë, ndërsa para RMV-së në këtë listë ndodhet Turqia, Jordani, Estonia, Polonia, Qipro, Serbia, Hungaria, Bahrejn,…

Lexo më Shumë

Në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera po mjekohen 1.699 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e kaluara, u hospitalizuan 67 pacientë në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej prej 686 personash të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Në 24 orët e fundit, gjithsej 1.013 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë raportuar të trajtohen në…

Lexo më Shumë

Emisioni i pasdite “Pastel” në TV21 u bë shkas, që Arkivi Shtetëror t’i dorëzojë shtëpisë muze “Nënë Tereza”, dokumente të reja që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e nobelistes, Nënë Terezën. Dorëzimin e bëri zëvendësdrejtori i Arkivit, Muzafer Bislimi, ndërkaq drejtori i shtëpisë muze, Arjan Asllanaj njoftoi se dokumentet që i mori në emision, do të qëndrojnë të ekspozuara në shtëpinë muze dhe do të mund t’i shohin të gjithë ata që janë të interesuar./TV21 https://www.facebook.com/watch/?v=891470981577705

Lexo më Shumë