Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datës 05.08.2021 deri më ora 07:00 të ditës së sotme (06.08.2021) në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin nga zjarret në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e MPB-së ishin të angazhuar rreth 450 nëpunës policorë, si dhe 165 moto-patrulla dhe 148 automjete.
Në periudhën e lartëpërmendur, në afërsi të zjarrit te vendi “Stara Deponia” në Shtip është pikasur S.G. (57) nga Shtipi me automjetin “opel astra”, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur rrokë të djegura, për të cilat ka sqaruar se i ka djegur si hekur mbeturinash. Për rastin është informuar Prokurori Publik, kurse pas kompletimit të matertialit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më datën 05.08.2021 në ora 20:10 minuta në repetitorin Vodno nga ana e patrullës së policisë janë pikasur tre persona të cilët kanë qenë në pjesët pyjore dhe ata janë në mbajtje në stacion policor, pas së cilës kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
MPB-ja apelon rreptësisht të respektohet ndalesa për lëvizje nëpër pyje, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, megjave, të mos hudhin bishtat e cigareve dhe të mos lënë shishe prej xhami ose sende tjera, të cilat nëse janë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr. Është e domosdoshme syçeltësi maksimale dhe sjellje e përgjegjshme e çdo individi.
Data 15.11.2026
Aktuale
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile



