Policia turke gjatë ditës së sotme ka arrestuar shtetasin maqedonas Boban Tomovski, i cili thuhet se ka qenë krahu i djathtë i bosit të mafias Sedat Pekerit, shkruajnë mediat turke. “Më në fund, është arrestuar lideri i organizatës kriminele Boban Tomovski, i njohur për afërsinë e tij me Sedat Peker. Dyshohet se Tomovski ka qenë i përfshirë në trafikimin e drogës, ndërsa është kapur nga policia në momentin që dëshironte të ikte për në Egjipt”, shkruajnë mediat turke duke u thirrur në burime të policisë turke. Sipas mediave, Tomovski ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Sedat Pekerit dhe së bashku…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të mund të marrin certifikatë shëndetësore digjitale. Rrjeti “CommonTrust” dhe Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të projektit “The Commons Project” krijuan aplikacionin “CommonPass”, me qëllim të vendosjes së platformës ndërvepruese për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave dhe testeve laboratorike për COVID-19 midis vendeve. “Ministria e Shëndetësisë si përkrahëse e zhvillimit teknologjik të vendimeve të bazuara në standarde ndërkombëtare, bashkohet në rrjetin ‘CommonTrust’ për dhënien e certifikatave shëndetësore digjitale përmes aplikacionit të ri ‘CommonTrust’. Me këtë hap, ministria vlerëson se qytetarëve të Maqedonisë do t’u rriten mundësitë për certifikatë shëndetësore digjitale sipas standardit global…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, mysafire në programin e mëngjesit të TV Sitell, tha se me fushatën “Mëso me mençuri puno me profesionalizëm”, pas shumë vitesh rinovohet lidhja, kthehet bashkëpunimi dhe besimi midis shkollave të mesme profesionale dhe kompanitë. “Nga viti i kaluar kishim vetëm 11 paralele të dyfishta, tani hapim 97 paralele të dyfishta. Kompanitë të cilat u përfshinë në këtë proces do të ndërmarrin pjesë nga obligimi për mirëmbajtjen e mësimit praktik. Ajo mund të shihet në vetë thirrjen, ku thuhet saktë në cilën paralele, cila kompani do të mundësojë praktikë për nxënësit. Kështu që ata…
Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur propozim akuzë kundër 41 vjeçarit nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. I Akuzuari gjatë periudhës 6 maj 2020 deri me 5 mars 2021 ka kryer më shumë mashtrime me qëllim të përfitimit material. Ai me këtë rast ka mashtruar dhe njëkohësisht dëmtuar 10 persona. Me katër nga të dëmtuarit i akuzuari ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie për banesa në ndërtim dhe iu ka marrë shuma të ndryshme të parave, por marrëveshje për shitblerje nuk është firmosur asnjëherë. Ndërkohë me 6 të dëmtuarit e tjerë ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie…
Komuna e Çairit ka vazhduar aktivitetet e rregullta për mirëmbajtjen e pastërtisë në lagjet e kësaj komune. ‘Pastërtia, prioritet i komunës tonë’, thuhet në njoftimin e komunës së Çairit, transmeton aktuale.mk. Gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme bashkë me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, pastruam dhe dezinfektuam shtegun për këmbësorë që çon drejt Çarshisë së Vjetër nga pjesa e përparme e tregut të Bit Pazarit. Mirëmbajtja e mjedisit të pastërt dhe të shëndoshë, është gjithmonë prioritet i Komunës sonë.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në Strumicë ka arrestuar dy persona. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për V.L (37) dhe Z.Ç (34) që të dy nga Shtipi. “Gjatë kontrollit që është bërë në automjetin e tyre “Seat Leon” është gjetur marihuanë dhe materie e bardhë pluhuri. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyve do të ngritët procedurë adekuate”, thonë nga MPB.
Minimum gjashtë persona janë arrestuar në aksionin për arrestimin e kontrabanduesve të emigrantëve. Ky aksion është zbatuar në Shkup, Shtip, Veles dhe Vallandovë. Sipas burimeve të hetimit, te kontrabanduesit është gjetur edhe drogë. Nga MPB vërtetojnë se aksioni po vijon, por detaje do të japin pas përfundimit të aksionit.
Janë siguruar 180 milionë të reja mbështetje financiare për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona, prej të cilave 80 milionë euro janë nga BE me qëllim për të siguruar stimul fiskal për ekonominë dhe qytetarët, kurse 100 milion euro nga EIB për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sot u transferua kësti i dytë me shumë prej 80 milion eurosh, nga gjithsej 160 milion euro mbështetje makro-financiare nga Bashkimi Evropian për kapërcimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona. Poashtu sot, Parlamenti miratoi ligjin për 100 milion euro të reja nga Banka Evropiane…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në Shkup. “Në polici dje rreth orës 08:00 është denoncuar se në kompani private në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, deri sa ka kryer obligimet e punës ka humbur jetën 51 vjeçar T.P nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë. Aty shtohet se është vërtetuar vdekja nga ndihma e shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është çuar për autopsi. Nga policia njoftojnë se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/
“Nuk ka asnjë rekomandim për përzierjen e vaksinave. Sa i përket dozës së parë, i njëjti prodhues duhet të jetë për dozën e dytë. Dhe këto janë rekomandimet zyrtare të të gjithë prodhuesve. Ne nuk kemi asnjë rekomandim zyrtar që mund të jetë një vaksinë e një lloji për dozën e parë dhe lloj tjetër për dozën e dytë”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ndërsa në lidhje me arritjen e sasive të reja të vaksinës, ai theksoi se ende nuk ka data të sakta për mbërritjen e vaksinave “Sputnik” dhe “Sinovak”. “Dje kam biseduar me ambasadorin…
Sot, shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Arben Kraja. Siç njoftojnë nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, si rrjedhojë e takimit dhe “diskutimit të frytshëm”, është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim ndërmjet dy prokurorive me të cilat udhëheqin Ruskovska dhe Kraja. Me këtë Memorandum, Prokuroritë obligohen që në kuadër të kompetencave të tyre dhe në përputhje me legjislaturën evropiane, të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, “të fuqizojnë raportet ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. “Prokurorinë u dakorduan që të bashkëpunojnë nëpërmjet…
Vaksinimi këtë javë do të zhvillohet me tempo të ngadalsuar. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se për momentin janë vetëm 5000 vaksina të mbetura për dozën e parë, por siguron se vaksinimi nuk do të ndërpritet dhe se dje kanë arritur 11.720 vaksina Fajzer. Ndërs shtoi se nuk e din se kur mund të arrijnë vaksinat ruse Sputnik V dhe vaksina kineze Sinovak. “Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje…

