Jemi sot këtu para Komunës së Çairit, që në frymë të agjendës së re mjedisore që e ka shpallë Bashkimi Demokratik për Gjelbërim, ta ndihmojmë kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu, për gjelbërimin e Çairit tonë. Siç e dini tashmë, Çairi është komuna më e gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe prandaj është nominuar për çmimin e madh prestigjioz të ndërkombëtar të OKB-së për komunën më të gjelbër në botë.
Si kryetar që për katër vite ka arritur ta gjelbërojë çdo kënd të Çairit tonë, ta eliminojë çdo beton të tepërt dhe ta luftojë betonizimin e Çairit, ne e kemi për detyrim që ta falënderojmë atë dhe si mirënjohje t’ia dorëzojmë këtë thes çimentoje, që të mund t’i ndërtojë disa shtigje betoni për këmbësorë rreth parqeve dhe luleve që i ka mbjellë në Çair. Ne e dimë se ai e urren betonin, andaj nuk ka ndërtuar asnjë pëllëmbë betoni gjatë këtyre viteve në Çair, por do ta lusim me mirësi që ta pranojë këtë thes çimentoje, sepse atij vetë kurrë nuk do i shkonte mendja të ndërtojë një milimetër betoni.
Pasi që ta fitojë çmimin “Komuna më e gjelbër në botë”, jemi të sigurt se Visar Ganiu do të ftohet ta drejtojë edhe Komunën e Kopenhagës, që edhe danezët t’i mësojë se si bëhen komunat e gjelbra. Përvoja e tij në krijimin e zonave të gjelbra do të ishte veçanërisht e dobishme për vende të betonizuara, siç janë shtetet skandinave. Kjo është arsyeja që ne sot po e nderojmë me këtë thes çimentoje dhe po e shprehim ngazëllimin tonë që komuna jonë drejtohet nga një kuadër kaq cilësor, kaq mjedisor dhe kaq jeshilor.
Zaten, puna e kryetarit Visar Ganiu nuk ka si shpjegohet ndryshe, pos me fjalën e urtë se “lulja s’bëhet me kontrata, por me shata e lopata”. Punë e mbarë, Jeshilkryetar!
Data 11.09.2026
Aktuale
- Shyhrete Behlulit i publikohet një fotografi që mendonte se ishte zhdukur, pjesë e saj është edhe Luli, një gjë e tillë nuk pritej
- Italia përfshihet nga moti ekstrem, dy gra humbin jetën – njëra nga tornadoja – PAMJE
- Kayo dhe trafiku i armëve/ Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë
- Gili po shtyhet me rejat e veta se kush po duket më e re, ka veshur fustan krejt me xixa, e belin e ka ba për “dy kollana”
- Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
- “Gjykata Supreme rrëzon dënimin ndaj Stevço Jakimovskit, rasti kthehet në rigjykim
- Rama ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe! Policia të lirojë 10 të arrestuarit!
- Në ditëlindjen e saj, Remzie Osmani merr dhuratën më të bukur nga burri – akoma është i dashuruar kokë e këmbë në të



