Author: Hamdi Kumanova

Sipas të dhënave të Këshillit Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor (KRSKRR) në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2020, numër më të lartë të viktimave në rrugë kishte në vitin 2013. Ndërsa numri më i ulët ishte në vitin 2020. Kjo, sipas KRSKRR-së, do të thotë se siguria e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut po përmirësohet. Sipas të dhënave të Këshillit, vitin e kaluar 125 persona vdiqën në aksidente komunikacioni në vend.

Lexo më Shumë

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka dhënë urdhër urgjent që gazetarëve të mos u ndalohet të mbajnë celularët e tyre në seancat e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo e konfirmoi këtë sot për media, duke shpjeguar se ishte gjithashtu e befasuar kur kuptoi se mbajtja e celularëve në seanca është e ndaluar. Do të punojë në maksimum për të rritur transparencën e këtij institucioni gjyqësor. “Është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese është e mbyllur maksimalisht dhe se vitet e fundit ajo është mbyllur, në vend që të hapet për qytetarët. Kur kuptova që gazetarët nuk lejoheshin…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, thotë se ajo nuk ndikohet nga asnjë politikan, në lidhje me vendimet që i merr në lëndët që i udhëheq. Duke komentuar kritikat e OBRM-PDUKM-së, se ajo është emëruar kryetare e Gjykatës Kushtetuese për shkak të dënimeve që i solli për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, Kacarska tha se këto akuza atë nuk e shqetësojnë, pasi i quajti të pavërteta, ndërsa tha i shqetësojnë nënën dhe vajzën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kritika që nuk është e bazuar në fakte, nuk më prekin mua. A edhe pas 34 vjet përvojë pune si…

Lexo më Shumë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, pak para takimit Kosovë-Serbi në Bruksel, ka thënë se e di që dialogu nuk është i lehtë, por e ka parë si të domosdoshëm për të ardhmen e dy vendeve. “Sot bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun, do të organizojmë një takim të ri të nivelit të lartë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në të njëjtën kohë kur BE-ja takohet me presidentin amerikan Joe Biden. Është kënaqësi të pres në Bruksel, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq…

Lexo më Shumë

Policia dje arrestoi dy persona për shkak se, sipas informacionit fillestar, 890 rrënjë kanabisi u gjetën në fusha në zonën e Ohrit. Ministria e Brendshme për AIM konfirmon se gjatë ditë së djeshme është kryer kontrolle nga Departamenti për Krim të Rëndë dhe të Organizuar dhe SPB Ohër. Ka pasur gjithashtu kërkime në disa vende, ndërsa për më shumë detaje policia do të njoftojë gjatë ditës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Karposhit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Çuçer Sandevës. Në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “France Preshern” në komunën Karposh. Nga ora 08:30 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Bansko”, një pjesë e rrugës “Kratovska”, një pjesë e rrugës “Rilski Kongres” prej nr.50 deri në nr.57, ndërsa prej orës 08:00 deri në 17:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Petar…

Lexo më Shumë

Nuk ka asnjë plan B, asnjë alternativë për BE-në, vetë anëtarësimi në BE do të thotë evropianizimi i Maqedonisë së Veriut, ne nuk duam të jemi anëtarë vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, ne duam të jemi anëtarë për shkak të evropianizimit të vend që do të ndodhë përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe për të sjellë Evropën në Maqedoninë e Veriut, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AIM. Kryeministri thekson se ai dëshiron që të mos ketë veto nga Sofja më 22 qershor, domethënë Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së të marrë vendim për…

Lexo më Shumë

Heqja e plotë e orës policore nga nesër dhe i kufizimit të maksimum 100 të ftuarve në dasma dhe festime, si dhe leja për të organizuar ngjarje, koncerte dhe ahengje në klube dhe bare vetëm në ambient të hapur, me kapacitet deri në maksimum 50 për qind të objektit dhe jo më shumë se 1000 njerëz, janë rekomandimet e reja të miratuara dje nga Komisioni për sëmundjet infektive dhe të pranuara nga Shtabi kryesor koordinues i krizave të Covid-19 dhe pritet sot të miratohen në seancë nga Qeveria. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe lejon…

Lexo më Shumë

Çështjet politike lidhur me kodin zgjedhor mbeten pa zgjidhje. Marrëveshje mes partive për momentin nuk ka. Ministria e Drejtësisë njofton se këtë javë do të ketë përpjekje për marrëveshje eventuale. Nëse nuk arrihet konsensus lidhur me çështjet e hapura, në zgjedhjet lokale në vjeshtë do të shkohet me modelin aktual zgjedhor, edhe krahas përpjekjeve deklarative të partive, qytetarët të mund të votojnë në lista të hapura. “Nëse kjo periudhë, këto disa ditë, nuk arrijmë një marrëveshje për të ndryshuar modelin zgjedhor, në modelin e zgjedhjeve lokale, lista të hapura të kandidatëve dhe zgjedhje të kryetarëve të komunave ndryshe nga ato…

Lexo më Shumë

“Vetëm ne, GERB, mund ta përfundojmë këtë punë – edhe të mos jetë në dëm të Bullgarisë, edhe t’u lëshojmë udhë vëllezërve tanë”, rekomandoi para zgjedhjeve Borisov, në ditëlindjen e tij. Dëshirë për t’u zhbllokuar rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut apo tentativë e shkathët parazgjedhore për ta rekomanduar GERB si partinë e vetme evropiane që mund të jetë motor tërheqës për shoqërinë bullgare dhe rrugën integruese të Maqedonisë? Këto çështje i imponuan deklaratat e ish kryeministrit bullgar dhe liderit të GERB, Bojko Borisov, që i dha në takimin e djeshëm me përfaqësues të forumit rinor partiak dhe kandidatëve të…

Lexo më Shumë

Me rishikimin Qeveria ka dyfishuar buxhetin e saj, me të cilin planifikon ta ketë në dispozicion këtë vit. Me ri-planifikimin e arkës së shtetit, buxheti i Qeverisë do të arrijë në 233 milion euro, ose gati 120 milion më shumë se buxheti fillestar. Investimet kapitale, të cilat janë rritur me 26.9 për qind, ose me 107 milion euro, nuk do të realizohen përmes ndërtimit të rrugëve të reja dhe ndërtimit të objekteve të reja, por përmes programit qeveritar për: Qeveria Skema kreditore garantuese përmes Bankës Zhvillimore në periudhën prill- tetor Kredi deri 0% përmes Bankës Zhvillimore për sektorët më të…

Lexo më Shumë