Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 gjoba, prej të cilave pesëdhjetë e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë gjoba për automjete në gjendje jo të
rregulltë teknike dhe të paregjistruara, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe tridhjetë e dy sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



