Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.825 testime të realizuara 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 322 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 7 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin. Rastet aktive me virus në vendin tonë janë 670.
Author: Hamdi Kumanova
Hoteleria, turizmi dhe transporti janë sektorët më të goditur nga pandemia në Maqedoninë e Veriut. Dëmi i shkaktuar në bruto produktin vendor në këtë shtet është rreth 4.5 përqind apo afër 600 milionë euro. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha thotë se krahas kësaj, janë edhe rreth 6 mijë kompani që janë mbyllur gjatë pandemisë, por kaq edhe janë hapur. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon që ka implementuar 6 pako fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve. Hoxha është optimist se viti 2022 do të jetë edhe më stabil për Maqedoninë e Veriut,…
Rregullat për hyrjen në Greqi, të cilat parashikojnë formular të detyrueshëm PLF dhe një nga tre opsionet: certifikat të vaksinimit ose test negativ të PCR-së ose konfirmimi i kalimit të Kovid-19, janë zgjatur për një tjetër javë dhe janë të vlefshme deri më 14 qershor të vitit 2021 dhe Maqedonia e Veriut është akoma në mes vendeve për të cilat ekziston përjashtim nga ndalesa e udhëtimit në Greqi për shtetasit e vendeve të treta, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Vendimi ministror është botuar tashmë në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyn në fuqi nesër në ora 6 të mëngjesit dhe…
Turqia do të dhurojë 30.000 vaksina “Sinovak” për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi për këtë me statusin e profilit të tij në Fejsbuk. Dje, ai dhe kryeministri Zoran Zaev bënë vizitë pune një ditore në Turqi. “Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, na kumtoi se ata po dhurojnë 30.000 vaksina nga prodhuesi “Sinovak”. Ky gjest i solidaritetit është një tregues tjetër i miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve. Shumë falënderime për popullin turk dhe presidentin Erdogan”, tha Filipçe në Fejsbuk. Në darkën e punës dje në Stamboll u përqëndrua në…
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në aksionin e zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 778 sanksione për vozitës që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, njofton MPB. “Prej tyre 111 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, 12 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar. Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e SPB- Tetovë- 151, pastaj në territorin e SPB Shkup- 145, territorin e SPB Kumanovë-123…”,…
Më shumë se katër muaj para terminit të paralajmëruar për zgjedhjet lokale – gjysma e dytë e tetorit, janë të njohur tashmë emrat e disa kandidatëve për kryetar komune , kryesisht nga partitë më të mëdha politike, të cilat tashmë kanë filluar fushatë joformale. Me siguri regjistrimi i planifikuar për në shtator i kombinuar me lehtësimin e masave të kovidit kontribuuan në këtë. Nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për opozitën apo qeverinë, fushata tashmë ka filluar, ndërsa qytetarët dhe ekspertët do të thonë se për disa nuk është ndërprerë fare. Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev javën e…
Gjithsej 50 persona të dyshuar ose të konfirmuar për Covid 19 po trajtohen në departamentet për sëmundje infektive në kryeqytet. “Në 24 orët e fundit, nuk kishte pranime në Institutin TBC. Kishte një pacient të pranuar në qendrën kovide në spitalin “8 Shtatori” dhe një pacient i ri u shtrua dje në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive. Në 24 orët e kaluara, 3 pacientë të shëruar u lëshuan për në shtëpi. 7 pacientë po trajtohen në qendrën Covid të Institutit të TB. Janë gjithsej 16 pacientë në spitalin “8 Shtatori”, dhe ka 27 pacientë në Klinikën për Sëmundjet Infektive.…
Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka përshëndetur paralajmërimin e BDI-së, se do të ndryshojnë agjendën e veprimit të tyre politik. Ai ka thënë se është e rëndësishme që politikanët kur të japin fjalën e tyre, premtimet e tyre, të njëjtat duhet t’i realizojnë. “Për mua është mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe politike shqiptare rrumbullakson agjendë etnike dhe se sot tashmë flasim për qytetarët. Mjaft ishte ajo shqiptarë, maqedonas, serb turq , vllehë, qytetarë kemi në shtet, dua ta përshëndes këtë pasi vërtetë është një hap, sigurisht kur vjen nga partia më e…
Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin ballkanik. Në ekzekutiv thonë se janë pro bashkëpunimin rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe mos zëvendësimit të projektit të BE-së. Por, mbështetje ndaj minishengenit po kërkon Maqedonia e Veriut, e cila e sheh këtë nismë profitabile për të gjithë rajonit. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se minishengeni nuk është çështje prioritare për vendin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për KosovaPress se çështja e minishengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv. “Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është ri aktualizuar mini-shengeni, për…
Imperativ gjatë krizës për ne ishte t’i shpëtonim vendet e punës. Arritëm t’i shpëtojmë afro 80 mijë vende pune. Patëm rënie të BPV-së prej 4,5 për qind, ndërsa po të mos ishin masat, rënia do të ishte 8,7 për qind. Masat i dhanë rezultatet e pritura, vlerëson Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në intervistë. Thotë se masat janë sjellë çdo tre muaj duke i ndjekur rrjedhat ose trendet e ekonomisë. Është i pajtimit se asnjëherë ato nuk kanë shkuar në kohë tek qytetarët, por vlerëson se në kohë krizash më e rëndësishme…
James William Pardew, ish ambasador i SHBA-ve në administratën e Klinton dhe Bush, dhe zyrtar për zbulim në armatën amerikane, ka ndëruar jetë në moshën 77 vjeçare. Pardew tek ne ishte i njohur si një nga shtatë nënshkruesit të marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, me çka përfundoi konflikti në Maqedoni. Përskaj diplomatit amerikan, nënshkrime të tyre në Marrëveshjen e Ohrit më 13 gusht 2001 vendosën dhe Boris Trajkovski, Ljubço Georgievski, Branko Crvenkovski, Arben Xhaferi, Imer Imeri dhe Fransoa Leotar.
Numri i rasteve aktive me korona virus në vendin tonë ka rënë nën 1000 pas një kohe shumë shumë të gjatë. Dje u regjistruan 29 raste të reja ndërsa të premten 16 raste të reja. Sipas statistikave të MSH-së, në disa komuna më të vogla nuk ka fare raste aktive: Në Probishtip, Dojran, Pehçevë dhe Demir Kapi. Në Shkup ka 395 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 109. Në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale po mjekohen gjithsej 134 pacientë, ndërsa ka 515 krevate të lira. Në pikat e vaksinimit, janë vaksinuar gjithsej 145413 qytetarë. Sipas statistikave, 48% e banorëve…

