Gjatë ditës së djeshme (13.08.) Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e qarkullimit në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 128 shoferë prej të cilëve 23 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre të tjerë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



