Tre zjarre janë aktive në të gjithë vendin, edhe atë në afërsi të fshatit Raoviq dhe fshatit Bukoviq pranë Sarajit, pastaj në mes fshatrave Barov dhe Veshje në komunën e Demir Kapisë dhe fshatit Melniçani i Epërm në Dibër.
Zëdhënësja e Qendrës për Menaxhimin e Krizave Nadica Vçkova në konferencën për shtyp në mëngjes theksoi se deri më tani nuk ka informacion se ndonjë nga zjarret paraqet rrezik për fshatrat dhe objektet.
Zjarri pranë Sarajit këtë mëngjes tenton të ndizet dhe përhapet nga fshati Bukoviq në fshatin Çajlane dhe Matkës. Rreth 50 pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa ekspertë francezë të zjarrfikësve janë në terren.
Zjarri në mes të fshatrave Barov dhe Veshje është përhapur në rrafshnaltën e Vitaçevës, gjegjësisht në fshatin Stragov të komunës së Kavadarit, ku një pyll digjet në terren të vështirë të qasshëm.
Kanë ndërhyrë 60 pjesëtarë të MPB-së, 50 pjesëtarë të ARM –së së bashku me forcat e angazhuara nga entitetet e sistemit të menaxhimit të krizave të bashkuara nga disa komuna.
Sipas informacioneve nga QMK-së, zjarri i shpërthyer dje në mes të fshatit Uji i kuq (Cërvena Vodës) dhe shtëpizës malore “Kitka” është vënë nën kontroll, megjithëse ende ka tym në zonat e djegura për shkak të djegies së rrënjëve dhe degëve.
Zjarri u lokalizua në komunën e Kratovës në vendin e quajtur Kormina pranë fshatit Ermenica, dhe zjarret në zonën e fshatrave Grumazi dhe Iveni në komunën e Novacit, deponia e djegur në Radovish, si dhe zjarri pranë fshatit Shipkovicës në malin Pllaçkovicë u shuan plotësisht.




