Deri më tani NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” pothuajse kanë shpenzuar të gjitha mjetet e ndara nga Qeveria, andaj kërkojnë që buxheti i tyre të rritet.
Drejtori Bekim Memeti është shprehur se mjetet shtesë të Qeverisë për NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, do të kontribojnë në sigurinë e rrugëve të vendit.
Deri më tani NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, me mbi 400 të puntorë, po pastrojnë çdo cep të autostradave të vendit, edhe atë me të gjitha kapacitetet dhe paisjet më moderne.
Drejtori Memeti thotë se për sigurinë e qytetarëve të vendit, ai dhe ekipet e tij do të jenë të angazhuar 24 orë të javës.




