Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme është vërejtur rritje e dukshme e interesimit për vaksinim nga qytetarët. Vaksinimi është duke u zhvilluar në mënyrë të pandërprerë në të gjitha pikat e shtetit, kurse është në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimi në shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 571.392 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 8.808 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar gjithsej 15.574 qytetarë, transmeton TV21. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.033.584 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 462.192 qytetarë. Me numrat e…
Author: Hamdi Kumanova
Hamdi Nuhiju Procesi i vaksinimit të popullsisë kundër sëmundjes Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut fillimisht ka nisur me grupet më të rrezikuara të shoqërisë, si për shembull mjekët, pastaj kanë ardhur kategori të ndryshme të shoqërisë e të cilat po ashtu kanë qenë më të rrezikuara se popullsia e thjeshtë. Ky proces ka nisur herët dhe me vaksina donacion fillimisht nga Serbia, po edhe nga shtetet tjera. E mbajmë mend se sa gëzim i madh shikoje në fytyrat e mjekëve për pranimin e vaksinës ruse Spunik V. Në anën tjetër, mediet e Kosovës sa me jo kompetencë flisnin kundër…
Ende ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe atë te fshati Budinarcë në Komunën e Berovës, i cili ditëve të fundit theksohej vazhdimisht si më i madhi, në të cilin janë të angazhuar më shumë se 500 persona në shuarjen e tij. Nga Qendra për Menaxhim të Krizave thonë se ky zjarr dalëngadalë po vihet nën kontroll. Stojançe Angelov, drejtor në Qendrën për Menaxhimin e Krizave “Në vendngjarjen e këtij zjarri kemi 130 zjarrfikës nga Austria me 52 automjete, 45 persona nga Sllovenia me katër automjete zjarrfikësash dhe 25 persona nga Bullgaria me pesë automjete. Përveç kësaj kemi…
Tash e disa ditë, ky zjarr po djeg malin mbi fshatin Rahoviç të komunës së Sarajit. Duke qenë se terreni është i vështirë, ekipet e zjarrfikëseve nuk mundën të intervenonin përmes tokës. Në mes të fshatit sot janë pozicionuar një njesi zjarrfikësish si dhe ushtria e Maqedonisë së Veriut. Banorët pohojnë se zjarri ka disa ditë që është aktiv, por vetëm sot po shohin përpjekje për ta fikur nga ajri. “Boll janë munduar për ta fikur zjarrin por nuk kanë mundur meqenëse tereni është shumë i vështirë makina nuk shkojnë makinat e zjarrfikëseve nuk mund të shkojnë”. “Mendoj se është…
Në Maqedoni familjet shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim dhe pagesën e faturave. Në muajin korrik, një familje ka pasur nevojë për 34.128 denarë për shpenzimet bazë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë llogarit se në korrik një familje prej katër anëtarësh ka pasur nevojë për 34.128 denarë për të mbuluar nevojat e tyre bazë mujore. Shumica e parave u shpenzuan për ushqim dhe pije (14.417 denarë), ndërsa 10.826 denarë ishin të nevojshëm për shpenzimet e përgjithshme. 2,528 denarë ishin të nevojshëm për transport, 2.381 denarë për higjienë dhe pjesa tjetër për këpucë, veshje, mirëmbajtje shëndetësore dhe aktivitete…
Ekipi i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari”, që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, tani disa ditë po përballet me shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Ndërsa, sot heronjtë tanë, që nga orët e paradites janë inkuadruar në shuarjen e flakëve të zjarrit në fshatrat e Komunës së Sarajit, Bukoviç dhe Raoviç. Aksioni i sotëm është ndërmarrë pas kërkesës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të intervenuar në zonat e përfshira nga flakët. Përkujtojmë, se Komuna e Çairit dhe SHZV “Bajram Miftari” janë gjithmonë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar rajonet e përfshira…
6 zjarre janë lokalizuar dhe janë vënë nën kontrollon, ndërsa 6 zjarre ende janë aktive informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarr aktiv ende ka në zonën e fshatit Budinarcë në Berovë, që është pjesërisht nën kontroll. Po ashtu zjarr është aktiv ka edhe në Komunën e Sarajit. Zjarret në Komunën e Dellçevës, Rankovcit, Manastirit, Nagoriç i Vjetër dhe Prilep janë lokalizuar. Në shuarjen e zjarreve aktive po marrin pjesë 130 ndihmës nga Austria, 48 nga Sllovenia dhe 25 Bullgaria. “Si zjarr aktiv llogaritet zjarri në Budinarcë, edhe pse pjesërisht është nën kontroll. Që nga mëngjesi aty po intervenojnë…
Përderisa masat shtrënguese do të hynë në fuqi nga 16 gushti për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i deltas. Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet…
Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës do të ngrejë kallëzim penale adekuate kundër dy personave nga fshati Ame, nën dyshimin për zjarrvënie. “Një zjarr u raportua në fushën pranë zonës së fshatit Ame në Departamentin e Policisë Dibër mbrëmë në orën 19:35, pas së cilës ekipet e policisë inspektuan vendin. Kështu, u gjetën A.SH (47) dhe Z.K (37), të dy nga i njëjti fshat, të cilët gjatë pastrimit të arave në pronësi të bashkëfshatarit të tyre L.XH, ata e ndezën zjarrin”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme në Ohër. Sipas tij, Departamenti i Policisë në…
Vendimi i Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë së Veriut që nga 1 shtatori të hiqen nga përdorimi ditarët e shtypur në arsimin fillor dhe të mesëm, nuk është pritur mirë nga disa shoqata të mësimdhënësve. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë dhe nisma qytetare “Mësim dhe libra patjetër të ketë”, druajnë se vendimi për heqjen e ditarëve të shtypur mund të shërbejë për manipulime, për humbjen e të dhënave, por po ashtu mendojnë se do të jetë vështirë që të zbatohet, marrë parasysh përvojën nga mësimi online, që sipas tyre jo nuk ka dhënë rezultate, por ka dëmtuar rëndë nxënësit dhe procesin…
VMRO DPNNE-ja konsideron se masat e paraqitura nga Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë fashizëm klasik. Zëdhënësi i VMRO-së Dimçe Arsovski tha se që nga dita e parë e virusit korona, çdo masë e vetme e prezantuar nga Qeveria është e dështuar dhe joefektive “Sistemi një kohë të gjatë nuk funksionon me këtë qeveri. Prej kohësh qytetarët kanë mbetur vetëm. Ndërsa, masat jofunksionale të tilla si; vetëm të vaksinuarit mund të jetojnë, e çojnë vendin drejt një dështimi të ri. Kjo qeveri nuk e ka idenë se si të sillet me virusin korona, por kanë qindra ide për të diskriminuar…
Oda e Pavarur e Hotelierëve kërkojnë urgjent heqjen e masave shtrënguese për objektet hotelierike. Në një letër drejtuar deri të kryeministri i vendit Zoran Zaev, kërkojnë që Qeveria të mbajë seancë urgjente, ku do të sillet vendim për anulimin e këtyre masave. Përndryshe thonë se të gjithë pronarët do t’i mbyllin kafenetë dhe restorantet. Hotelierët kërkojnë heqjen e masës, vaksinim i detyrueshëm për hyrje në lokal ose objekt hotelierik, si dhe masën për vendosjen e personave që do të mbajnë rendin dhe do të kontrollojnë së kush nga klientët është i/e vaksinuar.

