Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska nuk parasheh ndryshime në funksionimin e çerdheve nga muaji shtator ,pavarësisht numrit të lartë të të prekurve me Covid 19. Sipas Shahpaskës, edhe numri i fëmijëve në grupe do të mbetet i njëjtë madje edhe protokollet për mbrojtje nga virusi. “Në grupet e çerdheve deri në dy vjet, numri i fëmijëve është 15, dhe në grupet nga dy deri në gjashtë vjet është 20. Sipas situatës epidemiologjike, ne do të krijojmë protokollet, domethënë do të marrim masa për të zvogëluar numrat. Për shkak të pushimeve verore, vetëm rreth 8,300 fëmijë janë të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor sot te Pikë Pagesa “Gllumovë” vazhduan me aksionin edukativo-parandalues “VOZIT I ÇLODHUR!’’. Qëllimi i fushatës është ti rikujtojnë shoferët për ndikimin e lodhjes, për pasojat e aksidenteve në trafik si pasojë e lodhjes dhe të nxiten të bëjnë sa më shumë pauza, të konsumojnë më shumë lëngje, të udhëtojnë të çlodhur dhe pasi të kenë fjetur dhe të ndalin automjetin e tyre menjëherë pasi të ndjejnë shenjat e para të lodhjes. Përveç shpejtësisë së madhe dhe alkoolit, lodhja është njëra nga arsyet kryesore për shkaktimin e aksidenteve…
Muaj shumë i nxehtë deri ekstremisht i nxehtë është vlerësim i përgjithshëm për korrikun që karakterizohet me temperatura të larta në ajër dhe sasi të ulëta të reshjeve, ka bërë të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperaturë më e lartë mesatare është regjistruar në Gjevgjeli prej 29,1 gradë, më e ulët në Lazaropole 17,5. Në Strumicë, Shkup dhe Shtip janë matur 27 gradë, në Tetovë dhe Manastir 25, në Prilep 24, Ohër dhe Kriva Pallankë 23, në Berovë 21 dhe në Mavrovë 19 gradë. Sipas DPHM-së, krahasuar me vlerat mesatare për muajin korrik për periudhën prej vitit 1981-2010 temperaturat…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve të pranishëm në protestat që po mbahen kundër masave të reja anti-kovid. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar dhe kategori kushtetuese, por kur abuzimi me këto të drejta rrezikon sigurinë dhe jetën e të tjerëve, në këtë rast gazetarëve, kërkojmë reagim të menjëhershëm parandalues të institucioneve. Gjuha e urrejtjes kundër një grupi të caktuar mund të nxisë dhunën nga urrejtja, për të cilën kodi penal parashikon dënime më të mëdha me burg.…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.480 testime për coronavirus, ndërsa 296 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Prej tyre në Shkup -143, Gostivar – 60, Kërçovë – 23, Strumicë – 11, Shtip – 10, Tetovë – 9, Kumanovë – 8, Strugë – 6, Ohër – 5, Prilep, Radovish dhe Dibër – nga 3, Manastir, Koçan, Negotino dhe Probishtip – nga 2, Veles, Kavadar, Vinicë dhe Kratovë – nga 1. MSH informon se kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 109 pacientë të…
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut reagon me shqetësim ndaj deklaratave dhe mesazheve të dërguara gjatë protestave të djeshme kundër vaksinimit dhe masave për mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, njofton Portalb.mk. “Komiteti gjithmonë mbështet të drejtën për të protestuar dhe shprehjen e lirë të mendimit, por në të njëjtën kohë, gjithmonë duhet të ketë edhe vetëdije se qytetarët, përveç të drejtave të garantuara me kushtetutë, kanë edhe detyra të rregulluara me kushtetutë. Në këtë drejtim, përkujtojmë nenin 39 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit qytetari ka të drejtë dhe detyrë ta mbrojë dhe…
Zjarret që shpërthyen në javët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shuar përpos një vatre të zjarrit që ka shpërthyer në fshatrat Rahoviq dhe Bukoviq në Komunën e Sarajit, në afërsi të Shkupit. Megjithatë, autoritetet thonë se po ndjekin nga afër situatën pasi ka rrezik që disa vatra zjarri të riaktivizohen. Drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, Juliana Nikollova, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas shkuarjes së zjarreve, ekipet e specializuara të kësaj ndërmarrjeje, kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve. “Pas përfundimit të shkuarjes së zjarreve, ekipet tona dalin në terren dhe konstatojnë…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka marrë letrën nga Komiteti për imunizim, në të cilën rekomandohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19, për personat që janë imunodeficient. Ministri Venko Filipçe tha se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga kjo javë. Ai dhe se vaksinat janë të sigurta dhe se nga më tepër se një milion të aplikuara, nuk ka komplikime serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Rekomandimi nga Komiteti për imunizim për dozën e tretë të vaksinës është për personat që janë me imunitet të komprometuar. Kjo bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore në SHBA. Rekomandimi ka…
Gjatë ditës së djeshme policia e Tetovës ka privuar nga liria personin A.A. nga Kamjani i Tetovës, për arsye se më herët kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 44-vjeçare dhe kishte treguar sjellje agresive ndaj fëmijëve të tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate.
Në një lajm ekskluziv për portalin Almakos marrim vesh nga burime të brendshme nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut se të mërkurën e kaluar është dëbuar përsëri një diplomat i lartë rus. Bëhet fjalë për zëvëndës atasheun ushtarak A.Sh., i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike. Para ca kohësh , portali Almakos ka raportuar se nga Maqedonia e Veriut u patë dëbuar përsëri një diplomat tjetër rus për veprimtari dhe veprime të pahijshme diplomatike. Lufta diplomatike që Rusia po mundohet ta shtrijë në Maqedoninë e Veriut është ashpërsuar sidomos pas anëtarësimit të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet zvoglimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,54 % në raport me vendimin e datës 09.08.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i ЕURODIZELIT (D-Е V) zvoglohen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon respektivisht ngelën në nivelin e njejtë, siç është përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse…
Shtabi kryesor koordinues i krizës sot ka mbajtur mbledhje e cila është udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Është diskutuar për gjendjen epidemiologjike me Covid-19 dhe për procesin e vaksinimit. Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancën e sotme është vlerësuar se janë krijuar kushtet që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë me prani fizike të nxënëse, përveç për përjashtime të caktuara, të cilat do të theksohen në mënyrë strikte në Vendimin i cili do të sillet nesër në seancë qeveritare. Në mbledhje, siç njoftojnë nga Qeveria, është vendosur për këtë mënyrë të mbarëvajtjes së procesit…

