Author: Hamdi Kumanova

Një taksë ekologjike prej 3.5 denarë do të paguhet si për dizelin ashtu edhe për benzinën. Kryeministri Zaev shpjegoi se çfarë do të thotë taksa mjedisore, e cila tashmë është përfshirë në rishikimin e buxhetit. Shpjegimi është se në këtë mënyrë vendi do të tregonte se po përpiqet të përdorë energjinë e gjelbër. Qeveria vlerëson se brenda një viti shteti do të mbledhë 34 milion euro nga kjo taksë dhe paratë do të përdoren për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë.  “Taksa ekologjike do të jetë 3,5 denarë për naftën, me mesazh që të heqim dorë…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se partitë në pushtet, me zvarritjen e bisedimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së tyre për demokratizimin e procesit zgjedhor, qoftë të drejtuesve të komunave apo edhe të përfaqësuesve në institucionin ligjvënës. Flakron Bexheti nga partia shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët, thotë se këtyre partive më tepër iu intereson modeli aktual, pasi nuk duan që populli të bëjë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE thonë se mbeten në kërkesën për lista të hapura dhe zgjedhjen e kryetarëve të komunave me një rreth…

Lexo më Shumë

Qeveria vendosi shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Duke filluar nga mesnata nuk do të ketë më orë policore. Gjithashtu hiqet kufizimi prej 100 mysafirëve në dasma dhe lejohen koncertet e ahengjet. Vendimi erdhi pas rekomandimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, i cili vlerësoi se situata epidemiologjike në vend është stabilizuar nga ulja e numrit të rasteve pozitive të Covid19 dhe rritja e numrit të vaksinuarve. Qeveria “Hiqet tërësisht ora policore. Nuk ka më kufizim prej maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe ahengje. Por, duhet të respektohen protokollet shëndetësore. Lejohen manifestime, koncerte dhe ahengje në klube të hapura. Me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev nuk është optimist se deri më 22 qershor mund të vijë deri te zgjidhja me Bullgarinë, ndërsa me atë edhe deri te zhbllokimi I procesit për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, para së gjithash për shkak të asaj që atje për momentin ka Qeveri teknike.Ai paralajmëroi se me siguri të enjten në Bullgari do të ketë edhe një takim me presidentin Rumen Radev. Nuk ka dëm, tha kryeministri, nëse me anën bullgare përfundojmë ndonjë marrëveshje e cila më pas do të verifikohej nga Qeveria e ardhshme politike në Bullgari. “Besoj se të enjten…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në covid-qendrat në Shkup është hospitalizuar vetëm një pacient, për shkak të koroanvirusit. Ndërsa gjithsej ka 30 pacientë, të cilët kanë të konfirmuar ose të dyshuar për infektim me COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit 2 pacientë janë lëshuar në shtëpi, si të shëruar. “Gjithsej 30 pacientë të konfirmuar ose dyshuar për COVID-19 mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet. Shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, thonë nga MSH. Më tej shtojnë se numri i hospitalizimeve ditëve të fundit është ulur dhe deri në ora 8 të mëngjesit…

Lexo më Shumë

Qeveria do të propozojë që të ulet tatim në fitim nga 18 në 5% në llogaritë e rrymës së harxhuar nga 1 Koriku tha sot kryeministri Zoran Zaev, shkruan Faktor, përcjellë Top24. Zaev paralajmëroi se kështu dëshiron të amortizohet goditja nga ritja e çmimit të energjisë elektrike. Është planifikuar ritje e ngadalshme e shkallës nga viti ardhshëm respektivisht kjo shkallë të vlejë deri në korik të vitit të ardhshëm kur do të ritet deri në 10%. Shkalla prej 10% do të mbetet deri në Korrik të 2023 ndërsa vitin 2024 përsëri TVSH-ja do të kthehet në 18%. Në pyetjen se…

Lexo më Shumë

Nga 2887 teste të kryera në 24 orët e fundit, 28 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe atë: Shkup-9, Kumanovë-4, Tetovë-4, Kërçovë-5, Prilep-2, Ohër-2, Shtip-1 dhe Strumicë-1. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se 34 persona janë shëruar nga Kovid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Lexo më Shumë

Në territorin e qytetit të Shkupit në aksionet kontrolluese gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 192 gjoba, në mesin e të cilave për tejkalim të shpejtësisë 31 sanksione, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 13 gjoba për motoçiklistë dhe tre për makina të paregjistruara.

Lexo më Shumë

Këto ditë kryeministri Zaev njoftoi se janë siguruar 50 milionë euro që të shlyhen borxhet e komunave. Sikur kjo të ishte hera e parë dhe e vetme dhe sikur kjo të bëhej me qëllim që të funksionalizohen njësitë e vetëqeverisjes lokale, ky do të ishte një superlajm, por kur kihet parasysh se kjo ndodhë tashmë disa herë, me të drejtë mund të konstatojmë se këtu bëhet fjalë për anomali e abuzim dhe jo për sukses. Në Maqedoninë e Veriut kemi dhjetëra komuna që punojnë me humbje, kemi komuna që nuk i paguajnë shtesat e arsimtarëve, siç vepron – fjala bie…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, ka premtuar, se këtë vit, do të bëjnë çmos që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për amvisëritë dhe se po punohet në uljen e TVSH-së së çmimit për amvisëritë. Parashihet, që TVSH-ja të ulet prej 18 në 5%. Për këtë, Zaevi tha se kanë pajtim edhe me opozitare, VMRO-DPMNE. “Agjenda është e qartë. Shteti ka një strategji për lehtësim të butë të liberalizmit dhe hapjen e tregut, që nënkupton se kompanitë nuk e kanë patjetër të blejnë çmim të rregulluar. Ata shkojnë në treg dhe me këtë nuk do të duhet të paguajnë më shtrenjtë…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi ka ftuar partitë politike në Kuvend, që të heqin dorë nga bllokada ndaj Ligjit për shtetësi, dhe të kalojnë të njëjtin në Komision, që të hapet rruga për miratim të të njëjtit në seancë plenare. Ka premtuar, se ASH-ja do të shqyrtojë të gjitha mundësitë në kuadër të Rregullores së punës së Kuvendit, që të miratohet Ligji. “Jemi të gatshëm që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tjera, alternativat tjera të cilat i parasheh edhe rregullorja e Kuvendit për të kaluar një Ligj të tillë”, tha Rashidi. Ndërkohë, ka përsëritur, se një nga mundësitë është edhe…

Lexo më Shumë