Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në institucionet shëndetësore në Tetovë ka pasur fluks të madh të pacientëve me Covid-19, ndërkaq shtojnë se po punohet për riorganizim të sistemit me qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë pacientëve. “Kolegëve nga Tetova po u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit. Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin e fshatit Leshok, ndërsa nëse është e nevojshme, pacientët do të akomodohen në spitale të tjera në afërsi në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për vendosej e masave lokale…
Author: Hamdi Kumanova
Deri më tani NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” pothuajse kanë shpenzuar të gjitha mjetet e ndara nga Qeveria, andaj kërkojnë që buxheti i tyre të rritet. Drejtori Bekim Memeti është shprehur se mjetet shtesë të Qeverisë për NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, do të kontribojnë në sigurinë e rrugëve të vendit. Deri më tani NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, me mbi 400 të puntorë, po pastrojnë çdo cep të autostradave të vendit, edhe atë me të gjitha kapacitetet dhe paisjet më moderne. Drejtori Memeti thotë se për sigurinë e qytetarëve të vendit, ai dhe ekipet e tij…
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Numri i rasteve aktive tashmë ka shkuar në 5.043, pas diagnostikimit të 792 rasteve të reja gjatë ditës së djeshme. Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, gjendja më kritike është në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë, ku po mbushen repartet infektive. Analizë e bërë një javë më parë tregoi se deri në 40 për qind e të shtruarve në spital në atë kohë kanë dhënë të dhëna epidemiologjike se kanë qenë një ndonjë aheng. Filipçe nuk është optimist për atë që na pret në javët e ardhshme. “Nëse…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orls 21:30, në afërsi të fabrikës “7 nëntori” në Gjevgjeli është arrestuar 63-vjeçari K.S. nga Velesi. Policia gjatë kontrollit, në makinën e tipit “Ford Galaxy” ka kapur shtatë emigrantë nga Kuba. “Kundër K.S. do të parashtrohet padi penale, ndërsa emigrnatët do të vendosen në Qendrën për Transit “Vinojug” në Gjevgjeli”, shtojnë nga MPB.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë javës së kaluar, gjithsej 49.569 doza të para të vaksinave u aplikuan në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga atje thonë se ka një interes të shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët. Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa vaksinimi në terren është duke u zhvilluar. “Gjithsej 586.384 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren deri në ditën e djeshme. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe dje e morën 13.950 qytetarë, ndërsa dozën e dytë, gjithsej 8.636 qytetarë. Gjithsej…
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka ngritur kallëzime penale ndaj dy shtetasve të Shqipërisë për zjarrvënie në rajonin e Dibrës, përcjell INA. Prokuroria Publike në Dibër ka ngritur kallëzime penale ndaj shtetasve shqiptar L.E, 32 vjeç dhe E.C, 31, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “zjarrvënie në male”. Për ta thuhet se ata dyshohen për zjarret që shpërthyen më 13 gusht të këtij viti.
Një person u lëndua rëndë dhe dy persona të tjerë morën lëndime të lehta, në aksidentin rrugor në ora 04:30 të mëngjesit në autostradën Veles – Shkup në qarkoren Hipodrom, për shkak të së cilës komunikacioni është ndërprerë. Prej Ministrisë së Punëve të Brendshme informuan për MIA-n se në mëngjes në orën 04:30 në autostradën Veles – Shkup, në qarkoren Hipodrom, një automjet pasagjerësh “Honda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I (65) nga Shkupi, është përmbysur në rrugë. Në aksident M.I ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjere e vogël dhe N.I (52) kanë pësuar lëndime…
Mëngjesin e sotëm dy helikopterë, të cilët po furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Gorno Melniçani, afër komunës së Qendër Zhupës, transmeton Alsat Zjarri, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, sot u riaktivizua pas erës që ka fryer, veçanërisht gjatë natës. “Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga zjarrfikësja në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, si dhe nga dega e “Pyjeve Kombëtare” si punonjës të komunës”, tha Xhetan Miftaroski , komandant…
Vetëm në Kratovë, Krushevë dhe Bogdanci nuk ka raste aktive me coronavirus sipas statistikave të fundit. Pas tyre janë Demir Hisar dhe Dojran dhe Makedonska Kamenica me nga një rast aktiv. Për momentin, më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, ku janë regjistruar dy të tretat e rasteve aktive në të gjithë vendin. Në Shkup ka 1.677 raste aktive, Tetova – 1.079 dhe Gostivari – 688. Raportohet se gjithsej 5.043 raste janë aktive. Numri i përgjithshëm itë diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 161.359, numri i pacientëve të shëruar është 150.774, dhe…
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të votuesve për kandidimin në zgjedhjet lokale fillon nesër (16 gusht) sipas Programit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe përfundon më 30 gusht në mesnatë. Disa grupe qytetarësh njoftuan mbledhjen e nënshkrimeve për pjesëmarrje me listat e tyre në zgjedhjet lokale dhe ato tashmë janë të njohura për publikun. Nënshkrimet mblidhen para zyrtarëve të KSHZ -së dhe para një noteri kompetent në një formë të përcaktuar nga Komisioni në periudhën prej orës 8:00 deri në 30 gusht në mesnatë https://drive.google.com/file/d/1vNFOczSxrazZWN_4JPA5RjbEXHB11RjM/view Paraqitësi i listës përcakton se para cilit notarë mblidhen nënshkrimet publike dhe informon KSHZ -në, e…
Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi në fazën përfundimtare të projektit “Shoqëria Digjitale 2021” në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike u mbështet nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike YTB-ja. Gjatë këtij evinimenti u vizituan edhe disa organizata që realizojnë aktivitete hulumtuese – shkencore si ILEM, fondacioni ISAR dhe Shkolla e Mendimit Klasik. Në kuadër të këtij projekti një vjeçar u zhvilluan: 1. Ligjerata nga psikolog të njohur vendor dhe ndërkombëtarë në lidhje me problemet, sfidat dhe mundësitë që i ofron Shoqëria Digjitale. 2. Përgatitja e një Raporti Hulumtues Shkencorë për grupmoshat e reja 18-25 në lidhje…
Vendimtare për suksesin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ishte se ata që e nënshkruan atë nuk kishin ndërmend ta pengonin realizimin e saj, thotë Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në një intervistë për DW. “E vështirë me të, edhe më e vështirë pa të”, ishte fraza që shoqëroi Marrëveshjen e Ohrit dhe përmendet madje edhe pas 20 vjetësh Për maqedonasit, përmbajtja e marrëveshjes dhe të drejtat që marrin shqiptarët nuk ishin aq të diskutueshme, sa mënyra se si u arrit. Sipas mendimit tim, kjo është arsyeja kryesore pse marrëveshja kurrë nuk mori mbështetjen e shumicës mes maqedonasve dhe kjo është…

