Në përputhje me mendimin e Shtabin kryesor koordinues të krizës dhe të Qeverisë, jemi të përgatitur që të fillojmë mësimin me prani fizike për të gjithë nxënësit. Siç sqaroi këshilltarja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Dushan Tomshiq, përjashtim do të bëjnë nxënësit me sëmundje kronike, nxënësit të cilët kanë sëmundje kronike në familje si dhe nga shkaqe jomjekësore për të cilat do të vendosin shkollat. Për këto nxënës do të ketë mundësi që mësimi të ndiqet online gjatë tërë vitit shkollor. Tomshiq apeloi që të respektohen protokollet dhe potencoi se me to është paraparë që mësimi të zhvillohet me…
Author: Hamdi Kumanova
Krijimi i mjeteve digjitale, i teksteve shkollore digjitale do të thotë vite dritë kërcimi në procesin arsimor. Kjo do të thotë që nxënësit tanë sot mësojnë shumë më tepër nga materiali multimedial dhe atë e bëjnë gjeneratat e reja. Prandaj krijojmë materiale për mësim të cilat i përshtaten nevojave të nxënësve aktual, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në intervistë për TV Klan. “Duam apo s’duam, bota dhe gjeneratat që vijnë ecin përpara, ndërsa atë e thonë edhe vetë nxënësit, të cilët thonë se më tepër dëshirojnë të kenë materiale që janë digjitale, sepse në atë mënyrë do…
Interesimi i madh i qytetarëve të Kumanovës për tu vaksinuar ka shkaktuar radhë të gjata para pikës së vaksinimit në këtë qytet, njofton SHENJA. Gjithsesi interesimi kaq i madh për tu vaksinuar vjen pasi Qeveria vendosi masa të reja anticovid për të parandaluar rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë vendin. Ndërkaq sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kumanova ka 540 raste aktive me Covid-19.
Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur Hotelerike, thotë hoteleritë sot nuk kanë as një të tretën e mysafirëve që kishin deri të hënën, pas hyrjes në fuqi të masës qeveritare për ndalimin e hyrjes për qytetarët e pavaksinuar. “Objektet e hotelierisë janë filtra eksperimentalë nëse zgjedhja e qytetarëve mund të funksionojë. Numri i qytetarëve është shumë më i ulët se ata që janë prekur nga sëmundja ose nuk janë vaksinuar, gjë që rezulton drejtpërdrejt në një numër të reduktuar të mysafirëve. Nga ana tjetër, mënyra se si kërkohet identifikimi përmes shërbimeve të sigurisë konsiderohet joetike dhe është degraduese në…
Kryetari i Gostivarit dhe neurolog me profesion, Arben Taravari ka qenë në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të TV21. Lidhjen e ka realizuar nga vendi i punës në Klinikën Neurologjike me çka ka njoftuar se mbi gjysma e pacientëve që kanë kaluar infektimin me Covid-19, që kanë qenë në kontroll te ai, kanë shfaqur pasoja neurologjike. Siç sqaron Taravari, kjo është si pasojë e mbylljes. Situatën më së shumti e ka rënduar hapja. Sipas tij, heqja e kufizimi krijoi përshtypjen te qytetarët se çështja me Covid-19 mbaroi. https://youtu.be/uUw7oA6AT0I
Për herë të parë pas disa muajsh 24 orëshi i fundit kaloi në kuotën katër shifrore të të infektuarve nga covid19. Të dhënat e ISHP tregojnë se numri i të diagnostikuarve pozitiv është mbi 1 mijë dhe sipas anketave të tyre rritje rapide pritet të ketë edhe në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, kapacitetet spitalore janë të stërngarkuara dhe tani po funksionojnë repartet rezervë të klinikave modulare. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, presioni më i lartë është tek qytetet ku ka më pak të vaksinuar, si në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Ndërkaq numri më i ulët i…
Pas disa muajsh vonesë, Byroja për zhvillimin e Arsimit përfundimisht ka mbyllur çështjen e mungesës së dëftesave, të cilat nuk i’u shpërndan nxënësve në afatin e caktuar ne qershor, për vitin shkollor 2020-21. Siç tha drejtori Zekirija Hasipi, nga 17 gushti shkollat fillore dhe të mesme kanë nisur furnizimin me dëftesa, ndërsa nxënësve do t’u shpërndahen varësisht vendimit që secila shkollë do të marrë veçmas. Nga ana tjetër, mësimdhënësit që para përmbylljes së vitit shkollor kanë kryer të gjitha procedurat rreth vlerësimit të nxënësve, por ishin në pritje të dëftesave. Siç tha mësuesja Suzana Jakupi Kurbardoviç, dëftesat tashmë janë krijuar…
Qeveria bullgare ka miratuar një projekt-marrëveshje për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19, prodhuar nga Pfizer-Biontech, Republikë së Maqedonisë së Veriut, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve “BTA”. Është një marrëveshje trepalëshe midis Republikës së Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Pfizer-Biontech. Një marrëveshje dypalëshe për dhurimin e vaksinave kundër Covid-19 është miratuar gjithashtu midis dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë një donacion prej 51.480 doza të vaksinës Komirnati, si dhe që të gjitha shpenzimet për shpërndarjen e vaksinave të përballohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Testi PCR për hyrje dhe dalje në shtet, do të jetë i detyrueshëm nga data 1 shtator. Kështu vendosi Qeveria në mbledhjen e djeshme. Qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim të pranuar ose që e kanë kaluar KOVIDI-19, do caktohet masa karantinë prej 7 ditëve, izolim shtëpiak. Ndërkaq, shtetasit e huaj që transitojnë nëpër vend do të mund të kalojnë në afat prej 5 orësh, me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi. Muhamet…
Nuk mendohet për shtyrjen e fillimit të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, edhe pse ka mungesë të regjistruesve, tha kryeministri Zoran Zaev. “Regjistrimi tashmë është dakorduar me kërkesë të një pjesëmarrësi serioz në shoqërinë tonë, është partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM. Toleranca është një virtyt i partive në pushtet, të udhëhequra nga LSDM-ja ata e pranuan atë dhe ne e shtymë regjistrimin që do të bëhet nga 5 shtator në 30 shtator”, tha Zaev pasi shënoi fillimin e investimit të Koresë së Jugut në TIDZ Shkup 2. Ai tha se këto ditë, në kryqëzimin e festave, më 15…
Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afganë për të cilët vendi ynë ofroi strehim vullnetarisht. Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar. Me të mbërritur në vendin tonë përgjegjësia për akomodimin, rregullimin e statusit apo edhe risocializimin e tyre kalon tek trupi koordinues i formuar nga Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e këtij grupi tha për Alsat se shtetasit Afganë tek ne do të qëndrojnë përkohësisht, por çfarë harku kohorë përfshin kjo, nuk e di askush.…
“Supozimi im është i justifikuar se Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të anëtarësohet në BE nën pretekstin se Bullgaria nuk i lejon ata. Beogradi kurrë nuk do t’i lejojë ata në BE para tyre, por ndoshta edhe Serbia gjithashtu nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së”. Kështu tha për “bTV” anëtari i Komisionit bullgaro-maqedonas për Çështje Historike, Kiril Topalov. KIRIL TOPALOV, ANËTAR I KOMISIONIT BULLGARO-MAQEDONAS “Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, e nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut katër vjet më parë, duhet të ketë ende peshë, sepse është një marrëveshje formale midis dy vendeve dhe nëse ata i marrin…

