Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, prej të cilave pesëdhjetë e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tetëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit
nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë gjoba për shoferë filestarë dhe dyzet e tre për automjete
të parkuara në mënyrë jo të rregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


