Nga sonte në mesnatë, derivatet do të shtrenjtohen për gjysmë denari. Për gjysmë denari do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli, ndërsa vaji ekstra i lehtë nuk ndryshon. Nga sonte në mesnatë, çmimet e reja të derivateve do të jenë: Benzina EUROSUPER BS-95 – 67,5 denarë për litër. Benzina EUROSUPER BS-98 – 69,5 denarë për litër. Dizeli EURODIZEL 60 denarë për litër Vaji ekstra i lehtë 59 denarë për litër. Mazuti gjithashtu është shtrenjtuar për 0,262 denarë do dhe çmimi i ri do të jetë 33,881 denarë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se këtë javë përveç vaksinave javore që vijnë nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 70 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit, që janë donacion nga Bullgaria dhe Greqia, transmeton Alsat. “Këtë javë pritet të vijnë 70 mijë vaksina. 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia, me siguri vaksina nga AstraZeneca, por ende nuk kemi konfirmim për llojin e vaksinës, si dhe ato që vijnë rregullisht çdo të hënë nga vaksinat e Pfizer. Presim edhe sasinë e madhe të vaksinave kineze, për të cilat nuk kemi datë…
“Ne tregojmë se si shtet jemi aleat në Aleancë që kontribuon në sigurinë dhe kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes në Aleancë. Kjo është ditë kur ne japim edhe një konfirmim tjetër se pas vitit të suksesshëm të parë të anëtarësimit në NATO, ne do të përfundojmë me sukses integrimin e përgjithshëm ushtarak në Aleancë”. Këtë e deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me ministren e Malit të Zi Olivera Injac. Shekerinska shprehu besim se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi për mbrojtjen do të rritet. Paralajmëroi se me ministren Injac do të jenë të pranishme në…
“Njëra anë e kompromisit me Bullgarinë është të mos dakordohemi për gjithçka, e dytë është atje ku kemi interes të përbashkët të bëjmë gjithçka për të pasur udhërrëfyes konkret, me afate dhe ta zbatojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë”. Këtë e tha sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Evropa e Lirë, i pyetur nëse pritjet nga pala bullgare do të përfshihen në udhërrëfyesin që do ta vendosë Shkupi. Dimitrov tha se për momentin nuk mund të jep detaje të negociatave, pasi siç tha, janë në një fazë të ndjeshme. “Kompromisi i tanishëm, ju kërkoj falje…
Zemra e donatores së ndjerë 40-vjeçare filloi të rrahë në gjoksin e pacientes 39-vjeçare në orën 11:30, pas operacionit të ndërlikuar 5 orësh në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Me këtë ndërhyrje, përfundoi me sukses transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë, të cilin e kanë realizuar një ekip kardiokirurgësh: prof.dr. Sashko Jovev, akademiku Zhan Mitrev, dr.Marjan Shokarovski, dr.Vasill Papestiev dhe dr.Tanja Angjusheva, si dhe koordinatorja nacionale për transplantim, dr.Maja Mojsova-Mijovska. Edhe këtë rradhë për të tretën herë në grupin e mjekëve kardiokirurg ishte specalizanti kardiokirurgi nga Tetova Kujtim Xhelili. Ministri Filipçe me status në profilin e tij në Facebook: “Filloi…
Me homazhe tek varri i dëshmorit të kombit Imri Elezi së bashku me bashkëluftëtarët dhe familjarët e tij, filluam aktivitetet e ndërmarra për shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të luftëtarit të lirisë për ardhmërinë e shëndoshë që po e jetojmë ne sot ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Imri Elezin dhe të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI, ka shkruar ai.
Pothuajse 70 për qind e të gjithë investitorëve do të riinvestonin në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike gjermano-maqedonase, porositën zëvendësambasadori gjerman Oto Graf dhe kryetarja e shoqatës së biznesit maqedono-gjerman Mirjana Simonovska Quka në një deklaratë të përbashkët mbi sondazhin e klimës biznesore në vend të zbatuar nga delegacioni biznesor gjerman në Maqedoni të Veriut. Si edhe çdo vit nëpër botë, edhe këtë vit, theksojnë ata, delegacioni biznesor gjerman në Maqedoninë e Veriut zbatoi sondazh të klimës biznesore, i cili u informua për mendimin e kompanive anëtare. “Siç pritej, komuniteti biznesor…
Zëvendësministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Burgut të Tetovës Qefali Havzia informon Tetovasot. Tema kryesore e një takimi të tillë ka të bëjë me rikonstruimin e Burgut për të cilin drejtori Havzia ia ka dorëzuar këtë projekt të rëndësishëm zëvendës ministrit Nuhiu. Ky i fundit u shpreh se Rikonstruimi i burgut të Tetovës është i nevojshëm ndërsa Drejtori z. Havziu tani më Projektin e ka gati! Të përkujtojmë se drejtori Havzia ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm siç është ai i…
Në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast vdekje pas pranimit të dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë regjistruar 664 persona të infektuar me COVID-19, pas pranimit të njërës dozë të vaksinës, të cilët janë vaksinuar në 14 ditët e para pas vaksinimit. Nga MSH thonë se prej këtyre 664 personave, 75 janë hospitalizuar. Prej tyre, janë regjistruar 22 raste të vdekjeve. Nga MSH thonë se të njëjtit kanë qenë pozitiv në 14 ditët e para nga data e vaksinimit, ose janë persona që kanë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), për të lehtësuar masat për mbrojtje nga COVID-19. Masat të cilat do të hyjnë në fuqi prej nesër (1 qershor) janë: – Hiqet mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura. Mbetet detyrimi për mbajtje të maskës në transporte publike dhe ambiente të mbyllura. – Lejohet prania e publikut në ngjarjet sportive në ambiente të hapura, por vetëm në 30% të kapacitetit të objektit, me detyrim për respektim të distancës fizike – Hiqet masa për ndalimin e grupimit të më shumë se katër…
Zëvendësguvernatorja e Vermontit, Molli Grej dhe sekretarja për Tregti dhe Zhvillim të Komunitetit, Lidzi Kërll, së bashku me gjeneral majorin Greg Najt të Gardës Kombëtare të Vermontit janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut nga 30 maji deri më 3 qershor të vitit 2021, si pjesë e Programit për Partneritet Shtetëror, njofton Ambasada e SHBA-së. Në drejtim të avancimit të partneritetit 28-vjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, delegacioni do të takojë përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit lokal për të diskutuar mundësitë për zgjerim të partneritetit ushtarak dhe perspektivave ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe…
Mbrëmë, me 30.05.2021, në zyrat e Partisë Alternativa në Kumanovë u mbajt mbledhja e nëndegës së Lagjes së trimave, me c`rast u zgjodh kryetari, dy nënkryetarët, sekretari, arkëtari dhe anëtarët e kryesisë së nëndegës së partisë Alternativa në Lagjen e trimave në Kumanovë. Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të nëndegës së Lagjes së trimave, Bashkim Murtezi, për kryetar nëndege u propozua Abaz Selmani i cili në mënyrë unanime u zgjodh edhe kryetar i nëndegës së Lagjes së trimave. U propozuan dhe u zgjodhën në mënyrë unanime për nënkryetar të nëndegës së Lagjes së trimave, Kujtim Ebibi dhe Fidan Alili.…

