Më 13.08.2021 nga Reparti për polici kriminalistike – Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion dhe Sektorit për krim të përgjithshëm, në koordinim me Sektorin për operacione policore speciale dhe me SPB Veles, janë arrestuar P.M.(22), D.P.(23), J.K.(21) dhe V.Z.(24), të gjithë nga Negotina, transmeton TV21. “Pas urdhrit të marrë paraprakisht nga Gjykata Themelore Kavadar, pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve, është kryer bastisje në shtëpitë e këtyre katër personave, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “huadhënie”, “zhvatje”, “rrezikim i sigurisë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ku janë gjetur më shumë mjete nga veprat penale…
Author: Hamdi Kumanova
Duke filluar nga e hëna, qytetarët, përveç certifikatës së vaksinimit, ose konfirmimit për aplikimin e një doze vaksine, në objektet e hotelierisë dhe vende të tjera të përfshira nga masat, do të mund të hyjnë me konfirmimin se kanë kaluar coronavirusin, por vetëm 45 ditët e para, duke llogaritur nga dita e shërimit, informoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Ajo periudhë është që të kalojnë 30 ditët e nevojshme pas shërimit, 15 ditë për të organizuar vaksinimin. Zgjidhja e vetme është rritja e përfshirjes së vaksinimit, besoj se qytetarët e kuptuan mesazhin e masave dhe dua t’i falënderoj ata.…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është shprehur i brengosur në lidhje me rritjen e numrave të rasteve pozitive me Covid-19 gjatë periudhës së fundit në Maqedoninë e Veriut. Ka vlerësuar, se nëse rastet shkojnë duke u rritur me dinamikën e njëjtë, situata mund të jetë me të vërtetë kritike, “Gjatë ditëve të fundit numri është duke u rritur. Nëse e shohim dinamikën me të cilën rriten numrat, para nesh janë disa javë në të cilën situata mund të jetë më të vërtetë kritike”, tha Filipçe në Manastir, transmeton TV21. Është rritur edhe numri i të hospitalizuar, ku siç tha Filipçe…
Në 24 orët e fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datë 13.08.2021 deri më sot (14.08.2021) në ora 07:00 në aktivitetet për shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së kanë qenë të angazhuar 590 nëpunës policorë, duke i përfshirë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë, poashtu janë realizuar 216 moto-patrulla dhe dhe janë shfrytëzuar 159 automjete. Në 24 orët e fundit është parashtruar një kallëzim penal nga ana e SPB Ohër- NJPB Dibër deri te PTHP Dibër, në lidhje me zjarrin i cili ka shpërthyer më datën 08.08.2021, në f.…
Ende janë aktivë disa zjarre në territorin e shtetit, Autoritetet kompetente punojnë në lokalizimin e tyre, ndërsa deri tani janë arrestuar 17 persona, të cilët dyshohen për shkaktimin e zjarrit dhe 16 të tjerë janë thirr në bisedë në stacion të policisë. Zjarri në fshatin Raoviq në komunën e Sarajit dje paradite u lokalizua pas intervenimit nga ajri të dy helikopterëve të armatës, por nga pasdita sërish është aktiv në tre vende. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov dje në konferencë për shtyp tha se zjarri është specifik për shkak se, pasi ta shuajnë, ai sërish aktivizohet…
Gjatë ditës së djeshme (13.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 648 shoferë, prej të cilëve 41 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse pesë shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 276 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 372 shoferë jashtë vendeve…
Gjatë ditës së djeshme (13.08.) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e qarkullimit në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 128 shoferë prej të cilëve 23 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre të tjerë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme deri në Prokurorinë Publike është parashtruar padi kundër 60-vjeçarit B.M. nga Dibra, i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Bomovë me datë 08.08.2021. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 227 nga Kodi Penal.
Anketa kombëtare tregon pranim dhe mbështetje të fortë për Marrëveshjen e Ohrit. 71 përqind e maqedonasve dhe 59 përqind e shqiptarëve besojnë se marrëveshja e Ohrit ka përmirësuar jetën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, tregon një sondazh kombëtar i Institutit për Kërkime Politike Shkup në emër të Ministrisë për Sistemin Politik, të kryer me telefon në javën e fundit të korrikut dhe javën e parë të gushtit me gjithsej 1620 të anketuar. “Anketa tregon se 20 vjet pas nënshkrimit qytetarët ende e pranojnë Marrëveshjen e Ohrit ende si bazën e një jete paqësore, të barabartë dhe më të mirë…
Me marrëveshjen e Ohrit ka shumë të arritura, por ka edhe shumë mangësi, vlerëson analisti Arsim Zekolli. Ai duke folur në emisionin 20 minuta të TV21 u shpreh se nëse Marrëveshja e Ohrit krahasohet me një marrëveshje tjetër, siç është ajo e Dejtonit, të mirat që kanë buruar nga Marrëveshja e Ohrit janë më të mira se sa ajo në Bosnjë. “Solli realitet të ri në skenën politike ku, ndikimi jo vetëm i politikës shqiptare por i mendimeve ndryshe nga ai kallëpi që ekzistonte deri atëherë, një idealizmi abstrakt të Maqedonisë para Ohrit, filloi të begatohet me mendime, me politika…
Kryetari i KSHZ -së Aleksandar Dashtevski për AIM tha se përgatitjet për zgjedhjet lokale do të jenë në kohën e duhur, edhe pse ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk janë miratuar ende, dhe duhet të vijojë edukimi i anëtarëve të KKZ -së dhe bordeve zgjedhore, i cili do të përfshijë votimin me gjurmët e gishtërinjve. “Unë mendoj se ajo që do të sillet sepse ka grupe pune atje profesionale në Ministrinë e Drejtësisë, dhe atje ata janë të kujdesshëm se çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet, çfarë është një përparësi, çfarë jo, që ata do të paguajnë vëmendje…
Në Maqedoni nga dita e hënë hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese. Qytetarët të cilët do të kapen në kafeteri, restorante ose në ngjarje në ambiente të mbylluea pa një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 do të gjobiten me 250 euro, kurse dënimi për objektin hotelerik do të jetë nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht madhësisë së objektit dhe 1.500 euro për personin përgjegjës. Kjo është paralajmëruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Por, Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSS) kumtoi sot se e mbështet dhe i bashkohen “protestës civile kundër diskriminimit të të pavaksinuarve” që do…

