Author: Hamdi Kumanova

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njofton se protokollet e UEAF-s për mbrojtje nga COVID-19 nuk lejojnë takime me futbollistët me persona nga jashtë, qofshin ato edhe krerët shtetëror. Mbrëmë Zaev në një intervistë për “Klan Maqedoni” u ankua se FFM-ja nuk e ka lejuar të takohet me futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë, para se të udhëtojnë për në Kampionatin Evropian. Zaevi insistoi se megjithatë do t’i takojë futbollistët edhe përkundër qëndrimit të FFM-së. “Futbollistët me ftuan të takohemi dhe me kënaqësi pranova, por kryetari i FFM-së zotëri Sejdini, nuk lejoi të takohem, as në hapësirat e FFM-së, as në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të në të cilën do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së tridhjetë e nëntë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, të mbajtur më 31 maj të vitit 2021, në të cilin janë përfshirë ndryshimet e propozuara të masave për mbrojtje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, mbajtur më 28 maj të vitit 2021. Para ministrave për shqyrtim do të jetë edhe Procesverbali nga mbledhja e trembëdhjetë e Komitetit…

Lexo më Shumë

Vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve dhe dasmave konform protokolleve, në vend se do të ndikojë pozitivisht, do të shkaktojë kaos në punë – thonë nga Oda e Pavarur e Hotelierëve. Nga kjo Odë, kërkojnë që muzikantët të kthehen nëpër kafeteri dhe objekte tjera dhe të mos lejohet që të performojnë vetëm gjatë dasmave. Nga OPH-ja thonë se duhet të rritet edhe kufiri I kufizimit të decibelave të muzikës nëpër objekte. “E pavlerë është rekomandimi që të lejohet organizimi I dasmave dhe ahengjeve në hapësirë të hapur maksimalisht me 100 persona, nëse prania e muzikantëve lejohet vetëm gjatë dasmave…

Lexo më Shumë

Policia kufitare pranoi donacion maska mbrojtëse, doreza mbrojtëse dhe dezinfektues nga Qeveria e Polonisë në kuadër të ndihmës së kërkuar përmes Qendrës Koordiantive Euroatlantike për Fatkeqësi pranë NATO-s. Donacionin sot e dorëzoi ambasadori i Polonisë në Maqedoni, ndërsa donacionin e pranoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Arif Asani. Siç njoftojnë nga MPB, drejtori i BSP-së, Asani falënderoi ambasadorin për donacionin dhe po ashtu falënderoi pjesëtarët e të shërbimit kufitar polonez të cilët bashkërisht me policinë e Maqedonisë marrin pjesë në operacionet e përbashkëta për forcimin e kufirit jugor e që ka të bëjë me emigrimin ilegal. Ambasadori…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Arbër Ademi,mori pjesë në Konferencën Virtuale të Komiteteve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, të mbajtur në Lisbonë, në suazat e Kryesisë së Portugalisë të BE-së Ademi mbajti fjalim në Sesionin e parë kushtuar Prioriteteve të Kryesisë së Portugalisë së BE-së, në të cilin fjalimet hyrëse ishin e nga: kryetarët e: Parlamentit të Portugalisë, z. Eduardo Ferero Rodrigez, të Qeverisë së Portugalisë z. Antonio Kasta, të Parlamentit Evropian, z. David Maria Sasoli. Pastaj , ishte theksuar se kjo Kryesi e BE-së e katërta me radhë…

Lexo më Shumë

Edhe pse javën e kaluar qyteti i Dibrës ishte pa raste aktive me coroanvirus, megjithatë virusi u rikthye në Dibër. Në raportin më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Dibra ka vetëm 1 rast aktiv. Me nga 1 rast kanë edhe Vallandova dhe Pehçeva. Kriva Pallanka, Berova, Probishtipi dhe Makedonski Brodi kanë me nga 3 raste aktive. Demir Hisar ka 4 raste aktive, ndërsa Makedonska Kamenica 6 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.272 raste, prej tyre 148.709 janë shëruar dhe 5.413 kanë humbur jetën.

Lexo më Shumë

Regjistrimet në shkollat e mesme do të fillojnë gjatë muajit të ardhshëm duke nisur nga 14 qershori. Konkursi për vitin arsimor 2021/2022 parasheh 30.053 vende të lira, në 109 shkolla të mesme dhe 913 paralele, prej të cilave 19.602 janë në arsim profesional në 604 paralele, 9.261 në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në art, akademi sportive, gjimnaz sportiv dhe gjimnaz matematikor dhe informatikë. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se fokusi është në arsimin profesional i cili shërben për të tashmen dhe të ardhmen.

Lexo më Shumë

Me 30.05.2021 në ora 11.45 në fshatin Lubodrag, Kumanovë, zyrtarët policor nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar O.C.(46) nga fshati Lubodrag, pasi që me një mjet metalik e ka sulmuar policin i cili ka qenë duke kryer detyrën zyrtare, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë

Me 31.05.2021 në ora 01.53 në SPB Shkup, nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është lajmëruar se tek to për ndihmë mjekësore është paraqitur Z.E.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos. Sipas rrëfimit të tij, derisa paraprakisht ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën “Kristofer Zhefaroviq”, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte i pranishëm në “Ditën e mysafirëve të lartë” në poligonin ushtarak Krivollak ku zhvillohet stërvitja ushtarake “Goditja vendimtare 21”, në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të Armatës sonë dhe të Armatave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Greqisë dhe Bullgarisë. “Goditja vendimtare 21” filloi më 17 maj dhe do të zgjasë deri më 2 qershor të vitit 2021 dhe është aktivitet stërvitës me përmasa më të mëdha dhe është në suazat e “Defender Europe 21” në të cilën marrin pjesë 27 shtete me 28. 000 ushtarë,…

Lexo më Shumë

Dokumentet e letrës, vërtetimi për vaksinim dhe PCR testet janë plotësisht të mjaftueshme për hyrje në Greqi. Njerëz nga sistemi “Termini Im” punojnë në një variantë, modul, që ai të përmirësohet dhe ato të dhëna të mund të vendosen në aplikacion, megjithatë qytetarët duhet ta dinë se kjo nuk është kurrfarë faktori kufizues, se edhe dokumentet e tanishme që potencialisht do të skenohen në vetë aplikacionin ploësisht janë të mjaftueshme për hyrje. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo është vetëm nga mjetet plotësuese që vendet evropiane e përhapin rrjetin e institucioneve të…

Lexo më Shumë

Kuvendi filloi shqyrtimin në lexim të dytë të propozim Ligjit për Shtetësinë, pas marrëveshjes përfundimtare mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, që me 10 amendamente të përbashkëta të korrigjohet teksti fillestar i Propozim Ligjit. Megjithatë, VMRO-DPMNE, vazhdoi tentimet e saj për zvarritjen e miratimit të propozim ligjit. Në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, deputetët e opozitës maqedonase fillimisht zhvilluan spektakël me fjalime procedurale. Ndërsa deputeti Antonio Milloshovski kërkoi që për këtë propozim ligj të ketë debat publik ku do të përfshihen më shumë institucione dhe ekspertë. Nga opozita shqiptare, deputeti Skënder Rexhepi, deklaroi se ky propozim ligji ka për qëllim zgjidhjen…

Lexo më Shumë