Author: Hamdi Kumanova

Nga 416.614 persona të cilët janë vaksinuar me dy doza kundër KOVID-19, përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej 167 persona janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. 11 prej tyre janë hospitalizuar, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell SHENJA. Sipas Ministrisë, kjo është tregues se numri i të infektuarve nga personat e vaksinuar është shumë i vogël dhe konfirmim se vaksina është funksionale dhe paraqet mënyrën e vetme të ndryshohet fotografia për pandeminë.

Lexo më Shumë

Një vajzë 18-të vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të pikës pagesore “Rramanli”, Kumanovë, kumtoi sot MPB. Automobilat e aksidentuar ishin “audi” dhe “zastava”. “Mbrëmë në orën 21:55 në SPB Kumanovë është paraqitur se në autostradën Shkup-Kumanovë, rreth një kilometër para pikës pagesore “Rramanli”, ka ndodhur një aksident ndërmjet automjetit “audi” me targa të Kumanovës i drejtuar nga S.V.(20) Kumanovë, dhe automjeti “zastava” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.V.(55) nga fshati Nagoriç i Vjetër. Në vendin e ngjarjes vdiq M.M.(18) nga Kumanova, bashkudhëtare në automjetin “audi”,…

Lexo më Shumë

Kreu aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në këtë Komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti informon Tetovasot Një gjë e tillë u konfirmua sot edhe nga vetë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë një tryeze për Marrëveshjen e Ohrit të organizuar në Strugë ku i pranishëm ishte edhe z.Merko. “Kam kënaqësinë e madhe që ne emër të kryetarit Ali Ahmeti të ju njoftoj se z.Ahmeti ka vendosur që Ramiz Merkon t’ia propozojë Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së për një mandat të ri dhe për…

Lexo më Shumë

Etnokultura shqiptare është temë e botimit më të ri të Fondacionit ALSAR. I dalë tani nga shtypi, “Horizonte etnokulturore” ka për autor prof. dr. Ramazan H. Bogdanin, “Mjeshtër i Madh”. Vepra është përmbledhje e punës së gjatë studimore së shkruesit të saj, e aktivitetit intensiv në art dhe shkencë. Etnokultura dhe autobiografia përbëjnë dy linjat në të cilat është ecur në vepër, të pandara siç duket nga shkrirja e jetës së autorit në profesionin të cilit i kushtoi dekada të tëra mbushur me veprimtari, në rolin e interpretuesit, krijuesit dhe studiuesit. Parathënia, dhe në anglisht në skajin fundor të botimit,…

Lexo më Shumë

Dy qendra të reja ditore për fëmijë me pengesa do të hapen në komunat Karposh dhe Tetovë, ndërsa në Gazi Babë po vendoset këshillimore për familjet në rrezik, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale arriti marrëveshje për bashkëpunim me komunat Gazi Babë, Karposh dhe Tetovë, të cilat parashohin hapje të dy qendrave të reja ditore për fëmijë me pengesa, si dhe këshillimore për fëmijë dhe familje në rrezik dhe për fëmijë me pengesa. Bashkëpunimi do të zhvillohet në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 3 deri më 12 gusht një pjesë e kabinetit qeveritar do të jenë në pushim, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përcjell SHENJA. Në njoftimin thuhet se qeveria do t’i realizoj funksionet e saj, ndërsa në përputhje me gjendjen e zjarreve ministrat për çdo ditë do të mbajnë seanca online dhe me kohë do të sjellin vendimet e duhura. “Sipas koordinimit të përbashkët, një pjesë e ministrave nuk do të shfrytëzojnë ditë nga pushimi në këtë periudhë, kjo me qëllim që të sigurohet koordinim nga tereni dhe zyret për aktivitetet çdoherë dhe çdokund ku është e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 10:00 deri në 21:45 në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit – Shkup në numrin 193, janë pranuar 29 raporte për zjarre në territorin e qytetit të Shkupit. “22 prej tyre kanë qenë zjarre me intervenime dhe shuarje të tyre në kohë, përfshirë fabrikën OHIS ku u përdorën disa automjete dhe zjarrfikës. Shtatë denoncime për zjarr ishin të rreme. Ndër të tjera, ne ende kemi ekipe nga NjTKZ – Shkup në Pehçevë dhe Berovë”, thonë nga NjTKZ – Shkup. Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, Qeveria dje shpalli gjendje krize në…

Lexo më Shumë

Viti 2016 dhe viti 2021, periudha e njejtë kur Maqedonia po përballet me fatkeqësi natyrore të cilat shkaktojnë dëme të mëdha. Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër kub, ndërsa gjatë dy orëve të para të vërshimeve, kishte patur mbi 800 vetëtima. Atëkohë, nga shiu i rëmbyeshëm ishin shkulur drunjë, ndërsa shtëpitë kishin ngelur pa energji elektrike. Mijëra qytetarë u evakuuan gjatë natës së 6 gushtit. Edhe tani Maqedonia e Veriut po përballet me zjare që kanë përfshirë gjithë territortin e shtetit.

Lexo më Shumë

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.00, në Çair, policia e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup ka arrestuar personin J.A(27) nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim, mbajtje dhe tregti me armë dhe materie eksplozive” i dënueshëm sipas nenit 396 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave paraprake është vërtetuar se J.A ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Me urdhër të gjykatësit paraprak në procedurë është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur municion të cilën e ka poseduar ilegalisht. J.A është dorëzuar para gjykatësit paraprak, dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30…

Lexo më Shumë

Sot (06.08.2021) rreth orës 06:15 në vendin e quajtur Dabnicë-Prilep, në afërsi të përmendores, nëpunës policorë të NJPB Prilep nga liria e kanë privuar M.E. (34) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur Dabnicë. Zjarri sot në mëngjes është lokalizuar nga ana e Njësitit Kundër Zjarreve Prilep. M.E. është në mbajtje në stacion policor dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal deri te PTHP Prilep.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes, 20.000 vaksina “Astra Zeneka”, donacion nga Republika e Kroacisë, mbërritën në vend. Nga MSH thonë se vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin nga java e ardhshme. “Ky është donacioni i dytë i vaksinës ‘Astra Zeneka’ nga qeveria kroate. Në fillim të korrikut, donacion prej 10.000 vaksinash u bë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman”. “Solidariteti dhe ndihma gjatë pandemisë është akt që e bën më të suksesshëm të gjithë procesin e luftimit të koronavirusit. ministri i Shëndetësisë, Venko…

Lexo më Shumë

Pronari i kompanisë Zegin, Blagoj Mehanxhiski qysh në orët e hershme të mëngjesit u përfshi në terren dhe në mënyrë aktive ndihmonte në përballjen me krizën me zjarret në rrugën Dellcevë-Pehcevë, ku dje është përfshirë regjioni i Pehcevës në vendin e quajtur Kriva Krusha. “E zgjasim krahun atje ku është më e nevojshme, pasi që së bashku jemi më të fuqishëm. Të bëhemi human, të jemi të përgjegjshëm, të jemi të bashkuar kundër gjithçka që na prish shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, ta ruajmë natyrën dhe bukurinë me të cilat vendi i jonë është i njohur në tërë botën,…

Lexo më Shumë