Frymëzim Dauti: Thaçi është i sëmurë, i padëshiruar në Gostivar, Shkup, Strugë e gjetiu

Frymëzim Dauti: Thaçi është i sëmurë, i padëshiruar në Gostivar, Shkup, Strugë e gjetiu

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Frymëzim Dauti, ka vazhduar me akuza në adresë të Menduh Thaçit.

Në një prononcim për News33, Dauti ka deklaruar se Menduh Thaçi është shembull për keq menaxhim. E akuzon kreun PDSH-së për shkatrim të partisë.

Thotë se Menduh Thaçi është i padëshiruar në Gostivar, Strugë, Kumanovë, Dibër e Kërçovë.

Dauti shkon edhe më tutje duke thënë se Thaçi është i sëmurë mental.

Foli edhe për reagimin e PDSH-së dhe shkarkimin nga posti i drejtorit. Tregon punët e realizuara brenda dy vitesh.

Ndryshe, Frymëzim Dauti është nënkryetar i PDSH-së dhe zyrtarisht kandidat për kreun e komunës së Gostivarit.