Author: Hamdi Kumanova

Më 13.08.2021 në orën 15:30, në magjistralen Ohër-Resnjë pranë fshatit Openic të Ohrit, një automjet “Ford” me targa të Manastirit, drejtuar nga A.R. (28) nga Manastiri, doli nga rruga, thonë nga MPB. Pastaj një bashkudhëtare e mitur nga Manastiri mori lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erzamo”. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga ana e policisë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit na shpien afër BE -së. “Në 20 vjetorin e nësnhkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar përparimin e rëndësishëm të arritur deri më tani në respektimin e saj, inkurajoj nevojën për zbatim të plotë dhe rigjallërim integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe harmonisë ndëretnike, forcimin e marrëdhënieve dhe duke afruar drejt Bashkimit Evropian”, shkroi Meta në Facebook, transmeton REL. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriorut, në dy dekadat e fundit, përveç që u angazhuan për stabilitetin e vendit, kanë qenë…

Lexo më Shumë

Dy dekada më parë, Marrëveshja e Ohrit te shqiptarët krijonte ndjenjë triumfi, dy dekada më pas, përpos se te “pushtetarët e përbetuar”, te të tjerët krijon ndjenjë përbuzjeje, sepse e kanë kuptuar hilenë e 13 gushtit.  Në editorialin e numrit të fundit të Revistës Shenja, kryeredaktori Ismail Sinani shkruan se pyetja e parë thelbësore sot është se çfarë ishte ajo marrëveshje, çfarë duhet të ishte, çfarë është dhe çfarë duhet të jetë në të ardhmen? Pyetja e dytë thelbësore është se çfarë paraqet korniza si emërtim i përbrendësuar i këtij dokumenti, që gjithsesi i ka epitetet për të qenë historik?…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE, thotë se nuk ka pengesa për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Vlerësojnë se problemi qëndron në mosmarrveshjet mes partnerëve kryesorë të koalicionit qeverisës, LSDM-së dhe BDI-së. VMRO DPMNE nuk pret që ndryshimet të përfshijnë rekomandimet e OSBE-ODIHR-së, për të siguruar zgjedhje korrekte e demokratike. Edhe opozita do të publikojë listën e kandidatëve, sapo ajo të marrë dritë jeshile nga Komiteti Qëndror “Problemi qëndron pikërisht në koalicionin qeverisës. Pragu, apo përqindjet që ishin vendosur në propozim ligjin e dorëzuar në Kuvend, vetë qeveria ngriti duart nga ai propozim, e të jejtat nuk janë pjesë e kërkesave të VMRO-DPMNE-së.…

Lexo më Shumë

Për shkak seriozitetit të përkeqësimit të gjendjes në Afganistan, e cila ndryshon nga ora në orë, sot Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani thirri mbledhje urgjente koordinative me organet kompetente udhëheqëse në kuadër të Ministrisë. Për faktin që gjendja në Afganistan në vazhdimësi përkeqësohet, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme është formuar grup punues për ndjekjen e gjendjes, koordinimit të aktiviteteve të lidhura me tërheqjen e qytetarëve tanë në Afganistan, si dhe informimin e vazhdueshëm. Në takim u shqyrtuan informacionet e fundit që vijnë nga Afganistani, me çka u konstatua se ka ende qytetarë tanë që kanë…

Lexo më Shumë

Vala e re Kovid-19 ka detyruar autoritetet që masat shtrënguese t’i vë në funksion nga java e ardhshme për parandalimin e përhapjes së infektimeve. Këto masa parashohin disa kufizime që në një farë aspekti qytetarët obligohen për tu vaksinuar. Nga java e ardhshme do të ndalohet hyrja e të pavaksinuarve nëpër objektet gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i variantit…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se nuk ka një vendim nga Ministria e Arsimit se cili nga tre skenarët e paralajmëruar do të zbatohet në fillimin e vitit të ri shkollor, shkollat tashmë po kryejnë përgatitjet për tre skenarët e miratuar nga Qeveria. Bahet fjalë për tre metodat; shkolla plotësisht të hapura, nga klasa e pare e deri në të katërt me prezencë të tjerët online si dhe skenari i fundit një javë mësim në shkollë një javë nga distanca. Alsat vizitoi shkollën fillore “Bajram Shabani” në fshatit Kondovë të komunës së Sarajit, ku kryhej dezinfektimi dhe pastrami i objektit. Vendimi i prerë do…

Lexo më Shumë

Temperaturat e larta ngjallin nevojën për më shumë freski dhe kjo ka bërë që gjatë 40 ditëve të fundit sasia e shfrytëzuar e ujit të pijshëm në bazë ditore në Shkup të jetë për 30 mijë kub më shumë se gjatë periudhës janar-prill. “Duhet të keni kujdes me përdorimin e ujit, ose më saktë, me shpërdorimin e tij. Nga “ Ujësjellës dhe Kanalizime apelojnë që të tregoheni sa më shumë të kujdesshëm, sepse sa më shumë të shpërdoroni ujin e pijshëm, aq më pak do të keni për të pirë” Në Rashçe rezerva uji ka edhe nëse për dy…

Lexo më Shumë

Sot dua të shprehë një falenderim të veçantë për njërin nga miqtë tanë, NESIM ALIU , zjarrëfikës profesional pranë Brigadës për mbrojtje nga zjarret në kuadër të Qytetit të Shkupit. Një hero i vërtetë në mesin e shumë heronjëve të tjerë të cilët këto ditë po luftojnë me të gjitha forcat kundër zjarreve që kanë kapluar vendin. Nesimi ditë më parë e privoi veten nga të gëzuarit e plotë dhe të qëndruarit pranë familjes pikërisht në ditën kur i lindi fëmijë, kështu duke i dhënë përparësi punës, shpëtimit të më shumë jetëve dhe pronave në rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës.…

Lexo më Shumë

Qeveria me çdo kusht me një flamur evropian dëshiron të miratojë Ligjin për Marihuanën në Kuvend, tha sot zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski. Ai thotë se propozuar vetëm pak ditë më parë nga Qeveria nga Venko Filipçe, si ministër i Ministrisë së Shëndetësisë. “Sipas asnjë kapitulli, asnjë kriter dhe interes të familjes evropiane dhe BE -së, ky ligj për marihuanën ose kanabisin nuk mund të miratohet me flamur evropian”, tha Arsovski./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Tre zjarre janë aktive në të gjithë vendin, edhe atë në afërsi të fshatit Raoviq dhe fshatit Bukoviq pranë Sarajit, pastaj në mes fshatrave Barov dhe Veshje në komunën e Demir Kapisë dhe fshatit Melniçani i Epërm në Dibër. Zëdhënësja e Qendrës për Menaxhimin e Krizave Nadica Vçkova në konferencën për shtyp në mëngjes theksoi se deri më tani nuk ka informacion se ndonjë nga zjarret paraqet rrezik për fshatrat dhe objektet. Zjarri pranë Sarajit këtë mëngjes tenton të ndizet dhe përhapet nga fshati Bukoviq në fshatin Çajlane dhe Matkës. Rreth 50 pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe…

Lexo më Shumë

Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Xhorxh Robertson sot ka vizituar Haraçinën. Në kuadër të vizitës që vjen në vigjilje të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Robertson ka vizituar varrezat e dëshmorëve. Është takuar edhe me qytetarë, kurse si shenjë kujtimi iu bë dhuratë edhe një pllakatë me simbolin e shqiponjës./TV21

Lexo më Shumë