Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është marrëveshje e përsosur, por ajo ofron përmbushje të dëshirave në të ardhmen dhe kalimin drejtë mospajtimeve të kaluara. MKO është marrëveshje e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut e dërgoi në NATO dhe në prag të aderimit të Bashkimit Evropian. “Në botën e sotme të globalizuar bashkëpunohet dhe ka konkurrencë në disa nivele, dhe kjo del nga segmente të ndryshme të cilat kanë kultura të ndryshme nga pjesë të ndryshme të botës. Ky vend është në Gadishullin Ballkanik, në një nga pjesët më të gjalla të këtij rajoni, ku bëhen përpjekje të mëdha që…
Author: Hamdi Kumanova
Shoping çmenduria në Ramstor Moll në Garage Sale Shikoni se si dukej dita e parë nga çmenduria shoping në Ramstore Mall Dje ka nisur ngjarje më e madhe tradicionale shoping tek ne, Garage Sale në Ramstore Mall. Ditën e parë nga Garage Sale vizitorët kanë pasur mundësi që ta shfrytëzojnë shitjen e vërtetë, shumë lirime dhe të zgjedhin prodhimet e dëshiruara nga asortimenti i madh në të gjitha objektet shitëse në Ramstore Mall. Mundësia për të blerë deri me 70 % lirime, në lokalet e dëshiruara, i detyroi vizitorët që qysh në ditën e hapjes të vinë në Ramstore Mall.…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, prej të cilave pesëdhjetë e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë gjoba për shoferë filestarë dhe dyzet e tre për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë…
Gjatë ditës së djeshme (12.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 302 shoferë, prej të cilëve 35 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse pesë shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Ende është aktiv zjarri në komunën e Sarajit, mbi fshatrat Bukoviç dhe Rahoviç, në anën e malit Osoj. Bëhet fjalë për teren të pakapshëm ku po veprohet me dy helikopterë të Armatës që të shuhet. Ende është aktiv edhe zjarri në Berovë, në Negotinë, Demir Kapi. Po digjet bari i thatë edhe pylli në teren të rëndë të kapshëm. Intervenojnë automjete zjarrfikëse, ndërmarrja komunale dhe pjesëtarë të Odës Pyjore. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se është lokalizuar zjarri në fshatin Divljë, në komunën e Shkupit Petrovec. Nga QMK informojnë se kanë marrë informacione nga Oda Pyjore “Karaxhicë”…
Ne shënojmë një përvjetor domethënës të marrëveshjes që siguroi një të ardhme paqësore dhe ndërtim të mëtejshëm demokratik të Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha bashkësive të saj etnike. Marrëveshja hodhi themelet mbi të cilat ne si qeveri e sapoformuar në vitin 2017 po ndërtojmë shoqërinë tonë të përbashkët – një dhe të barabartë, duke përfshirë respektimin e barabartë të të gjitha identiteteve etnike dhe interesave të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në konferencë “Përtej Ohrit” me rastin e 20 vjetëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të…
Gjatë 24 orëve të kaluara në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e shtetit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishin angazhuar 501 nëpunës të policisë, janë realizuar 197 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 144 automjete. Nga MPB informojnë se në terren janë pjesëtarët e të gjitha njësiteve speciale të policisë: Njësiti Special Antiterrorist “Tigri”, Njësiti për Sistemim të Shpejtë dhe Njësiti i Posaçëm për Përkrahje të cilat me vrull të madh po punojnë në shuarjen e zjarreve. Në kumtesën e sotme MPB-ja përsëri apelon në mënyrë të përpiktë të respektohet ndalesa për lëvizje në vendet…
Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte dhe mbetet një lëvizje dhe një vendim inteligjent në historinë më të re të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur Lordi George Robertson gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lord Robertson gjithashtu gjatë fjalimit të tij ka porositur liderët e vendit se të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit duhet kushtuar vëmendje sistematike me qëllim që të njëjtat të përforcohen dhe suksesi…
Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se zjarri në Saraj mbetet problemi më i madh për momentin. Siç sqaroi ai, edhe pse disa herë është shuajtur i njëjti, herë me helikopterë dhe herë me dorë, sërish ka shpërthyer zjarr. Dyshohet se zjarri është nëntokësor. “Zjarri në komunën e Sarajit është specifik. Edhe pse ne disa herë e shuajmë, sërish shohim flakë zjarri”, tha Angellov në paraqitjen para mediave. Sqaroi, se gjatë ditës së djeshme, zjarri është shuar edhe me dorë, por pasi kanë zbritur nga mali, sërish është parë tym. “Janë lëshuar nga maja e…
Tre dokumente dallohen për rëndësinë e tyre për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit: kushtetuta e parë e 17 nëntorit 1991, të cilën Komisioni Badinter e përcakton si pikën e shpërbërjes sonë zyrtare nga ish-Jugosllavia, pastaj Marrëveshjen e Ohrit e vitit 2001 dhe Marrëveshjen e Prespës e vitit 2018, e cila na lejon të hyjmë në organizata ndërkombëtare me përcaktim të identitetit si për vendin ashtu edhe për popullin maqedonas, tha Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në Konferencën “Pas Ohrit” me rastin e 20 vjetëve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Për Marrëveshjen e Ohrit, komentet jashtë vendit ishin…
MPJ e Maqedonisë iu rekomandon qytetarëve të saj që për shkaqe sigurie të mos udhëtojnë për në Afganistan. “Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë dhe rritjes së intensitetit të veprimeve ushtarake në Republikën Islamike të Afganistanit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu rekomandon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë për në Afganistan dhe nëse për momentin ndodhen në atë vend, të largohen sa më shpejtë, për shkak të sigurisë personale të tyre. Ministria e Punëve të Jashtme iu bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së…
Si t’u shpjegoni atyre që nuk duan të pranojnë një regjistrues në shtëpi se është i sigurt?. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski u përgjigj se është po aq e sigurt sa të hysh në një shitore dhe të blesh ushqime elementare. “Siç është e sigurt të hyrja në shitore për të blerë sende ushqimore elementare. Ne e kemi bërë këtë çdo ditë për gati dy vjet. Është e sigurt si të ecësh kudo, sepse nuk jetojmë më të mbyllur, nuk jemi të izoluar siç ishim në fillim të pandemisë. Shikoni baret, ato janë plot, të mbushura me…

