Sot (09.08.2021) në ora 09:30 minuta në rrugën për fshatin Drugovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Kërçovë nga liria është privuar G.N. nga Shkupi. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të automjetit “fiat punto” të cilin e ka drejtuar është gjetur marihuanë. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Author: Hamdi Kumanova
Të gjitha fshatrat pranë të cilave ekzistojnë zjarre pyjore janë të pajisura me të gjitha metodat e përdorura nga çdo shërbim zjarrfikës në botë, njoftoi sot në konferencën për shtyp, drejtori i QMK-së Stojançe Angellov. Ai theksoi se vendet u lëruan dhe u krijua zonë tampon përmes së cilës zjarri nuk mund të kalonte. Poashtu u vendosën automjete zjarrfikëse nëse zjarri kalon në anën tjetër të zonës tampon në mënyrë që ata të mund të veprojnë dhe fshati të mos rrezikohet. “Rreziku është zvogëluar dhe tani jemi përqendruar në pyjet. Zjarri mbi fshatin Budinar, u ndez përsëri nga askund. Dje…
Organizata ekologjike “Eco Guerilla” nëpërmjet një kumtese për media, i është kundërpërgjigjur kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se qytetarët e papërgjegjshëm janë fajtorë për gjendjen me mbeturinat në qytet. “Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës në mënyrë të ulët dhe jodinjitoze për postin që mban, fajëson qytetarët se hedhin mbeturinat jashtë kontenjerëve edhe kur ato janë të stërmbushura e të pamjaftueshme. Urojmë që dikush mos ja ket vjedhur passwordin e faqes në Facebook” thuhet ne reagimin e Eco Guerilla-s. “Kryetaren duhet ta informojnë se mënyra e jetesës dhe konsumi i mallrave edhe në Tetovë është…
Ka nisur çmenduria më e madhe shoping tek ne, Garage sale në Ramstor mol. A jeni të përgatitur për shitjen më të madhe në qytet? Edhe kësaj here, jemi duke pastruar, po nxjerrim gjithçka jashtë nga data 12 gusht deri me 18 gusht. Garage sall ju ofron mundësi të shkëlqyeshme për shoping me lirime deri në 70 %. Të gjithë ju do të keni mundësi që të kënaqeni në mundësinë për blerjen e gardërobës së re, veshjeve të reja sportive, këpucëve të reja, shtesave moderne si dhe lëndë për shtëpinë tuaj edhe atë me çmime të zbritura. Përgatituni për një…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se deri më tani janë zbuluar 30 raste të llojit delta të Kovid-19 në vend, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, në rajon, kështu që ka shumë të ngjarë që i njëjti do të ndodhë edhe në vendin tonë. Lloji delta i Kovid-19, siç theksohet, e bën vaksinimin edhe më të rëndësishëm, prandaj një numër i madh i qytetarëve duhet të vaksinohen në mënyrë që të shmangin “mbylljen” e sërishme, orën policore dhe të ngjashme. Qytetarët duhet të tregojnë disiplinë të lartë, të vaksinohen, për të mbrojtur veten, familjen, fëmijët, miqtë, kolegët…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i ka ftuar qytetarët, sidomos objektet hotelerike, t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi. Ai tha se si qeveri janë të obliguar t’i nxisin qytetarët të vaksinohen, me qëllim që të mos vijë situata për vendosjen e masave më të ashpra. Bekteshi tha se vetëm të vaksinuarit do të kenë të drejtë të qëndrojnë në kafene dhe restorante, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nëse vjen situata që të kemi mbyllje të plotë të sektorëve të caktuar, atëherë do të sjellim masa ekonomike për ato mbyllje”, tha Bekteshi. Ai saqroi se masat e sjella nga Qeveria, nuk janë…
Nga Kim Mehmeti Debati rreth ardhjes së një këngëtari serb në Korçë tregon se edhe kur niset për në Bruksel, Shqipëria nuk mund të arrijë më larg se në Beograd. Siç tregon edhe atë se shqiptaria është bërë kopsht ku rritet bima e farës së keqe, bima e mbjellë nga ‘Rilindja’ e Piktorit, e që ka të bëjë me mendësinë se civilizimi shqiptar nuk dëshmohet nëpërmjet dashurës ndaj shqiptarisë, por ndaj të huajve dhe ndaj Serbisë?! Dhe e gjithë kjo zhurmë ka për qëllim të fsheh diçka më të dhembshme se dehja me birrën e Korçës: të vërtetën se ai…
Zjarret në Umlenë, respektivisht në rajonin e Pehçevës kanë detyruar që ujqit të zbresin në fushë, transmeton Alsat. Qytetarët përmes video incizimeve tregojnë se si ujqit në pamundësi për të siguruar ushqim dhe për t’i mbijetuar zjarreve kanë zbritur në fushë.
Zjarri pranë fshatit Budinarc në Pehçevë edhe më tej më seriozi nga disa zjarre aktive në Maqedoni dhe në shuarjen e tij marrin pjesë ekipet nga Sllovenia dhe Austria, si dhe një helikopter i ARM -së. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thotë se terreni i paarritshëm dhe ndryshimi i ritmit të zjarrit janë faktorët që e bëjnë të vështirë shuarjen e tij, transmeton Portalb.mk. “Zjarri nuk është afër fshatit Budinarc. Të gjitha fshatrat janë të sigurt, asnjëri prej tyre nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga zjarret”, tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov. Përveç këtij, zjarre aktive ka në komunat Saraj, Petrovec…
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëviz prej 31 deri në 41 gradë. UV indeksi do të jetë 9, kumtoi Drejtoria për punë hidormeteorologjike. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë. Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë I ngrohtë me vranësira të vogla deri…
Zaev me një mesazh për Kurtin rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur” Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për gazetën “Politika” ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, derisa ka treguar mesazhin që ka ndaj udhëheqësve në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi. “Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të…
Çmimet e reja të derivateve të naftës, sot mblidhet KRRE Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet të shpall çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), javën e kaluar çmimet me pakicë të dizelit u shtrenjtuan për 3.5 denarë, ndërsa çmimet e benzinës për 1.5 denarë. Aktualisht, çmimi me pakicë për 1 litër euro-Super BS-95 kushton 73,00 denarë, derisa një litër Euro Super BS-98 75,00 denarë për litër. Ndërkaq çmimi i…

