Periudha e verës pritet të jetë e qetë. Nuk ka asnjë indikacion se gjendja epidemiologjike mund të përkeqësohet, vlerëson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Megjithatë ai iu bëri thirrje qytetarëve që të mbeten të kujdesshëm pasi virusi është i paparashikueshëm. Qytetarët sipas tij duhet të vazhdojnë të mbajnë maska kur janë të rrethuar nga shumë njerëz. Askush në botë, në asnjë vend nuk mund të japë parashikim të saktë se çfarë mund të ndodhë. Mund të ndodhë që të ketë ndonjë mutacion të virusit i cili mund të jetë më ngjitës nga të gjithë llojet e tjera dhe ajo ta…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi sot ka falur namazin e xhumasë në xhaminë “Haxhi Shefketi” në Kumanovë. Me këtë rast ai është pritur nga qytetar dhe xhematlinjë të xhamisë “Haxhi Shefketi” në Kumanovë. Pas namazit të xhumasë, ka pasur një bisedë konstruktive midis kryetarit Gashi si dhe qytetarëve ku janë dëgjuar hallet dhe brengat e tyre. Me këtë rast, kryetari Gashi ka nënvizuar problemet dhe hallet e tyre si dhe ka premtuar se do të mundohet që përmes mekanizmave institucional t`i gjeje zgjidhje atyre.
Nga fillimi i krizës shëndetësore e nxitur nga Kovid 19, Cementarnica USJE në vazhdimësi i ka dhënë përkrahje shëndetit publik ku deri më tani janë realizuar donacione nga vlera e përgjithshme prej rreth 100.000 eurove. Në korniza të këtyre donacioneve, USJE ka donuar aparat për analizën e kapilarëve të gjakut për foshnje në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, me cka u përmirësua trajtimi i foshnjave që lindin në këtë klinikë. Përskaj kësaj, është donuar edhe mjet mjekësor që po i jep përkrahje konkrete personelit mjekësor i cili është duke punuar me përkushtim edhe në kushtet e pandemisë. Kompania në tërësi…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë akuzuar Qeverinë BDI-LSDM për korrupsion. Nga ky koalicion kërkojnë sqarime për lidhjet mes kompanisë “Pucko Petrol” dhe furnizimit të institucioneve shtetërore me lëndë djegëse. “Lidhja e politikës me oligarkët duket të jete shumë e qartë, deputeti i BDI-së Ismail Jahoski djali i të cilit ka kompaninë Pucko Petrol nga janari i vitit 2020 me tenderë për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 milion euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale, ndër ta mbi 2 milion euro vetëm nga komunat që qeverisen nga Bashkimi Demokratik për Integrim”, thuhet mes…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se në mesnatë rreth orës 00.20 në Gazi Babë, policia ka arrestuar 30 vjeçarin nga Shkupi D.T. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me leje paraprake nga gjykata, është gjetur marihuanë, materie pluhur, peshore digjitale dhe lëndë tjera. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.T do të parashtrohet padi adekuate.
Brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, ndërsa ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, deklaroi minsitri i Shëndetësisë Filipçe. “Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit. Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti…
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Zaev duhet të tregojë nëse ka pranuar që gjuha maqedonase, e cila është gjuhë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, është e ndërlidhur me evoluimin e gjuhës bullgare dhe dialektet me kodifikimin e saj në vitin 1944”. “Deklarata bullgare parasheh heqjen sistematike të teksteve “okupatori bullgar fashist”, përmendoreve dhe pllakave përkujtimore”, thonë nga kjo parti. Ata pyesin nëse Zaev ka pranuar këtë Deklaratë që do të thotë shkatërrim të identitetit dhe kulturës maqedonas. “Me pranimin e Deklaratës bullgare, a ka pranuar Zaev se edhe Goce Dellçev është bullgar”, pyesin nga kjo parti. Sipas tyre,…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, transmeton Alsat. Filipçe tha se ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer tha se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë. “Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së. Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të…
Siç njoftojnë nga policia, nga ora 00:00 deri në ora 04:00 është konstatuar se 12 persona kanë shkelur orën policore. Gjatë ditës së djeshme po ashtu në Maqedoni, masën e mbajtjes së maskave janë regjistruar 142 kundërvajtje. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mbështet bashkësinë akademike në përpjekjet për përafrimin në modelet evropiane të universitetit dhe në arritjen e standardeve të larta për arsim të kuadrove të përgatitura për trajtimin me sukses me sfidat moderne. Prej rëndësisë së madhe është lidhja rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë drejtim është edhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Ekonomik të USHKM në Shkup Fakulteti Ekonomik në Ljubljanë. Kjo u theksua në takimin të ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska me dekanin e Shkupit të Fakultetit Ekonomik prof. Dr. Predrag Trpeski dhe dekanja e sllovenisë, prof. Dr. Metka Tekavçiq. Gjatë kohës…
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë. Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë, ndërsa deri tani në platformën “vakcinacija.mk” kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar 438.879 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në pikat vaksinuese në shtet përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 243.832 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.249 ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 6.521 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 369.661 ndërsa janë rivaksinuar 125.829 qytetarë”, thonë nga MSh. Sipas të dhënave të fundit, 47% e…
Në moshë shumë të re është ndarë nga jeta Jeton Aliji, një aktivist gostivaras, që në moshë të re ishte aktiv në jetën publike në këtë komunë. Ai së fundi po jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa viteve të fundit ishte i shquar me fotografitë e tij që pushtuan media dhe zgjuan interesim të madh në nivel botëror. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kumtoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. “Jemi të trishtuar të ndajmë me ju lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Jeton Alijit. Prej disa vitesh ky gostivaras i mirë jetonte në Gjermani…dhe lajmet…

