Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot ka dërguar apel për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndirmit në Greqi për shkak të situatës me zjarret dhe informoi se deri tani asnjë nga shtetasit tanë nuk ka kërkuar ndihmë. Siç kumtojnë nga MPJ-ja, në ishullin grek Evia gjendet një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai është larg zonës së rrezikut, ndërsa shtetasit tjerë janë evakuuar nga lokacionet e rrezikshme në ato të sigurta, të dielën më 8 gusht. “Përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi përmes rrjeteve sociale, me kohë kanë dërguar apel deri te…
Author: Hamdi Kumanova
Një familje prej katër anëtarësh në muajin korrik i janë dashur 34,128 denarë për t’i mbuluar nevojat e tyre mujore bazë, tregojnë të dhënave e shportës sindikale që e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Në krahasim me të dhënat zyrtare statistikore të publikuara për pagën mujore të paguar në maj, shpenzimet e një familje katër anëtarëshe janë më të larta për 5,407 denarë. Më shumë para ose 14,417 denarë në korrik ishin të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa 10,826 denarë për të mbuluar shpenzimet e përgjithshme. Për transport minimum ishin të nevojshme 2,528 denarë, ndërsa 2,381 denarë për…
Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s me buxhet vjetor prej rreth 5 miliardë euro. Ndryshimet në Ligjin për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat e mundësojnë këtë, publikohen në Gazetën Zyrtare. Me anë të këtij ligji përcaktohen procedurat sipas të cilave kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike për nevojat e tregut të NATO -s. Ligji rregullon edhe mënyrën e verifikimit dhe konfirmimit të plotësimit të kushteve për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e…
Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, njëherit edhe kryetar i partisë Alternativa, mbrëmë është solidarizuar me popullin shqiptarë pas zjarreve që kapluan Shqipërinë. Ai ka shkruar në faqen e tij në Fejsbuk: Lutjet tona sonte shkojnë për vellëzërit dhe motrat tona në Shqipëri! Shpresojmë që situata me zjarrët në Shqipëri sa më shpejt të menaxhohet dhe pa pasoja fatale.
Nga viti në vit në Maqedoninë e Veriut rritet numri i veturave të regjistruara, por edhe vjetërsia e tyre. Në vitin 2017 në vend kanë qenë të regjistruara gjithsej 474. 516 mjete transportuese prej të cilave 403.316 vetura, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore. Njëherësh vjetërsia mesatare e automjeteve para tre vitesh ka qenë 18.7 vite. Pjesa dërmuese e tyre apo 80 për qind kanë qenë më të vjetra se dhjetë vite, ndërsa gjysma e tyre kana pasur ngasje me dizel. Tre vite më vonë apo në vitin 2020, numri i të gjithë mjeteve transportuesve të llojeve të ndryshme ka arritur…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim prej orës 17:00 do të mbajë seancën e rregullt të 98-tën me radhë. Për vendimet që do të merren në seancë, do të njoftohet nëpërmjet kumtesës pas përfundimit të saj.
Rreth orës 13:30 është shuar zjarri mbi fshatin Budinarci, i cili sërish u ndez sot rreth mesditës. Kryetari i Komunës së Berovës, Xvonko Peqevski konfirmoi se para se të lokalizohet, ka arritur afër pikes së parë për ujë. Siç sqaroi, epilogu i këtillë ka qenë i pritur, për shkak se ka pasur numër të madh të ekipeve në përballjen me stihinë e zjarrit. “Aksioni përfundoi me sukses rreth orës 13:30, të gjithë të cilët morën pjesë, dhanë kontributin e tyre. Këtu ishin zjarrfikësit austriakë të cilët më së shumti ishin evaluuar në tërë aksionin, krahas të tjerëve. Qëllimi ynë ishte…
Digjitalizimi i administratës shtetërore është prioriteti ynë kryesor gjatë këtij mandati. Si parakusht në çdo seancë qeveritare është pikërisht digjitalizimi thotë minisrti i MIOA-s , Shaqiri. Sipas tij, pas konsultimeve intensive me palët e interesuara nga vendi dhe jashtë vendit, u vendosën në Regjistrin e unifikuar nacional elektronik të RMV-së (ENER) Ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë Veriore, do të krijojë Agjencinë digjitale – si shtytësin kryesor të proceseve drejt një shoqërie dhe administrate digjitale. Rrjetet dhe sistemet e informacionit, dhe mbi të gjitha Interneti, luajnë një…
Një paciente në moshë 31-vjeçare ndërroi jetë gjatë 24 orëve të fundit, pas hospitalizimit disaditor në kovid-qendrën në Tetovë për shkak të pranisë së konfirmuar të koronavirusit. Ajo ka pasur edhe sëmundje kronike, ndërsa tek ajo është zhvilluar edhe infektim I mushkërive, informoi sot koordinuesi në kovid-qendrën, dr. Gëzim Nuredini. “Gruaja 31-vjeçare ka pasur paraprakisht anemi të rëndë, ndërsa për shkak të koronavirusit kishte zhvilluar edhe pneumoni të rëndë, Çdo ditë ka pranime të reja të të sëmurëve, dje pati 47 pacientë të hospitalizuar, Prej tyre 40 janë në mbështetje oksigjeni”, informoi Nuredini. Edhe më tutje mbetet I lartë numri…
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale do ta paguajnë qytetarët. AlternAtivA është e pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë dhe konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues. Vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.101 testime për coronavirus, ndërsa 143 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup – 79, Gostivar – 16, Kërçovë – 12, Dibër – 8, Kumanovë – 7, Tetovë dhe Strugë – nga 6, Radovish – 3, Strumica – 2, Kavadari, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1 secili qytet. MSH informon se kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tetova, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 32 pacientë të shëruar. Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të…
Ilir Luma nga Tetova, ish-anëtar i PPD-së, gjatë 20 viteve të kaluara në kushte shtëpie e ka ruajtur një nga shembujt e Marrëveshjes së Ohrit. Për dallim të këtij, një shembull të tillë nuk posedon asnjë nga partitë politike, presidenti i shtetit ose edhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjatë dorëzimit të këtij dokumenti në Arkivin Shtetëror, duke theksuar se është krenar që pas 20 viteve ka arritur të zbardhet ky mister sa i përket dokumentit të Marrëveshjes së Ohrit. “Vetëdija e lartë e Ilir Lumës nga Tetova, anëtar i PPD-së i…

