Gjatë mbëmjes së kaluar (14/15.08.2021) në periudhën nga ora 22:00 deri më ora 05:00, Sektori për Çëhtje të Komunikacionot pranë DSP-së me angazhimin e nëpunësve policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Sektorët e Punëve të Brendshme në Shkup, Veles, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilës janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Prej tyre, për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit janë sanksionuar 78 shoferë, kurse janë shqiptuar gjoba…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.L. (37) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhim, mbajtje dhe trafikim ilegal të armëve ose eksplozivë”. Më 14 shkurt 2020, oficerët e policisë me urdhër të gjykatës kontrolluan shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit të raportuar në Tetovë, ku gjetën dhe konfiskuan një pushkë ajri, plumba, një granatë dore, marihuanë dhe një peshore dixhitale, kafeinë.
Më datën 14.08.2021 SPB Ohër- Njësia e Punëve të Brendshme Dibër deri te Prokuroria Themelore Publike Dibër parashtroi fletëdenoncim penal kundër L.E. (32) dhe E.C. (31) të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 227 të Kodit Penal. Të denoncuarit dyshohen e kanë shkaktuar zjarr në pyll për të cilin është denoncuar se ka ndodhur më datën 13.08.2021 në rajonin e Dibrës.
Në 24 orët e fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datë 14.08.2021 deri më sot (15.08.2021) në ora 07:00 në aktivitetet për shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së kanë qenë të angazhuar 641 nëpunës policorë, duke i përfshirë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë, poashtu janë realizuar 206 moto-patrulla dhe dhe janë shfrytëzuar 162 automjete. Në 24 orët e fundit është parashtruar një kallëzim penal nga ana e SPB Ohër- NJPB Dibër deri te PTHP Dibër, në lidhje me zjarrin i cili ka shpërthyer më datën 13.08.2021 në rajonin…
Infektologu Fadil Cana ka kritikuar edhe disa nga masat të cilat do të nisin zbatimin nga dita e hënë. Ai tha se, është diskriminuese që personat të cilët kanë kaluar virusin korona e nuk janë të vaksinuar të jenë të kufizuar në lëvizje ose lëvizja e lirë e tyre të vlej vetëm 45 ditë pas shërimit nga Covid 19. Siç vlerëson infektologu Fadil Cana, transmetues të virusit janë edhe të vaksinuarit me dy doza. – Advertisements – Tash për tash, personat të cilët e kanë kaluar Covidin nuk kemi raste që janë rikthyer. Dhe, nëse duhet të jetë e privilegjuar…
Kryeministri Zoran Zaev gjatë gjatë vizitës së tij të sotme në punimet e rrugës Krivogashtani -Zhitoshe ka komentuar situatën aktuale me pandmeinë, transmeton Alsat. Zaev tha se nesër do të mblidhet Shtabi koordinues ku do të shqyrtohen të gjitha aspektet dhe sugjerimet. “Çdokush ka të drejtë të vendos a do të vaksinohet apo jo, por shteti duhet të mbajë llogari për shëndetin kolektiv. Nëse unë nuk e pranoj vaksinën dhe hyj në një vend me mbi 30 persona, rrezikoj të gjithë 29 persona që të infektohen nga unë. Këtu është shqetësimi i shtetit për shëndetin kolektiv”, tha Zaev.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Alush Kamberi, përmes profilit të tij në Facebook. “Gazetaria në vendin tonë dhe më gjërë në themelet e saj gjithmonë do të mbajë kontributin e jashtëzakonshëm të Alush Kamberit. Ngushëllime më të thella familjes, miqëve dhe të gjithëve që e njohën. U prehtë në paqe shpirti i tij!” ka shkruar Ahmeti.
Gjatë ditës së djeshme (14.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 319 shoferë, prej të cilëve 52 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 109 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 210 shoferë jashtë vendeve…
Sezoni turistik në Ohër dhe Strugë ka sjellë shumë punë për shpëtimtarët malorë. Shërbimi i Shpëtimit Malor, i cili vepron në kuadër të Kryqit të Kuq në Ohër, ka pasur disa ndërhyrje për të shpëtuar njerëzit e lënduar që nga fillimi i verës. Midis tyre janë katër aksidente me të ashtuquajturin Automjete ATV. Lëvizja në male është gjithnjë e më tërheqëse, veçanërisht për mysafirët e huaj. E gjithë kjo kërkon mbështetje dhe logjistikë të duhur. Të huajt së pari pyesin se kush do të vijë tek unë nëse ngjitem në majën e Magaro dhe e thyej këmbën? Kjo është pyetja…
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut pritet të mbajnë mbledhjen e përbashkët në shtator të këtij viti, në të cilën synohet nënshkrimi i marrëveshjeve që përfshijnë pothuajse të gjithë sektorët. Kështu deklaron zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në shtetin fqinj, Fatmir Bytyqi, sipas së cilit, përgatitjet për këtë mbledhje janë në fazën finale. Bytyqi flet edhe për iniciativën “Open Ballkan”, masat shtrënguese si pasojë e pandemisë dhe reagimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rimëkëmbjen ekonomike. Ai thotë se në mbledhjen e përbashkët të qeverive do të tregojnë qartë se çfarë do të thotë fryma e bashkëpunimit…
Më 14.08.2021 në orën 19:05, në SPB Ohër, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore paraqiti se një person ka vdekur në plazh pranë një kompleksi hoteliere në Ohër. Gjatë inspektimit u arrit në përfundimin se bëhet fjalë për S.N. (71) nga Shkupi. Vdekjen pa gjurmë dhune e ka konfirmuar mjeku nga Shërbimi Emergjent Mjekësor, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
Edhe përkundër rritjes së rasteve të reja të të infektuarve, Enti për Statistika për momentin nuk planifikon që vaksinimin e regjistruesve të terrenit ta bëjë të detyrueshëm. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se këtë nuk mund ta bëjnë sepse edhe Kushtetuta edhe ligjet aktuale nuk i obligojnë qytetarët të marrin vaksinën. Ai shton se në pyetësorin për pranimin e regjistruesve vetëm parashtrojnë pyetje nëse regjistruese është i vaksinuar dhe a do dëshironte të vaksinohet. Selami thonë se edhe pa vaksinuar, regjistruesit mund të kryejnë në mënyrë të sigurt punën e tyre, duke respektuar protokollet anti-covid. Varësisht situatës epidemiologjike, autoritetet kishin premtuar…

