Ka mbaruar gjykimi për dhënien e pasaportave të falsifikuara. Gjykata dënoi të akuzuarit e mbetur që nuk pranuan faj dhe dëshmuan pafajësinë e tyre në gjykatë. Faruk Buki u dënua me tre vjet burg ndërsa Vesna Kolevska dhe Branislava Shpishiq u dënuan nga një vit me kusht. Të tre janë zyrtarë në Ministrinë e Brendshme. – Advertisements – Krijimi i kërkesës për lëshimin e pasaportave është bërë pa datë të paracaktuar në sistem. Provat materiale vërtetojnë qartë mungesën e dosjeve të personave që janë përdorues të pasaportave që i nënshtrohen kësaj procedure, ndërsa të gjitha dosjet e tjera për të…
Author: Hamdi Kumanova
Me rastin e Kampionatit Evropian EURO 2020 në futboll, në të cilin për herë të parë merr pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme do të dërgojë pesë policë në Bukuresht të Rumanisë, të cilët do të kujdesen për sigurinë e kësaj ngjarje të madhe sportive. Ministria për Punë të Brendshme informon se dërgimi i policëve për të qenë pjesë e shërbimeve të sigurimit të EURO 2020, është pjesë e bashkëpunimit me UEFA-n dhe Policinë e Rumanisë. “Detyra e policëve tanë është që bashkërisht me ekipet policore të Rumanisë, Austrisë dhe Ukrainës të krijojnë kushte…
Nëse vazhdon tentimi i deputetit të partisë “E majta” , Dimitar Apasiev që nëpërmjet diskutimeve të gjata të bllokojë propozim ligjin për nënshtetësi, atëherë opozita shqiptare do të kërkojnë që ligji të shkojë komisionin parlamentare për çështje evropiane. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe deklaroi sot për gazetarët se, shpreson se Apasiev do të “vetëdijesohet” dhe nuk do të vazhdojë me bllokadë të ligjit, por nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të kërkojnë që ligji të shkojë me procedurë të shkurtuar me flamur evropian, shkruan Portalb.mk. “Shpresojmë se në javën e ardhshme do të ketë vazhdimësi të komisionit dhe…
Jemi sot këtu para Komunës së Çairit, që në frymë të agjendës së re mjedisore që e ka shpallë Bashkimi Demokratik për Gjelbërim, ta ndihmojmë kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu, për gjelbërimin e Çairit tonë. Siç e dini tashmë, Çairi është komuna më e gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe prandaj është nominuar për çmimin e madh prestigjioz të ndërkombëtar të OKB-së për komunën më të gjelbër në botë. Si kryetar që për katër vite ka arritur ta gjelbërojë çdo kënd të Çairit tonë, ta eliminojë çdo beton të tepërt dhe ta luftojë betonizimin e Çairit, ne e kemi…
Sport life po i fton të gjithë lojtarët që të përfshihen në aksionin humanitar-” Bëjmë tifo bashkë për Maqedoninë”, për përkrahjen e ndërtimit të qendrës për intervenime të hershme dhe trajtim te fëmijët me autizëm, në Ohër. Për çdo tiketë të paguar në periudhën e garës evropiane në futboll, ku do të luaj edhe reprezentacioni i Maqedonisë, 10 % nga shuma e përgjithshme do të dedikohen si donacion për qendrën për fëmijë me autizëm në Ohër. Gara aktuale evropiane në futboll EURO 2020 e ka tërhequr vëmendjen e krejt opinionit. Reprezentacioni i jonë do të merr pjesë si njëra prej…
Hamdi Nuhiju Rregulli kryesor i leximit mbrapsht të një lajmi është që ta lexosh si të konvenon ty, jo si është në realitet. Fillo me keqkuptime, nxiti keqkuptimet, futu në paragjykime. Rruga më e lehtë për ta arritur këtë gjë është ta lexosh vetëm titullin e një lajmi. A e di pse? Sepse gazetari në anën tjetër të monitorit e di saktë qëllimin tënd në lidhje me lajmin që ai e prodhon. Prandaj edhe e bënë të pamundurën që qysh në titull të lajmit ti ta marrësh vetëm atë që të konvenon. Lexo me nënkuptime! Zhvendosi argumentet e lajmit, përzieji…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2885 teste të kryera janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Kumanovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.507 raste, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, kurse 5.470 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 425 raste aktive me virusin korona, 189 prej të cilëve janë të regjistruar në Shkup, kurse 53 në Kumanovë.…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet, se Qeveria ka rritur taksën ekologjike për gazin. Ai tha se nuk ka një vendim të tillë tani për tani, por njoftoi, se në Qeveri po bëhen analiza dhe se mendohet të rritet taksa, por për derivatet e naftës. Qeveria nuk ka miratuar një vendim të tillë, ende. Por, në interes të publikut, në Qeveri po bëhen analiza gjithëpërfshirëse në pjesën e “Agjendës së Gjelbër” të Qeverisë për transitim të gjelbër, investim në energjinë e ripërtëritshme dhe krijimin e një fondi ekologjik në nivel të Qeverisë për zhvillim…
Më 10.06.2021 në ora 21.40 në rrugën “Kiro Ristevski”, policët e SPB Tetovë kanë arrestuar një 17-vjeçar nga fshati Trebosh, pasi gjatë kontrollit policor, tek ai është gjetur marihuanë. Ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë.
Në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftohet se 20 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes – orën policore. Gjatë ditës paraprake, ndërkohë janë gjobitur 127 persona për mosmbajtjen e pajisjes mbrojtëse në fytyrë – maskën.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price është shprehur se SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. “Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan z. Price në një postim në Twitter. Për çështjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian foli një ditë më parë edhe komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. Ky i fundit, pas Samitit të…
Zëvendësministri i financave, Dragan Kovaçevski theksoi për Click Plus në TV21 se po punohet dhe shqyrtohet seriozisht çështja e çmimit të energjisë elektrike si një energens kryesor që e shfrytëzojnë njerëzit. Kovaçevski tha sa i përket çmimit të energjisë se a do të shtrenjtohet, për këtë vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas tij, në momentin që KRE do ta shpall çmimin e ri, atëherë Qeverisë do të sjell vendim të duhur në raport ku e ka pjesën e saj. “Sa i përket çmimit të energjisë elektrike, atë e vendos KRE, unë nuk dua të hyj tek metodologjia, por secili pjesëmarrës…

