Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes, ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shpreh keqardhje për situatën e krijuar nga zjarret dhe mirënjohje për zjarrfikësit. “E mërzitur për pamjet tmerruese nga zjarret në vend. Mirënjohje për zjarrfikësit, ushtarët, vullnetarët dhe komunitetin lokal për përpjekjet e tyre të guximshme. Ata janë heronjtë e vërtetë. Ju lutem qëndroni vigjilent dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, ka shkruar Byrnes. Ndryshe, sipas informacioneve të fundit një numër i madh i zjarreve ende janë aktivë.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, për herë të parë do të votohet me shenjat e gishtave. Kjo u konfirmua sot edhe një herë, pasi KSHZ refuzoi ankesën e njërës nga kompanitë që konkurruan për të furnizuar aparatet për skenimin e gishtave. Pas kësaj, konfirmohet se kompania gjermane “Dermalog” do të furnizojë KSHZ-në me skanerët e gishtave. Në seancën e sotme, KSHZ i ka caktuar edhe çmimet për reklamim politik në media. Nga KSHZ thonë se çmimet i kanë vendosur pas shqyrtimit të çmimoreve të mediave për pesë vitet e fundit.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datës 05.08.2021 deri më ora 07:00 të ditës së sotme (06.08.2021) në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin nga zjarret në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së ishin të angazhuar rreth 450 nëpunës policorë, si dhe 165 moto-patrulla dhe 148 automjete. Në periudhën e lartëpërmendur, në afërsi të zjarrit te vendi “Stara Deponia” në Shtip është pikasur S.G. (57) nga Shtipi me automjetin “opel astra”, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur rrokë të djegura, për të cilat ka sqaruar se i ka djegur si…

Lexo më Shumë

Albon Xhemaili është një ndër kryetarët e komunave nga më të vlerësuarit sipas raportit të IRI-t. Gjatë hulumtimit qytetarët kanë dhënë edhe deklarata dhe sqarime konkrete për vlerësimet e tyre. Gjatë mandatit të tij katër vjeçar Xhemaili ka pastruar gjitha borxhet e mbetura të komunës së Bogovinës dhe aktualisht është një ndër komunat e vetme pa borxh si dhe si i pari i kësaj komunae Xhemaili ka qenë i përkushtuar në regullimin e infrastrukturës së munguar rrugore, ujësjellës, investime në infrastrukturën shkollore si dhe ndërtimin e hapsirave të gjelbërta, ndriçim publik dhe higjiena komunale. Gjatë këtij mandati si kryetar i…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e sotme, theksoi se është refuzuar ankesa për furnizim të pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve për gjurmë të gishtave, me çka në periudhën vijuese do të nënshkruhet marrëveshje me operatorë ekonomik për furnizim të të njëjtave, transmeton Portalb.mk. “Komisioni ka marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror për zgjidhje të ankesave për furnizimeve publike, se ankesa e dorëzuar në procedurën për procedurë të tenderit për furnizim të pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve me gjurmë të gishtit është refuzuar. Kjo do të thotë se më në fund, KSHZ si organ kontraktues ka vendim të plotë…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit arritën. Kishin marrë paraqitje për zjarr të ri në fshatin e Bogosllovc të Shën Nikollës. Në të po digjet barë i thatë dhe sipërfaqe pylli, megjithatë zjarri përfshiu edhe 4 shtëpi vikendi. “Më ngadalë, mos u afroni shumë afër, era po frynë drejt nesh”. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellovski, pret që zjarri të shuhet deri në agim. “Pres që deri në orët e hershme të mëngjesit ky zjarr të vihet nën kontroll, por për fat të keq në afërsi të këtij zjarri u paraqit edhe një zjarr i ri i cili po lëviz drejt fshatit…

Lexo më Shumë

Rrëmujë para sporteleve të MPB-së ku lëshohen pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, por edhe shtetësi. Qytetarët edhe në temperatura ekstreme vijnë në sportele për të përtëritur dokumentet që kanë skaduar dhe nuk i kanë ripërtërirë për shkak të koronës dhe vendimit për të zgjatur vlefshmërinë e disa prej dokumenteve. Disa nga qytetarët u ankuan se nuk mund të caktonin termin për marrje të pasaportës. Qytetare “Nuk aplikuam sepse i telefonuam për dy javë të tëra dhe askush nuk na përgjigjej. Tani erdha, pyeta se si mund të marr pasaportë me urgjente, ata vetëm më thanë vetëm përmes telefonit. Tani me…

Lexo më Shumë

Ekipet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për reagimin ndaj fatkeqësive shpërndajnë ndihma humanitare për popullatën e prekur nga zjarret në Kriva Pallankë. Ndihma humanitare përbëhej nga 50 pako ushqimi, 50 pako higjienike, 1260 shishe 0.5 litra ujë, 100 batanije dhe 10 dyshekë. Ekipet tona mbeten në teren për të qenë në mbështetje logjistike të institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela në Facebook: Takim vëllazëror me drejtuesit e Lobit Euro-Atlantik, Shukri Ymeri – kryetar, Skender Musliu dhe Sali Agushi. Diaspora shqiptare kudo që ndodhet është e gatshme gjithmonë për bashkëveprim. Biseduam për mbështetjen që në vazhdimësi diaspora shqiptare u jep proceseve të cilat ne marrim mbi supe për ti çuar përpara. Na priftë e mbara!

Lexo më Shumë

Pas dy ditësh me shumë vatra zjarri në Tetovë, situata është e qetë. Sipas kryeshefit të Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti zjarret janë vënë nën kontroll, ndërsa më i madhi ishte në fusha, përkatësisht tek zona ekonomike. “Ditën e djeshme kemi pasur tre intervenime nga NJTKZ Tetovë, edhe atë kanë qenë intervenime mjaftë të rënda shkaku i erës së madhe që frynte, por ne si NJTKZ Tetovë arritëm në kohë ta lokalizojmë dhe mos lejojmë të përhapet. Edhe sot në orët e para të mëngjesit kemi pasur një zjarr të madh në pjesën e Zherovjanit, ku mundej të…

Lexo më Shumë

“Në disa raste është konstatuar se zjarret janë shkaktuar nga shkëndijat mes telave në shtylla apo largpërçues, për ç’shkak në rrjedhë është përpunimi i kërkesës drejt EVN-së për t’i kontrolluar sistemet e tyre për distribuim të energjisë elektrike”. Kështu informoi sot në konferencë për shtyp drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov. Ai shtoi se më pas këto shkëndija bien të tokë, ndërkaq mjafton vetëm një prej tyre që të shkaktojë zjarr, duke cekur se dje në rajonin e Kumanovës ka pasur edhe dëshmitarë të cilët kanë parë shkëndija në tela. “Gjatë ditës së djeshme unë isha…

Lexo më Shumë