Fatkeqësitë në komunikacion janë problem serioz shoqëror i të gjitha shoqërive moderne, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dinamika e jetesës dhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve dhe numrit të automjeteve kontribuojnë në rritjen e numrit të personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi komunikacioni në nivel botëror. Sipas statistikës së OBSH-së, çdo vit në botë rreth 1.3 milion persona humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni, ndërsa rreth 50 milion janë të lënduar në fatkeqësi komunikacioni. Gjendjet me sigurinë në komunikacionin rrugor në RMV për periudhën 2010-2020 (Viti 2013 – Më së shumti viktima në rrugë, ndërsa…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (15.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 319 vozitës, 44 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë. Janë shqiptuar edhe 41 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, derisa 24 gjoba zyrtarët policorë ua kanë shqiptuar motoçiklistëve. Janë regjistruar edhe 17 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 16 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 94 gjoba për parkim të parregullt.
Sondazhi më i ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon shqetësime mbi shpejtësinë e aderimit në Bashkimin Evropian dhe numëron papunësinë dhe KOVID-19/qasjen në vaksina si dy shqetësimet më të mëdha të vendit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu shprehin dеkurajim dhe zhgënjim me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit lokal në pritje të zgjedhjeve që do të mbahen gjatë kësaj vjeshte. Sondazhi tregon që procesi i aderimit në Bashkimin Evropian gëzon përkrahjen e 79% të publikut. Megjithatë, të anketuarit të cilët mendojnë që Maqedonia e Veriut është…
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e vendit se sot përfundon thirrja publike për lëshimin e një vërtetim-vauçerë për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore në familje nuk e kalon shumën neto prej 30.000 denarë. Thirrja publike është shpallur më 8 qershor dhe afati i fundit i aplikimit është 30 qershor. Ndryshe deri më tani janë dorëuar më shumë se 2.600 aplikime në Ministrinë e Ekonomiëse.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka bërë të ditur se sot 4.471 punonjës në këtë Ministri, të cilët kanë kryer mbi 150 orë punë jashtë orarit gjatë vitit 2020, do tu paguhet paga bonus në një vlerë neto individuale prej 27.182 denarë. “Për këtë qëllim, nga buxheti i Ministrisë së Brendshme, ne kemi ndarë 121.530.722 denarë, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën totale bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor 2020. Kjo është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të Ministrisë së Brendshme për të ngritur statusin shoqëror të të policisë, përveç përmirësimit…
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë. Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre…
Kompanitë ndërtimore vitin e kaluar kanë punuar në 2.385 objekte, ndërsa kanë përfunduar gjithsej 2.335 banesa në hapësirë prej 152.825 metra katror. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, gjatë vitit 2020, vlera që kanë ndërtuar subjektet juridike që merren me ndërtimtari është 32.718.450 denarë. Më së shumti është ndërtuar në Shkup, më pas në jug-perëndim dhe në rajonin e Pellagonisë, ndërsa mesatarja e banesave të ndërtuar kap 65.5 m2. Gjatë vitit të kaluar individualisht janë ndërtuar 1.617 banesa dhe ka pasur 1.742 banesa me 220.282 m2, ndërsa pronarët individual kanë ndërtuar punë ndërtimore në vlerë prej 7.740.488 mijë…
Nga viti 2004 deri më tani faktet në teren tregojnë se nga ana e komunave sidomos atyre ku kryetar ka qenë shqiptarë nuk është themeluar asnjë institucion lokal Shkruan: Afet Jashari Tani që veç kanë filluar bisedimet nëpër partitë politike se kush dhe cilët do të jenë kandidatë të mundshëm për kryetar komunash, askush nuk flet për kapacitetet me kuadër dhe aspektin financiar të njësive lokale, sidomos të atyre shqiptare. Nëse e analizojmë procesin prej kur ka filluar decentralizimi dhe formimi i komunave të reja, te njësitë lokale ku kryetarët kanë qenë shqiptarë, nuk është formuar asnjë institucion lokal i…
Kryeministri Zaev thotë se në këtë mënyrë vendi dëshmon përpjekjet për përdorimin e energjisë së gjelbër. “Edhe me këtë rritje të çmimit të dizelit për shkak të taksës ekologjike, jo për shkak të rritjes së akcizës, , ne mbetemi me çmimet më të ulëta në rajon. Dërgojmë mesazh të qartë për orientim të Qeverisë drejt Agjendës së Gjelbër”, deklaroi Zaev. Njofton edhe për një ulje të përkohshme të TVSH-së për energjisë elektrike, nga 18 në 5% nga 1 korriku me kohëzgjatje një vit. Nga 1 korriku 2022 TVSH-ja do rritet në 10%, që në vitin 2023 sërish TVSH-ja për energjinë…
Gjykata Themelore Penale në Shkup dënoi sot aktoren Silvija Stojanovska me tre vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në kontrabandën ndërkombëtare të 700 kilogramëve kokainë. Ndërsa bashkëshorti i saj Vojislav Budisavjevic u dënua 7 vjet burg. Dënimet janë në shkallë të parë dhe të pavlefshme, të dënuarit kanë të drejtë ankese. Pas më shumë se një viti në paraburgim dhe arrest shtëpiak, sot, siç tha zëdhënësi i Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, gjykata liroi Stojanovska nga paraburgimi. Ajo do të mbrohet në liri, por pasaporta e saj dhe detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë mbeten në…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar ashpër “diskualifikimet” dhe “sjelljen e pahijshme” të kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko ndaj gazetares së TV Alfa dhe gazetarëve prezent në konferencën për media gjatë ditës së djeshme për temën e ndërtimeve pa leje në Komunën e Strugës, transmeton Portalb.mk. “Potencojmë se personalitetet publike, veçanërisht funksionarët e zgjedhur janë të nënshtruar ndaj kritikës publike dhe atë duhet ta pranojnë si pjesë të punës së tre dhe duhet të përmbahen nga deklarata të cilat në çfarë do lloj mënyre mund të kuptohen si etiketim i gazetarëve, pasi ajo nuk është në frymën…
Bursat e paralajmëruara nga dikasteri i Arsimit për shkollat profesionale thuajse nuk kanë shtuar aspak interesimin e gjysmëmaturantëve për drejtimet profesionale. Këtë e dëshmon numri i nxënësvve që tashmë kanë konkuruar në këto shkolla. Në shkollën e mesme profesionale “ 8 Shtatori” në Shkup dokumetet i kanë dorëzuar vetëm 30 semimaturantë Ministria e Arsimit ka premtuar bursë për regjistrim në shkollat profesionale në shumë prej 3.500 denarë. Gjithashtu, shkolla jonë në bashkëpunim me kompanitë jep 2 mijë denarë bursë për çdo nxënës. Që do të thotë të ardhura të mjaftueshme për shkollimin e një nxënësi të cilët në fund të…

