Author: Hamdi Kumanova

Punëtoret seksuale të njihen si punëtorët në tregun e punës. Në mënyrë të pandërprerë të sigurojnë ekzistencë për veten dhe familjet e tyre. Të kenë të drejtë ta zgjedhin mënyrën dhe formën e punës, por të kenë mundësi edhe t’i realizojnë detyrimet e tyre si qytetarë ndaj shtetit, porositi Jagoda Miteva, aktiviste për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të punëtoreve seksuale në Kolektivin e parë në Ballkan me rastin e Ditës Botërore të Punëtorëve Seksualë. Por, a e kanë ndjerë këta punëtorë korona-krizën? “Po, e kanë ndjerë, edhe atë në masë të mjaftueshme. Me vetë faktin se koha ishte…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev,nuk specifikoi nëse ka bisedime konkrete për koalicionime për zgjedhjet lokale edhe pse nuk e përjashtoi një mundësi të tillë, pa precizuar nëse bëhet fjalë për raundin e parë apo të dytë. “Zgjedhjet lokale janë të ndryshme nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, por ne kemi pasur koalicione në këto zgjedhje dhe pse, të mos kemi në zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet presidenciale në 2019, ne kemi formuar koalicionin më të madh. Bëmë të njëjtën gjë në zgjedhjet parlamentare. Besoj se mundemi, sepse forca qëndron te bashkimi Ne do të formojmë koalicione, pyetja është nëse ato do të jenë…

Lexo më Shumë

Borxhi publik i vendit do të arrijë 63.9 për qind të produktit të brendshëm bruto deri në fund të këtij viti. Sipas strategjisë fiskale të qeverisë, dy vitet e ardhshme borxhi publik do të arrijë rritjen më të lartë në historinë e vendit, ose në vitin 2022 huamarrja do të jetë 65.9 për qind, dhe në 2023, 65.2 për qind e PBB-së. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ulja e borxhit publik do të bëhet me rritje më të madhe të PBV-së, por edhe zvogëlim e punonjësve në administratë. “Qëllimi është të ulemi nën 60 për qind të borxhit publik, ndërsa…

Lexo më Shumë

Më 5 qershor fillon matura shtetërore për mbi 15 mijë maturantë në Maqedoni. Nxënësit e vitit të katërt në arsimin e mesëm, do të testohen fillimisht në lëndën e gjuhës amë, njëri ndër katër provimet që duhet t’i kalojnë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, me këtë rast tha se janë të përgatitur për realizimin me sukses të maturës shtetërore. “Janë miratuar të gjitha protokollet sipas të cilëve duhet të realizohet matura shtetërore në kushte të pandemisë, me qëllim që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësuesve dhe të tjerëve. Është planifikuar që në klasë të jenë më së shumti…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditë së djeshme, një 76-vjeçar, ka sulmuar fizikisht dy punëtorë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. “Më 01.06.2021 në ora 12.20 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të FSPIM-së, në Aerodrom, D.H.(76) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht S.L. (46) nga fshati Gllumovë e Shkupit dhe M.L.(62) nga Shkupi, të dy të punësuar në FSPIM”, thuhet në njoftim. Ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./ТВ21

Lexo më Shumë

Sot, nëpërmjet platformës virtuale, kryetari Afrim Gashi, në Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedoi me Ambasadorin Italian në Shkup, Shkëlqesia e tij, z. Andrea Silvestri. Duke uruar 2 Qershorin – Ditën Nacionale të Italisë, bashkëbisedimi mes Gashi-Silvestri, u zhvillua në atmosferë miqësore, ku mes tjerash u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe u fol mbi diskutimin e kodit zgjedhor, propozim ligjin për shtetësi dhe zgjedhjet lokale të tetorit. Amabasadori Italian në vend, z. Andrea Silvestri, falënderoi kryetarin Gashi, mbi rolin konstruktiv dhe qasjen bashkëpunuese që po e zhvillon Alternativa në Kuvend. Dyja palët u dakorduan, që…

Lexo më Shumë

Para se mysafirët të hyjnë në restorantin ku do të mbahet dasma, do të duhet t’i dezinfektojnë duart dhe secilit mysafir do të duhet t’i matet temperatura. Mysafirët nuk duhet të shtrëngojnë duart dhe të përqafojnë çiftin e ri, dhe as personat e tjerë të pranishëm në aheng. Qeveria konfirmoi sot se do të ketë muzikë të gjallë vetëm në dasma, me kusht që muzikantët të vendosen të paktën pesë metra nga tavolinat ku ka mysafirë. Të sapomartuarit duhet të paraqesin një listë të të ftuarve të cilët mund të identifikohen nga menaxhmenti i vendit ku organizohet festa ndërsa dasma…

Lexo më Shumë

Deputetët e opozitës maqedonase kanë vazhduar fjalimet peocedurale dhe kërkimin e pauzave. Nga VMRO-DPMNE deputeti Brane Petrushevki ka deklaruar se për këtë propozim ligj duhet të ketë debat publike në të cilën do të duhet të marrin pjesë institucionet kompetente dhe ekspertë. Ndërsa deputeti i ASH-AAA-së, Skënder Rexhepi kërkoi nga deputetët e opozitës maqedonase që të mos e zvarrisin miratimin e ligjit i cili do të zgjidh problemin e rreth 2 000 qytetarëve që me dekada nuk janë pjesë e sistemit të shtetit. Ai ka kërkuar nga deputetët e VMRO-së dhe partisë e “E majta”, që mos ta politizojnë propozim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë deklaratën e numrit një të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski se po punon në sigurimin e shumicës parlamentare. Zaev nënvizoi se duke pasur parasysh politikat që po bën kjo qeveri, është një tregues I mirë se shumica parlamentare vetëm mund të rritet dhe jo të bjerë. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Unë them me përgjegjësi se shumica parlamentare mund të rritet, nuk mund të bie. Dhe do të mundohem në mënyrën më të thjeshtë ta shpjegoj, politikat që I udhëheq LSDM dhe ato që I udhëheq VMRO-DPMNE-ja, kjo është baza nëse do të kemi mIgrim të deputetëve nga…

Lexo më Shumë

Në periudhën afatmesme, norma e rritjes ekonomike do të tejkalojë 5%, shkalla e papunësisë do të ulet në 8.6%, ndërsa shkalla e punësisë do të arrijë në 54.3%, paga mesatare do të rritet me normë mesatare prej rreth 4%, investimet bruto do të rriten deri në 36.2% në vitin 2026, ndërsa eksporti do të rritet me normë mesatare prej rreth 8.8%. Këto janë projeksione të pasqyruara në Strategjinë fiskale 2022-2024, me perspektivë deri në vitin 2026, me të cilën vazhdon praktika e mirë e vendosur nga Ministria e Financave me strategjinë fiskale të rishikuar paraprake për planifikim afatgjatë, me projeksione…

Lexo më Shumë

Një 33 vjeçar nga Velersi ka udhëhequr grupin kriminal që gjatë mëngjesit ishte arrestuar për trafikimin e migrantëve. Në këtë grup kanë qenë edhe dy persona me origjinë nga vendet e Lindjes së Afërt. Migrantët me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria, Bangladeshi dhe vende tjera të lindjes së afërt dhe të mesme ilegalisht ishin transferuar nga Greqia në territorin e vendit tonë përmes të ashtuquajturës “kufiri i gjelbërt” në afërsi të Gjevgjelisë, Strumicës dhe Demir Kapisë, ndërsa nga atje me ndihmë të udhëheqësve në mënyrë të koordinuar janë transferuar në lokacione që paraprakisht ishin dakorduar. Sic ka bërë të ditur…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.007 teste të kryera janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 24 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 48 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.345 raste, prej të cilëve 148.846 janë shëruar, kurse 5.429 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.070 raste aktive me virusin korona, 444 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 108 në Kumanovë.

Lexo më Shumë