Kryetari i Pllasnicës, Alija Jaoski ka bërë të ditur për qytetarët se sot ka nënshkruar edhe projekte shtesë me TAV-in. Këto nënshkrime kanë për qëllim asfaltimin dhe rikonstruimin e disa rrugëve. “Sot, u nënshkruan projekte shtesë me TAV: rruga pranë Nijazija Karamaleski, rruga pranë Shefko Selimoski, rruga pranë Mustafa Bajramoski, rruga pranë Naser Begoski, rruga pranë Bekteshovcit, rruga pranë Bajram Selimoski, rruga pranë Nexhat Sinanoski, rruga pranë Nebi, dhe një rrugë pranë Seadin Asanoski.
Author: Hamdi Kumanova
Në dy ditët në vijim (4 dhe 5 gusht), i gjithë territori i shtetit do të kaplohet nga temperatura të fazës së portokalltë (alerte), kumtoi Ministria e Shëndetësisë në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në pajtim me Planin e aksionit për preventivë të pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës, nevojitet të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të cilat përfshijnë: lirim nga obligimet e punës për grupet më të ndjeshme të popullatës, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç, në institucionet për kujdes të fëmijëve (kopshte) të mos praktikohen…
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 3.658 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19. Janë regjistruar 23 të shëruar kurse nuk ka asnjë viktimë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë nga fillimi i epidemisë, arrin 156.543, numri i të shëruarve në 150.422, i të vdekurve në 5.494, kurse ka 627 raste aktive./TV21
Ekipi i zjarrfikësve në Kërçovë ka arritur që të shuaj plotësisht zjarrin në “Beli vodenici”, në rajonin e fshatit Srbjani, transmeton Alsat. Zjarri ka qenë i shpërndarë në 12 mijë metra katror. “Kemi intervenuar me tre automjete kundër zjarrit. Në operacion janë angazhuar 10 zjarrfikës. Zjarri është shuar plotësisht”, njoftoi Goran Sokleski, komandant i njësitit të zjarrfikësve në Kërçovë.
Ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, të quajtur në mënyrë popullore Ligji për të falimentuarit hyri në fuqi. Të falimentuarit të cilët i përmbushin kushtet duhet në afat prej 30 ditëve të paraqiten në njësitë rajonale të Agjencisë për Punësim. Siç informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ligji për të falimentuarit i cili javën e kaluar njëzëri u miratua në Kuvend, siguron rreth 1100 të falimentuar të marrin kompensim monetar prej 9.242 denarë deri në ditën e pensionimit apo 34 për qind nga paga mesatare…
Viti i ri shkollor do të sjellë ndryshime në punën e profesorëve, të cilët, notat për nxënësit do t’i shkruajnë vetëm në ditare elektornike dhe jo ditare të shtypura siç kanë funksionuar deri tani. Ditarët do t’i ngelin historisë. Sipas informatave nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, ditarë të shtypur nuk do të as në shkollat fillore e as ato të mesme, ndërsa të gjitha të dhënat do të shkruhen në ditarët elektronik. “Mësimdhënësit nuk do të kenë punë të dyfishtë, nuk do të duhet të njejtat të dhëna dhe nota ti regjistrojnë edhe në ditar të shtypur edhe në…
Sot, FRASH ndërmorri një aksion të radhës duke shënuar gropat nëpër qytetin e Tetovës informon Tetovasot. Gropat nëpër rrugët e qytetit tonë paraqesin një problem të vazhdueshëm. Problem ky i cili po shkakton dëme jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët. Gropat nëpër rrugë pamundësojnë lëvizjen e lirshme dhe pa pengesa të automjeteve e në të njëjtën kohë shkaktojnë dëme në makinat e qytetarëve. Poashtu, këto paraqesin edhe rrezik për jetën e qytetarëve. Komuna e Tetovës është duke e neglizhuar gjithnjë e më shumë këtë situatë. Të përkujtohemi-ishte vet Kryetarja e komunës, Teuta Arifi, që në vitin 2013 i shënoi këto gropa…
Pas raportimit të djeshëm nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza se në më shumë se 13 lokalitete të vendit kemi zjarr aktiv, është më shumë se skandaloze se qysh arriti në mbrëmje të mos lokalizohet zjarri në Koçani dhe kështu të rrezikohet, madje, edhe jeta e qytetarëve. Që skandali të jetë edhe më i madh flet fakti se përderisa dje disa vende dhe qytete ishin në rrezik të madh nga djegia e tërësishme, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov, e festonte Ilindenin me këngëtarë të estradës, ndërsa për Koçanin që digjej as që i bëhej…
Nga Kim Mehmeti Edhe Maqedonia, edhe Bullgaria, e shënuan të njëjtën Kryengritje të Ilindenit, me të njëjtit heronj, por me shpjegimet të ndryshme rreth rëndësisë dhe qëllimeve të saj. Sipas historianëve shqiptarë e bullgarë, me 2 gusht 1903, pas çlirimit të qytetit, është themeluar Kuvendi i Republikës së Krushevës, i përbërë nga 20 revolucionarë bullgarë dhe nga po aq shqiptarë dhe, nga po aq vlleh. Por, sipas historianëve të Shkupit të sotëm, Ilindeni i vitit 1903, shënon ditën kur u ngjizë Maqedonia e sotme e pavarur, si shtet i vetëm i popullit maqedonas. Por sidoqoftë, kremtja e sivjetme e Ilindenit…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,36 % në raport me vendimin e datës 26.07.2021. Nga KRRE thonë se në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 5,549 %, te nafta për 4,440 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,392 % dhe të mazuti për 4,346%. Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,29%. Duke pasur…
Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare në Beograd ka realizuar takim me presidentin serb, njëherë liderin e PPS-së, Aleksandar Vuqiç, transmeton Alsat. Në takim është biseduar për bashkëpunim mes partive simotër nën suaza të EPP-së si dhe për iniciativën e Mini-shengenit. “Vuçiq dha mbështetje për pozicionet për zhvillimin e bashkëpunimit dhe misqësisë, si dhe për nismën “mini Shengen”, e cila nuk duhet parë si një alternativë ndaj Bashkimit Evropian, por si një mënyrë për të kapërcyer barrierat për vendet në zhvillim”, ka shkruar Mickoski.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po bëhet me ritëm të mirë në të gjithë vendin. Që nga 1 gushti, 31% e popullsisë mbi 18 vjeç janë vaksinuar me një dozë të vaksinës kundër Covid 19. Nga MSH thonë se tek personat mbi 50 vjeç vaksinimi me një dozë është 50.6%, tek personat mbi 60 vjeç vaksinimi me një dozë është 61.2%, ndërsa tek personat mbi 70 vjeç është 64.9%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave të fundit, më shumë të vaksinuar me dozën e parë, janë në kryeqytet Shkup – 159,514, më pas në Manastir…

