Në 24 orët e fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datë 14.08.2021 deri më sot (15.08.2021) në ora 07:00 në aktivitetet për shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së kanë qenë të angazhuar 641 nëpunës policorë, duke i përfshirë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë, poashtu janë realizuar 206 moto-patrulla dhe dhe janë shfrytëzuar 162 automjete.
Në 24 orët e fundit është parashtruar një kallëzim penal nga ana e SPB Ohër- NJPB Dibër deri te PTHP Dibër, në lidhje me zjarrin i cili ka shpërthyer më datën 13.08.2021 në rajonin e Dibrës, kundër dy shtetasve shqiptarë, L.E. (32) dhe E.C. (31), nën ekzistimin e dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “zjarrvënie në pyll”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 227 të Kodit Penal.
MPB-ja apelon në mënyrë të rreptë të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, mexhave, kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr.
Është e domosdoshme syçeltësi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



