Author: Hamdi Kumanova

Rregullat dhe protokollet për hyrje në Greqi të vendosura më 14 maj, të cilat midis tjerash vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë prolonguar deri më 7 qershor 2021, në pajtim me vendimin e ri ministror të publikuar në Gazetën zyrtare. Maqedonia e Veriut edhe më tej është në mesin e vendeve për të cilat ekziston përjashtim prej ndalesës për udhëtim në Greqi për shtetas të vendeve të treta, ndërsa të pandryshueshme janë edhe vërtetimet e obligueshme për hyrje, gjegjësisht ose certifikata për vaksinim ose testi negativ PCR ose vërtetim për Kovid-19 të kaluar si edhe formular të…

Lexo më Shumë

Ky ujë i papastër që futet në këtë tub, shërben për furnizimin me ujë të rreth 700 shtëpive të fshatit Përshevc të komunës së Tearcës. Ardhja e verës për këtë fshat është makth i vërtetë. Uji i burimit nuk përmbush as 30 për qind të nevojës së fshatit për ujë të pijshëm, andaj banorët janë të detyruar që të bëjnë zgjidhje me ujin e lumit. Kreu i bashkësisë lokale të Përshevcës thotë se ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale. Kërkesa janë bërë por punë konkrete nuk ka. Uji i burimit që kemi nuk i përmbush…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.191 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Shkup – 475, Kumanovë – 115, Manastir – 103, Ohër – 93, Tetovë – 50, Prilep dhe Veles nga 40, Kërçovë – 31, Strugë -24, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 19, Gostivar dhe Shtip nga 18. Kavadar dhe Gjevgjeli nga 16, Strumicë, Koçan, Radovish dhe Dellçevë nga 14, Vinicë – 13, Krushevë dhe Demir Hisar nga 12, Negotinë – 8, Makedonska Kamenica – 5, Kriva Pallankë – 3, Vallandovë – 2, Probishtip, Bogdanci dhe Kratovë nga 1. Që nga fillimi i pandemisë,…

Lexo më Shumë

Keqpërdorimet nga ana e punëshënësve për mos pagesën e pagave të punëtorëve po vazhdon edhe këtë vit, disa prej tyre nuk i klanë paguar pagat e muajt prrill, Zv Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se për çdo keqpërdorim të te njejtave do të kerë padi penale ashtu siç e parash ligji. Shkeljet e ligjit për mos pagesën e pagave për muajn prill nga ana e disa kompanive po vazhdon. Regime të shumta nga ana e punëtorëve ka pasur edhe në Lidhjen e sindikatave të Maqedonisë. Ndërkaq, Qeveria e Maqedonisë së Veriut apelon te të gjithë punëdhënësit të cilët…

Lexo më Shumë

BDI i dha një lajm qytetarëve: Kanë folur në Abu Dabi për Kodrën e Diellit! A janë seriozë këto të BDI-së?! Ç’janë këto shaka pa kripë që bëjnë me popullin?! Kanë 20 vjet që nuk bëjnë asnjë investim, me paaftësinë e tyre na kanë përzënë 300 mijë veta, dhe tani kujtohen, vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të na flasin për takime biznesi në Abu Dabi! Çfarë Abu Dabi?! Tetovë! Tetovë e ka emrin vendi për të cilin duhet të punoni e të cilit e keni shkatërruar! Nuk është çudi që turi i vizitave të z.Bujar Osmanit të vazhdojë në Palma…

Lexo më Shumë

Elmi Aziri Qeveria LSDM-BDI ka vendosur të investojë 100 milion euro në krijimin e qendrës së re të skijimit në malet e Osogovës. Ky investim është pjesë e Planit investiv 2021-2027! Pra, nga inekzistente duan të krijojnë qendër të re. Ndërsa Kodra e Diellit vazhdon të shkatrrohet! Asgjë ska ndryshuar. Qeverisja VMRO-BDI planifikoi investim dhe krijim të qendrës së skijimit në malin Kozhuf! Cila është logjika e krijimit të qendrave të reja të skijimit ndërkohë që ekzistueset shkatrrohen nga mosinvestimi? Në ndërkohë, Bujar Osmani vazhdon me ekskurzionet e tij nëpër qendra luksoze botërore!

Lexo më Shumë

Pas atmosferës së krijuar në opinion si rezultat i ngjyrës së fanellës së re të ekipit përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ka dalur me komunikatë zyrtare. Sejdini fillimisht ka shprehur keqardhje për reagimet negative që u nxitën nga fanella e re, duke thënë se mbështetja teknike në lidhje me ngjyrën e fanellës nuk është në pajtueshmëri me kërkesat e FFM-së. “Si president i federatës, unë marr përgjegjësinë time për pasojat e mundshme dhe njoftoj se në Kampionatin Evropian do të luajmë me fanellat aktuale. Unë këmbëngul që performanca në Kampionatin Evropian të mbahet mend për…

Lexo më Shumë

Me 29.05.2021 në ora 15.00 në SPB Veles është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Ohri” dhe rrugës “Rashtani” në Kavadar, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “opel astra” me targa nga Velesi, e drejtuar nga A.P.(32) nga Kavadari dhe bicikletës së drejtuar nga një adoleshent nga Kavadari, transmeton Almakos. Në aksident, biciklisti është lënduar rëndë, lëndime të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.

Lexo më Shumë

Për të gjithë banorët e vendbanimit Kamjan, njoftojmë se pas gjithë mundit tonë për të siguruar ujë për pijë për këtë vendbanim, tashmë do të fillojnë punimet. Kompania e zgjedhur në shenjë për të treguar se këto punime shumë shpejt do të fillojnë ka vendosur pllakatin i cili përmban të gjitha emrat që kanë kontributin (investimin) e tyre në këto punime. Kujtojmë se: Uji është kushti primar për jetesë. Çdo vendbanim duhet të posedojë ujë të pijshëm, ndërsa ne ndjejmë përgjegjësinë tonë që t’jua sigurojmë këtë ujë të gjitha vendbanimeve tona. Dhe besojmë që këtë do ta arrijmë shumë shpejt…

Lexo më Shumë

Do të ishte kundërproduktive nëse do të kishte presion politik mbi Komisionin e përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë. Kështu vlerson zëvëndëskryeministri për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervisë javore në Radio Evropa e Lirë. Ai tha se duhet të gjithë të jenë të kujdesshëm kur gjykojnë punën e Komisionit, por njëkohësisht edhe anëtarët e Komisionit duhen të jenë të vëmendshëm kur japin gjykime politike. Dimitrov tha se populli maqedonas, gjuha maqedone janë çështje të brendshme dhe se në marrëdhëniet dhe të drejtat ndërkombëtare, këto çështje nuk janë objekt i njohjes ose mosnjohjes. “Shtetet njihen, qeveritë njihen, por kjo…

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës prej orës 22.20 të datës 29.05.2021 deri në ora 01.00 të datës 30.05.2021, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë në koordinim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të A.A.(30). “Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut zbatoi reforma të shumta, nga të cilat disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj, konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze – të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht fillimi formal i bisedimeve aderuese, deklaroi në intervistën për AIM-n ambasadorja e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj. Tiganj për AIM-n shprehet se Kroacia e nxitë dhe mbështetë dialogun mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për gjetjen e zgjidhjes. Ajo shton se nevojitet edhe…

Lexo më Shumë