Sot (13.08.2021) në ora 07:00 në Prilep, nëpunës policorë na NJPB Prilep, në bazë të urdhërit gjyqësor, i kanë arrestuar S.J. 47) dhe Q.SH. (50), të dy nga Prilepi për vuajtjen e dënimit me burg.
S.J. është i dënuar me dy vite burg për veprën penale sipas nenit 236 të Kodit Penal për vjedhje të rëndë. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Prilep, kurse Q.SH. është arrestuar për vuajtjen e dënimit me burg në
kohëzgjatje prej një viti për veprën penale sipas nenit 238 të Kodit Penal për veprën e kryer plaçkitje e rëndë dhe ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues- Përmirësues Burgu Manastir.


