Liljana Popovska, ish deputete dhe kryetare e partisë politike e RDM, thotë se “ribrandimi” i BDI-së në një parti të gjelbër është në kontekstin e fondeve të gjelbra të njoftuara në lidhje me bizneset që duhet të bëjnë kalimin nga përdorimi i fosileve në burimet e rinovueshme energjetike, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë mendoj se partia ka bërë një alibi për të konkretizuar ato ekzistuese dhe për të zgjeruar dhe azhurnuar pozicionet politike në fushën e bizneseve të gjelbërta. Për dy dekada ata kanë pasur fuqi të madhe në fushën e mjedisit dhe bizneseve që e prekin atë. Ata drejtohen nga…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka mbajtur mbledhjen e tij thuajse të rregullt, që mbahet çdo të hëne. Edhe pse pritshmëritë ishin që sot, Komisioni do të kërkojë shfuqizim të orës policore dhe lehtësim të masave restriktive, sërish kjo nuk ka ndodhur. Komisioni ka rekomanduar që masat aktuale të vazhdojnë deri më 15 qershor. Kështu, ndalesë të lëvizjes do të ketë, nga ora 00:00 deri në 04:00./TV21
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 1 375 testime të dyshuara për Koronavirus dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës, mbas 16 muajsh pandemi në vend. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 77 pacientë të tjerë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155 418 raste, prej të cilëve 149 496 janë shëruar, kurse 5 458 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 464 raste aktive me virusin Korona,…
Javën e kaluar te një pacientë i cili është shtruar në spital është identifikuar prania e llojit të virusit “indian” të SARS-COV-2. Sipas anketës epidemiologjik të kryer nga spitali, pacienti u kthye nga Iraku, ku kishte qenë i sëmurë dhe i shtruar për 10 ditë, kur u kthye në vend, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, po ashtu me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri…
Në pikën e vaksinimit në Kumanovë në mëngjesin e sotëm e mora dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen duke theksuar se të gjitha vaksina janë të sigurta dhe janë mënyra e vetme që t’i japim fund pandemisë me Kovid-19. “Ju bëj thirrje ta bëni të njëjtën, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe janë mënyra e vetme t’i japim fund pandemisë me Kovid-19. Qytetarët të cilët deri tani nuk janë regjistruar, këtë mund ta bëjnë në www.vakcinacija.mk, theksoi…
Oda e Pavarur e Hotelierëve (OPH) informon se në fundjavën e parë, pasi Qeveria pas më shumë se 14 muaj lejoi organizimin e festimeve me protokolle të veçanta, u organizuan rreth 100 festime të këtij lloji. Nga OPH informojnë se përkundër shumë logjikave dhe lëshimeve në protokollet e reja në të gjithë vendin, më shumë se 100 dasma dhe festa të tjera janë organizuar ose po organizohen. OPH ka krijuar regjistrin e vet për dasma, festime dhe ahengjeve që e vë në dispozicion të të gjithë hotelierëve dhe objekteve hotelierike si dhe institucioneve shtetërore, odave, shoqatave që të mund të…
Dimitar Apasievi nëntë muaj si deputet në Kuvend nuk ka parashtruar asnjë amendament as ndërkaq ligj në interes të punëtorëve dhe të drejtave të punëtorëve, në interes së qytetarëve, që është dëshmi e drejtpërdrejtë se lideri i së Majtës është luftëtar i rremë për drejtësi sociale.
Me 05.06.2021 në ora 17.59 në SPB Manastir është lajmëruar se në rrugën fshati Bucin për në fshatin Vasharejca, në afërsi të udhëkryqit me rrugën Manastir-Prilep, A.B.(32) nga Orizari i Epërm, Veles, duke drejtuar veturën e tipit “audi” me targa nga Velesi, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë A.V., derisa me lëndime të lehta është lënduar I.M.(58) nga Orizari i Epërm, të konstatuara në spitalin e Manastirit. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir./Almakos/
Me 05.06.2021 në ora 18.30 në regjionin e Çairit, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar A.Gj.(20) nga Shkupi për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”sipas nenit 236 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Tek ai është gjetur një trotinet elektrik të cilën paraprakisht e ai e ka vjedhur. Ai është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritët padi adekuate penale./Almakos/
Në fshatin Mateç të komunës së Likovës me një ceremoni rasti u vu guri themeltarë i Xhamisë “Dëshmorët e 2001-it”. Të pranishëm në këtë event ishin kreu i BFI, Reisul Ulema Haxhi Shaqir Ef. Fetahi, muftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri, kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi, si dhe mysafirë e banorë të fshatit. “Në këtë lagje që jemi tani vetëm pas luftës së 2001-it janë ndërtuar diku mbi 70 shtëpi të reja, dhe largësia prej këtu e deri te Xhamia qëndrore arrin diku 1km, që don të thotë se ishte e nevojshme nga fakti se u bë rritja…
Prokuroria ka përfunduar mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive shtesë për ngjarjen “Lagja e Trimave” të vitit 2015. Nuk tregojnë nëse ka gjetje të reja nga hetimet për ngjarjen e armatosur, por thonë se vendimin do të sjellin pas analizimit të të dhënave. “Në drejtim të zbardhjes së rastit, prokurori i lëndës në përputhje me kompetencat e tij ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme, ka mbledhur dëshmi dhe informacione, pas analizimit të të njëjtave do të sjellë vendim prokurorial për procesin e mëtejshëm të procedurës”, thonë nga Prokuroria. Njëri nga avokatët e të dënuarve, Naser Raufi, nuk mendon se do të ketë…
Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojnë që pas 15 qershorit, ora policore të fillojë prej orës 01:00 dhe të zgjasë deri në orën 04:00 të mëngjesit. Sipas Lokalno, ky propozim pritet që të dorëzohet deri tek Qeveria për miratim. Ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve ka mundësi që të ketë ndryshime të masave restriktive. /SHENJA

